Trupi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/trupi/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:57:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Trupi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/trupi/ 32 32 Pse hekuri është i nevojshëm për trupin tuaj? https://www.gazetastop.com/pse-hekuri-eshte-i-nevojshem-per-trupin-tuaj/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pse-hekuri-eshte-i-nevojshem-per-trupin-tuaj Tue, 02 Jan 2024 20:25:11 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101772 Pavarësisht raportit për eliminimin e mishit të kuq të përpunuar nga dieta ushqimore pasi rrezikojmë kancerin, nuk duhet të harrojmë se hekuri, që më së shumti gjendet tek mishi, është…

The post Pse hekuri është i nevojshëm për trupin tuaj? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Pavarësisht raportit për eliminimin e mishit të kuq të përpunuar nga dieta ushqimore pasi rrezikojmë kancerin, nuk duhet të harrojmë se hekuri, që më së shumti gjendet tek mishi, është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të trupit.

Ai sigurohet ekskluzivisht nga ushqimi i cili mund të plotësojnë nevojat e përditshme për hekur, shkruan EO.

Por cili është roli i hekurit? Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë hekur, pra ai duhet të sigurojë atë me anë të ushqimit. Hekuri absorbohet nga zorrët gjatë tretjes dhe është i domosdoshëm për prodhimin e:

– Hemoglobinës (pigment në qelizat e kuqe të gjakut që mbartin oksigjen e qelizave),

– Mioglobinës (proteina e muskujve që ka aftësinë për të ruajtur oksigjenin),

– Enzimave të përfshira në frymëmarrje dhe sintezën e ADN-së.

The post Pse hekuri është i nevojshëm për trupin tuaj? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101772
Mungesa e zinkut në trup! Shenjat që nuk duhet të injoroni https://www.gazetastop.com/mungesa-e-zinkut-ne-trup-shenjat-qe-nuk-duhet-te-injoroni/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mungesa-e-zinkut-ne-trup-shenjat-qe-nuk-duhet-te-injoroni Mon, 20 Nov 2023 14:37:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100065 Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së. Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë. Por përse është i…

The post Mungesa e zinkut në trup! Shenjat që nuk duhet të injoroni appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së.

Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë. Por përse është i rëndësishëm zinku?

Zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave.

Gratë shtatzënë duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Trupi duhet ushqyer me zink çdo ditë, thonë shkencëtarët.

A vuani nga pamjaftueshmëria e zinkut?

Njerëzit që janë më të prekur nga kjo sëmundje janë:

– Ata që nuk ushqehen mirë

– Vegjetarianët dhe veganët sepse zinku përftohet nga burime shtazore.

– Njerëzit që vuajnë nga ulçera, zorra e trashë dhe diarea.

– Ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë apo të veshkave.

– Njerëzit e prekur nga diabeti.

– Njerëzit që pijnë shumë alkol.

– Njerëzit që marrin shumë suplementë hekuri.

– Gratë shtatzënë dhe lehonë.

8 shenjat që nuk duhet të injoroni

Imuniteti i dobët

Nëse nivelet e zinkut janë të ulëta, do të sëmureni më shpesh. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink të cilat nxisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Këto të fundit janë të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset.

Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundje si azma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja e parakoheshme e të tjerë.

Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes

Zinku është i nevojshëm për prodhimin e një enzime e cila është jetësore për shqisat e nuhatjes dhe shijes.

Nëse krejt papritur nuk ju shijon asgjë dhe vëreni se keni humbur shqisën e nuhatjes, atëherë duhet të dini që kjo është një shenjë klasike e mungesës së zinkut.

Thonj të dëmtuar

Zinku luan një rol thelbësor në ndarjen dhe rritjen e qelizave. Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mungesa e zinkut.

Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për doza të qëndrueshme të zinkut.

Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut.

Lëkura problematike

Puçrat, aknet dhe njollat e lëkurës tregojnë ndër të tjera se trupi nuk ka mjaftueshëm nga ky mineral.

Mungesa e tij përshpejton plakjen dhe rrudh lëkurën. ZInku ndërvepron me vitaminën A dhe së bashku garantojnë një lëkurë të shëndetshme.

Shërimi i plagëve dhe lëndimeve

Zinku është i dobishëm për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe lëndimeve. Në mungesën e tij, qelizat sforcohen dhe nuk rriten siç duhet.

Suplementet e zinkut janë të nevojshme për të përshpejtuar shërimin e plagëve, të çarave apo lëndimeve.

Humbja e shikimit

Nëse keni probleme me shikimin, atëherë rishikoni sasitë e zinkut që merrni gjatë ditës. Zinku është thelbësor për sytë.

Së bashku me vitaminën A, përmirësojnë shikimin dhe mbrojnë sytë nga sëmundje të ndryshme që mund të shkaktojnë humbjen e tij.

Humbja e kujtesës dhe mungesa e përqendrimit

Zinku është thelbësor për kujtesën, përqendrimin dhe komunikimin mes nervave në tru.

Studimet kanë konfirmuar se rritja e dozës së zinkut me 50% rrit nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes.

Duhet të dini që zinku përthithet më mirë nëse konsumohet me një sërë ushqyesish të tjerë.

Depresioni ose Stresi

Zinku luan një rol të pamohueshëm në kundërpërgjigjen e trurit dhe trupit ndaj stresit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më të ulëta janë nivelet e zinkut, aq më i thellë është depresioni tek njeriu.

Kur jemi të stresuar, trupi ka nevojë për ushqyes dhe minerale shtesë për të përballuar implikimet fizike të këtyre emocioneve.

Sasia e nevojshme e zinkut

Të dhënat shkencore tregojnë se meshkujt mbi moshën 19 vjeç kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 8 mg. Gratë shtatzënë kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa ato lehonë duhet të synojnë për 12 mg zink në ditë.

Nëse e teproni me zinkun atëherë do të përjetoni të përziera, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje abdominale, diare dhe dhimbje koke.

Burimet më të mira ushqimore të zinkut

Zinkun mund ta gjeni tek midhjet, mishi i viçit, derrit, kungulli, farat e suzamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat. /Agroweb/

The post Mungesa e zinkut në trup! Shenjat që nuk duhet të injoroni appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100065
Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish https://www.gazetastop.com/cfare-i-ndodh-trupit-kur-konsumoni-shume-mish/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=cfare-i-ndodh-trupit-kur-konsumoni-shume-mish Mon, 07 Aug 2023 11:20:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94683 Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë te mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet…

The post Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar.

Proteinat gjenden me shumicë te mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.

Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.

Më poshtë i gjeni të gjitha këto arsye të renditura bashkë me të gjithë dëmet që i shkaktojnë organizmit.

Lodhje e tepërt

Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës.

Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit.

Gjithsesi pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup.

Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar

Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve.

Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkurës.

Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri.

Gjithnjë kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

Konstipacioni

Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri.

Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave.

Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.

Prandaj sipas mjekëve është e rëndësishme të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq

Duke qenë i pasur me yndyra dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq.

Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës.

Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar.

Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.

Kështu që mundohuni që gjithnjë të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë

Siç përmendëm edhe më sipër mishi i kuq është i pasur me yndyra dhe dhjamë.

Këto yndyra shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi.

Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.

Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj.

Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë. /AgroWeb.org/

The post Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94683
Vitaminat e nevojshme për trupin e njeriut gjatë verës https://www.gazetastop.com/vitaminat-e-nevojshme-per-trupin-e-njeriut-gjate-veres/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vitaminat-e-nevojshme-per-trupin-e-njeriut-gjate-veres Sun, 09 Jul 2023 09:36:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93422 Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.…

The post Vitaminat e nevojshme për trupin e njeriut gjatë verës appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.

Vitamina A

Siç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine.

Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.

Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

Vitamina C

Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

Vitamina D

Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Vitamina E

Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Kjo është pikërisht ajo që lëkura juaj ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.

Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve. /agroweb/

The post Vitaminat e nevojshme për trupin e njeriut gjatë verës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93422
Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë D https://www.gazetastop.com/cfare-ndodh-me-trupin-nese-nuk-ka-mjaftueshem-vitamine-d/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=cfare-ndodh-me-trupin-nese-nuk-ka-mjaftueshem-vitamine-d Thu, 13 Apr 2023 19:06:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89897 Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të synojnë 600 IU të vitaminës D në ditë, por ajo gjendet vetëm në një gamë të ngushtë ushqimesh si peshku yndyror, vezët, kërpudhat, qumështi…

The post Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë D appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të synojnë 600 IU të vitaminës D në ditë, por ajo gjendet vetëm në një gamë të ngushtë ushqimesh si peshku yndyror, vezët, kërpudhat, qumështi dhe drithërat, duke e bërë të vështirë arritjen e sasisë së rekomanduar.

Në vend të kësaj, shumica e njerëzve e marrin atë nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i lëkurës ndaj rrezeve natyrale të diellit ose përmes shtesave dietike. Megjithatë, shumë njerëz ende e kanë të vështirë të marrin vitaminë D në baza ditore.

Në fakt, një studim i 2011-s i botuar në revistën Nutrition Research raporton se 42 për qind e të rriturve në SHBA kanë mungesë të vitaminës D, dhe megjithëse është një problem i zakonshëm, pasojat mund të jenë shqetësuese.

Kockat tuaja mund të dobësohen

Një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës D është ngërçet e muskujve ose dobësia e muskujve.

“Mungesa e vitaminës D mund të çojë në humbje të masës dhe forcës së muskujve, duke rezultuar në dobësi të muskujve. Kjo ndodh sepse vitamina D rregullon homeostazën e kalciumit, e cila është e nevojshme për tkurrjen dhe relaksimin e duhur të muskujve”,shpjegon Denise Pate, një mjeke me Zyrat Mjekësore të Manhattanit.

Erika Aragona, mjeke familjare dhe eksperte e shëndetit për BioShell, thotë se kjo është për shkak se vitamina është e nevojshme që trupi të absorbojë kalciumin dhe fosforin.

Jeni në rrezik më të lartë të depresionit

Aragona thotë se ata që kanë mungesë të kësaj vitamine të veçantë mund të jenë në rrezik më të madh për depresion.

“Lidhja e drejtpërdrejtë nuk dihet ende, por ka disa teori të ndryshme. Njëra është se njerëzit që tashmë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor mund të jenë më të tërhequr, të lodhur dhe më pak të prirur të dalin jashtë dhe të ekspozohen në diell. Hani të ekuilibruar vaktet që përmbajnë mjaftueshëm vitaminë D. Një teori tjetër është se vitamina D shkakton keqabsorbimin e shumë më tepër lëndëve ushqyese sesa vetëm kalciumin, dhe me rritjen e ruajtjes, çrregullimet e humorit mund të rriten”, shton ajo.

Jeni në rrezik më të lartë për disa sëmundje

Përveçse është thelbësore për ruajtjen e kockave, muskujve dhe dhëmbëve të shëndetshëm, Pate thekson se mungesa e vitaminës D është e lidhur me disa sëmundje kronike. Në mënyrë të veçantë, një studim i vitit 2017 i botuar në revistën mjekësore Aging and Disease zbuloi se mungesa e vitaminës D luan një rol në zhvillimin dhe përparimin e disa sëmundjeve kronike, si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri.

Sistemi juaj imunitar gjithashtu mund të vuajë.

“Vitamina D është thelbësore për rregullimin e sistemit imunitar dhe nxitjen e funksionit imunitar. Është treguar se vitamina ka veti imunomoduluese dhe mungesa e saj shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve autoimune”, ka thënë ajo.

The post Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë D appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89897
Trupi kërkon më shumë ushqim në dimër? https://www.gazetastop.com/trupi-kerkon-me-shume-ushqim-ne-dimer/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=trupi-kerkon-me-shume-ushqim-ne-dimer Sun, 20 Nov 2022 14:33:05 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=82622 Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë. Nëse njeriu është i vëmendshëm atëherë do të mësojë të ushqehet më shumë…

The post Trupi kërkon më shumë ushqim në dimër? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë.

Nëse njeriu është i vëmendshëm atëherë do të mësojë të ushqehet më shumë me produkte natyrale të stinës.

Produktet e stinës janë burimet më të mira natyrale të vitaminave dhe mineraleve.

Ato jo të stinës nuk ofrojnë sasinë maksimale të ushqyesve për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Vjeshta dhe Dimri

Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe jemi të prirur që të qendrojmë sa më shumë në shtëpi apo në ambjente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vet trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vet organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës.

Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet.

Dimri vjen me një larmi agrumesh që na pajisin me doza të larta të vitaminës C.

Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që na kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur hamë produkte të stinës, pra fruta dhe perime që mundësohen nga nëna Natyrë, organizmi ynë bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Supat me perimet e stinës janë gjithnjë një ushqim i shkëlqyer dhe bazë mbrojtëse ndaj dukurive të motit dhe shëndetit.

Ushqyerja e shëndetshme sipas çdo stine

Ekspertët janë të mendimit se njeriu duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj produkteve të stinës dhe të konsumojë më shumë prej tyre për të qenë të shëndetshëm.

Le të marrim si shembull stinën e verës.

Në këtë stinë, njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të jashtme, është më aktiv dhe i gëzohet orëve më të gjata në diell.

Produktet më të mira të stinës së verës janë hidratuese dhe plotësojnë nevojat e organizmit.

Këtu përfshihet shalqini, frutat e pyllit, kastravecat, pjeshkët, pjepri dhe misri.

Këto ushqime jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale e karbohidrate por janë të freskëta dhe të stinës.

Shalqini që prodhohet në sera dhe serviret në dimër nuk ka të njëjtin fuqi ushqyesish për organizmin.

Ushqyerja me produkte të stinës i jep trupit vitaminat më të domosdoshme dhe krejt natyrale./AgroWeb.org

The post Trupi kërkon më shumë ushqim në dimër? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
82622
Pse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër https://www.gazetastop.com/pse-trupi-kerkon-me-shume-ushqim-ne-dimer/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pse-trupi-kerkon-me-shume-ushqim-ne-dimer Sun, 30 Oct 2022 15:25:39 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=81522 Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime…

The post Pse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe njerëzit janë më të prirur që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi apo në ambiente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vetë trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vetë organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës.

Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë, të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet.

Dimri vjen me një larmi agrumesh që pajisin me doza të larta të vitaminës C. Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur konsumohen produkte të stinës si fruta dhe perime që mundësohen nga natyra, organizmi bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Supat me perimet e stinës janë gjithnjë një ushqim i shkëlqyer dhe bazë mbrojtëse ndaj dukurive të motit dhe shëndetit. /agroweb

The post Pse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
81522
Njihuni me rolin e hormoneve në trupin e njeriut https://www.gazetastop.com/njihuni-me-rolin-e-hormoneve-ne-trupin-e-njeriut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=njihuni-me-rolin-e-hormoneve-ne-trupin-e-njeriut Fri, 07 Jan 2022 15:26:27 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=65377 Ne shpesh jemi kushtëzuar me mendimin se hormonet janë nënprodukt i periudhës së pubertetit, që ndikojnë në ndryshimin zërit dhe shfaqjen e puçrrave. Gjithashtu edhe që ato kanë rol në…

The post Njihuni me rolin e hormoneve në trupin e njeriut appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ne shpesh jemi kushtëzuar me mendimin se hormonet janë nënprodukt i periudhës së pubertetit, që ndikojnë në ndryshimin zërit dhe shfaqjen e puçrrave.

Gjithashtu edhe që ato kanë rol në shfaqjen e simptomave të menopauzës, pas moshës së mesme.

Kjo është e vërtetë dhe përfaqëson atë që mund të ndodhë me ndryshimin e niveleve të hormoneve, por hormonet janë shumë më tepër se kaq.

Trupi i njeriut (ose specifikisht, sistemi endokrin) sekreton dhe qarkullon rreth 50 hormone të ndryshme që janë përgjegjëse për funksione të ndryshme trupore, që nga rregullimi i metabolizmit deri tek aktivizimi i instinktit tonë të mbijetesës me anë të hormonit të stresit, kortizoli.

Por çfarë janë në të vërtetë hormonet?

Ato përshkruhen më së miri si lajmëtarë kimikë, të sekretuar nga gjëndrat e sistemit endokrin, të cilat udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut në organe dhe inde të ndryshme në trup.

Hormonet më pas u tregojnë këtyre organeve dhe indeve se çfarë të bëjnë ose si të funksionojnë.

Sistemi endokrin (i përbërë nga gjëndrat që sekretojnë hormonet) kontrollon nivelin e hormoneve në trupin tuaj si estrogjeni, testosteroni, insulina dhe adrenalina.

Të gjithë, ashtu si një orkestër, duhet të punojnë në harmoni e nëse një prej tyre është jashtë ekuilibrit, atëherë kjo mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Çekuilibri hormonal shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, siç janë: ekspozimi ndaj ndotjes dhe kimikateve, stresi kronik, problemet e tretjes, një regjim ushqimor jo i shëndetshëm, mungesa e gjumit, mbipesha dhe faktorë të tjerë gjenetikë.

Këto çekuilibra shpesh përfaqësohen nga një grup simptomash të zakonshme si; shtim në peshë, infertilitet, epsh të ulët, rrallim i flokëve, probleme me tretjen, depresion, ankth, ndryshime humori, probleme të lëkurës (puçrra), pagjumësi dhe lodhje . Kjo do të thotë se ato mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.

Shpesh luhatjet hormonale neglizhohen nga mjekët, por ndonjëherë ky çekuilibrim mund të jetë shkaku kryesor i shqetësimeve tona shëndetësore./agroweb/

The post Njihuni me rolin e hormoneve në trupin e njeriut appeared first on Gazeta Stop.

]]>
65377