Pse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër


Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe njerëzit janë më të prirur që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi apo në ambiente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vetë trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vetë organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës.

Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë, të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet.

Dimri vjen me një larmi agrumesh që pajisin me doza të larta të vitaminës C. Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur konsumohen produkte të stinës si fruta dhe perime që mundësohen nga natyra, organizmi bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Supat me perimet e stinës janë gjithnjë një ushqim i shkëlqyer dhe bazë mbrojtëse ndaj dukurive të motit dhe shëndetit. /agroweb