WhatsApp Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/whatsapp/ Ndalo për lajmin e parë! Wed, 03 Apr 2024 12:59:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png WhatsApp Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/whatsapp/ 32 32 WhatsApp bëhet me shirit të ri navigimi për përdoruesit e Androidit https://www.gazetastop.com/whatsapp-behet-me-shirit-te-ri-navigimi-per-perdoruesit-e-androidit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-behet-me-shirit-te-ri-navigimi-per-perdoruesit-e-androidit Wed, 03 Apr 2024 12:59:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121839 WhatsApp është bërë me një shirit të ri navigimi të vendosur në pjesën e poshtme, i cili do të jetë i disponoheshëm për përdoruesit e pajisjeve me sistemin operativ Android.…

The post WhatsApp bëhet me shirit të ri navigimi për përdoruesit e Androidit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
WhatsApp është bërë me një shirit të ri navigimi të vendosur në pjesën e poshtme, i cili do të jetë i disponoheshëm për përdoruesit e pajisjeve me sistemin operativ Android.

Shiriti i ri i navigimit ka zëvendësuar atë të vjetrin, i cili ndodhej në krye dhe që kishte katër skeda, Komunitetet, Bisedat, Statusi dhe Telefonatat, transmeton Telegrafi.

WhatsApp thotë se shiriti i ri i navigimit është “më afër gishtave të mëdhenj dhe më i lehtë për sytë”, dhe gjithashtu ka katër skedat e lartpërmendura.

Megjithatë, rendi ka ndryshuar, me statusin që tani quhet Përditësime. Përveç kësaj, të katër seksionet kanë ikona, ndryshe nga shiriti i mëparshëm ku vetëm skeda Komunitete kishte një ikonë.

Gjithashtu, shiriti i vjetër i navigimit ishte i gjelbër, ndërsa ai i ri ka ngjyrë të bardhë.

Sipas kompanisë, “disa artikuj janë zhvendosur për ta bërë më të lehtë qasjen”. Kjo ka kuptim pasi është e mundur të lëvizësh nga skeda në skedë duke rrëshqitur majtas ose djathtas në ekran.

Nëse përdoruesi dëshiron të hapë një skedë që nuk është ngjitur, ai nuk duhet të zgjasë gishtin e madh në krye të ekranit, sepse shiriti i navigimit tani është shumë më afër gishtit të madh, duke e lejuar përdoruesin të lëvizë nga skeda në skedë duke klikuar në ikonat e tyre.

The post WhatsApp bëhet me shirit të ri navigimi për përdoruesit e Androidit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121839
WhatsApp zyrtarisht prezanton veçorinë e re https://www.gazetastop.com/whatsapp-zyrtarisht-prezanton-vecorine-e-re/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-zyrtarisht-prezanton-vecorine-e-re Mon, 25 Mar 2024 07:38:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121499 WhatsApp ka zhvilluar funksionin për të “gozhduar” mesazhe në biseda individuale apo grupore në dhjetor të vitit 2023. Mesazhet gozhdohen me anë të funksionit ‘pin’ dhe shfaqen në krye të…

The post WhatsApp zyrtarisht prezanton veçorinë e re appeared first on Gazeta Stop.

]]>
WhatsApp ka zhvilluar funksionin për të “gozhduar” mesazhe në biseda individuale apo grupore në dhjetor të vitit 2023.

Mesazhet gozhdohen me anë të funksionit ‘pin’ dhe shfaqen në krye të bisedës pikërisht poshtë emrit dhe imazhit të personit ose grupit.

Sidoqoftë, përdoruesit mund të bënin pin vetëm një mesazh brenda një bisede, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, tashmë platforma e mesazheve ka njoftuar zyrtarisht veçorinë që i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhe të shumta brenda një bisede.

Bëhet e ditur se tani përdoruesit e aplikacionit popullor të mesazheve mund të gozhdojnë deri në tre mesazhe brenda një bisede.

Gjithashtu, ata do të mund të zgjedhin kohëzgjatjen për të cilën do ta gozhdojnë mesazhin ku ka tre opsione, 24 orë, 7 ditë dhe 30 ditë.

Ndryshe, së fundmi është raportuar se WhatsApp është duke punuar edhe në një redaktues imazhi të mbështetur nga Al.

The post WhatsApp zyrtarisht prezanton veçorinë e re appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121499
WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete https://www.gazetastop.com/whatsapp-sjell-opsionin-e-ri-qe-ju-lejon-ti-mbani-bisedat-sekrete/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-sjell-opsionin-e-ri-qe-ju-lejon-ti-mbani-bisedat-sekrete Thu, 30 Nov 2023 21:15:43 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100552 Bisedat në WhatsApp duket se do të bëhen më diskrete. Tashmë biseda specifike në platformën e mesazheve mund t’i mbani të kyçura me fjalëkalim specifik. Ky është një mjet shtesë…

The post WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bisedat në WhatsApp duket se do të bëhen më diskrete. Tashmë biseda specifike në platformën e mesazheve mund t’i mbani të kyçura me fjalëkalim specifik.

Ky është një mjet shtesë për të mbrojtur bisedat dhe për t’i bërë ato më të vështira për t’u gjetur nëse dikush përpiqet të kontrollojë celularin tuaj, apo nëse bëhet fjalë për një pajisje të përbashkët.

Me Kodin Sekret do të mund të vendosni një fjalëkalim unik, të ndryshëm nga ai që përdoret për zhbllokimin e telefonit, në mënyrë që të garantoni një nivel shtesë privatësie për bisedat me dry.

Kjo do t’ju japë opsionin për të fshehur dosjen e bisedave të kyçura nga lista juaj e bisedave, kështu që mund ta shikoni vetëm duke shtypur kodin sekret në shiritin e kërkimit.

Nëse preferoni, gjithmonë mund të zgjidhni ta shfaqni në listën tuaj të bisedave. Sa herë që dëshironi të aplikoni bllokimin në një bisedë të re, thjesht mund ta shtypni dhe mbani atë në bisedë, pa pasur nevojë të kaloni nëpër cilësime.

The post WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100552
Nga 24 tetori, WhatsAppi nuk do të funksionojë më në disa telefona https://www.gazetastop.com/nga-24-tetori-whatsappi-nuk-do-te-funksionoje-me-ne-disa-telefona/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nga-24-tetori-whatsappi-nuk-do-te-funksionoje-me-ne-disa-telefona Wed, 18 Oct 2023 06:30:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98301 WhatsAppi vazhdon të përditësojë aplikacionet iOS dhe Android me veçori të reja kohë pas kohe. Por jo për të gjithë telefonat. Nga 24 tetori, WhatsAppi ka zbuluar se do të…

The post Nga 24 tetori, WhatsAppi nuk do të funksionojë më në disa telefona appeared first on Gazeta Stop.

]]>
WhatsAppi vazhdon të përditësojë aplikacionet iOS dhe Android me veçori të reja kohë pas kohe. Por jo për të gjithë telefonat.

Nga 24 tetori, WhatsAppi ka zbuluar se do të ndalojë së funksionuari në iPhoneit që kanë përditësimin më të vogël se iOS 12 dhe ata Android më të vogël se 4.0.

Nëse keni një nga telefonat e mëposhtëm, është më mirë ta ndërroni.

Llojet e telefonave që nga 24 tetori nuk do t’iu funksionojë WhatsAppi:

Archos 53 Platinum

Samsung Galaxy S2

Huawei Ascend D1

Nexus 7

Samsung Galaxy Nexus

iPhone 5

iPhone 5c

Motorola Droid Razr

Grand S Flex ZTE

Grand X Quad V987 ZTE

HTC Desire 500

Huawei Ascend D

Samsung Galaxy Tab 10.1

HTC One

HTC Desire HD

Sony Xperia Z

LG Optimus G Pro

Asus Eee Pad Transformer

Kako provjeriti OS uređaja

HTC Sensation

Samsung Galaxy S

Sony Xperia S2

Motorola Zero

Sony Ericsson Xperia Arc3

Acer Iconia Tab A5003

LG Optimus 2X

The post Nga 24 tetori, WhatsAppi nuk do të funksionojë më në disa telefona appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98301
WhatsAppi mohon se planifikon shfaqjen e reklamave brenda bisedave https://www.gazetastop.com/whatsappi-mohon-se-planifikon-shfaqjen-e-reklamave-brenda-bisedave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsappi-mohon-se-planifikon-shfaqjen-e-reklamave-brenda-bisedave Sun, 17 Sep 2023 10:09:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=96801 Kreu kryesor i WhatsAppi-it, Will Cathcart, ka mohuar një raportim në media ku thuhej se kjo platformë në pronësi të Metas po shqyrton shfaqjen e reklamave në listat e bisedave…

The post WhatsAppi mohon se planifikon shfaqjen e reklamave brenda bisedave appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Kreu kryesor i WhatsAppi-it, Will Cathcart, ka mohuar një raportim në media ku thuhej se kjo platformë në pronësi të Metas po shqyrton shfaqjen e reklamave në listat e bisedave me kontraktet, për të rritur të ardhurat e saj, raportoi të dielën Reuters.

Raporti i “Financial Times” thotë se ekipet e Metas po diskutojnë mundësinë e shfaqjes së reklamave në WhatsApp, megjithatë nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar.

Më tej raportohet gjithashtu se kjo platformë po diskutonte edhe pagesën e një tarife abonimi për ta përdorur aplikacionin pa reklama.

“Kjo histori e FT-së është e rreme. Nuk po e bëjmë këtë”, ka thënë Cathcart në një postim në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

WhatsApp-i ka më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujorë, por shumica e të ardhurave të tij vijnë nga platforma për bizneset e vogla dhe të mesme që përdoret nga rreth 200 milionë përdorues çdo muaj.

Çdo lëvizje për të përfshirë reklama në WhatsApp mund të jetë e papëlqyeshme për përdoruesit.

The post WhatsAppi mohon se planifikon shfaqjen e reklamave brenda bisedave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
96801
WhatsApp me përditësimin e fundit lejon dërgimin e fotove me rezolucion më të lartë https://www.gazetastop.com/whatsapp-me-perditesimin-e-fundit-lejon-dergimin-e-fotove-me-rezolucion-me-te-larte/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-me-perditesimin-e-fundit-lejon-dergimin-e-fotove-me-rezolucion-me-te-larte Fri, 18 Aug 2023 07:02:56 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95308 Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre. Megjithatë, më në fund ky problem do t’i…

The post WhatsApp me përditësimin e fundit lejon dërgimin e fotove me rezolucion më të lartë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre.

Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës, të paktën sa i përket aspektit të rezolucionit të ulët, është paksa vonë, por “fotot HD” më në fund kanë arritur.

Në “gjuhën” e WhatsApp, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. Por për çfarëdo arsye, opsioni “standard” i kualitetit do jetë akoma në dispozicion, e cila secilën fotografi do ta ulë në përmasat 1600 x 1052m, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Rezolucioni është një gjë, ndërsa “ngjeshja” është krejt tjetër gjë – dhe WhatsApp informatat për të dytën i ka mbajtur të fshehura, duke mos zbuluar se sa “ngjeshje” do të zbatojë tek fotografitë “HD”, por së paku ato do të kenë rezolucion më të lartë, gjë që do t’i bëjë të duken më mirë.

Tani është integruar një ikonë e re HD, dhe kur ju e shtypni atë ju do mund do të keni mundësi të zgjidhni midis dy paracaktimeve të cilësisë së lartpërmendur. Të gjitha imazhet do të jenë ende të koduara nga fundi në fund, pavarësisht nëse janë HD ose jo.

Veçoria e re ka filluar të shpërndahet tek përdoruesit e WhatsApp, por se do marrë disa javë deri sa të arrijë tek të gjithë. Pas kësaj, së shpejti do të pasojë edhe mbështetja për video “HD”.

The post WhatsApp me përditësimin e fundit lejon dërgimin e fotove me rezolucion më të lartë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95308
Whatsapp do t’i lejojë kontaktet të shohin gjithçka në ekranin tuaj https://www.gazetastop.com/whatsapp-do-ti-lejoje-kontaktet-te-shohin-gjithcka-ne-ekranin-tuaj/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-do-ti-lejoje-kontaktet-te-shohin-gjithcka-ne-ekranin-tuaj Sun, 13 Aug 2023 17:54:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95040 WhatsApp ka bërë një sërë ndryshimesh gjatë viteve të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Përditësimi më i ri është se përdoruesit tani mund të reagojnë ndaj mesazheve, të…

The post Whatsapp do t’i lejojë kontaktet të shohin gjithçka në ekranin tuaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>

WhatsApp ka bërë një sërë ndryshimesh gjatë viteve të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.

Përditësimi më i ri është se përdoruesit tani mund të reagojnë ndaj mesazheve, të kyçin bisedat private dhe madje të modifikojnë mesazhet e tyre.

Ka edhe disa përditësime të tjera. Një prej tyre është veçoria e re “Screen Share” që lejon kontaktet e Whatsappit të shikojnë gjithçka në ekranin e telefonit tuaj.

Kompania njoftoi përditësimin e madh javën e kaluar.

Prezantimi i “Screen Share” synon t’i lejojë përdoruesit të tregojnë fragmente nga faqet e internetit që po shfletojnë, apo dokumente që po shikojnë.

Pronari i Meta, Mark Zuckerberg postoi në lidhje me përditësimin e ri në rrjetet sociale dhe ndau një foto të tij në një telefonatë grupi WhatsApp, ku dikush po ndante ekranin e tij.

Sapo të lansohet në javët e ardhshme, përdoruesit do të shohin një ‘ikonë Share’ në aplikacion dhe pasi ta shtypin do t’u jepet opsioni për të ndarë një aplikacion specifik ose të gjithë ekranin e tyre.

Gjatë muajit të kaluar, Meta njoftoi se do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe të shkurtra video 60 sekondash drejtpërdrejt në biseda.

The post Whatsapp do t’i lejojë kontaktet të shohin gjithçka në ekranin tuaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95040
Bie WhatsApp, mijëra përdorues në “black out” https://www.gazetastop.com/bie-whatsapp-mijera-perdorues-ne-black-out/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bie-whatsapp-mijera-perdorues-ne-black-out Thu, 20 Jul 2023 07:04:29 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93883 Mbi 150 mijë përdorues të Whatsapp raportohet të kenë probleme me platformën e mesazheve në pronësi të Meta-s, sipas të dhënave nga Downdetector. Shumica e problemeve të raportuara kanë të…

The post Bie WhatsApp, mijëra përdorues në “black out” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Mbi 150 mijë përdorues të Whatsapp raportohet të kenë probleme me platformën e mesazheve në pronësi të Meta-s, sipas të dhënave nga Downdetector.

Shumica e problemeve të raportuara kanë të bëjnë me pamundësinë për të dërguar mesazhe përmes aplikacionit.

Mbi 22,000 raporte qarkullojnë Downdetector në SHBA, dhe mbi 137,000 përdorues kanë raportuar probleme në Britaninë e Madhe.

The post Bie WhatsApp, mijëra përdorues në “black out” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93883
WhatsApp bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me mesazhet tuaja https://www.gazetastop.com/whatsapp-ben-ndryshimin-e-ri-cfare-do-te-ndodhe-me-mesazhet-tuaja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-ben-ndryshimin-e-ri-cfare-do-te-ndodhe-me-mesazhet-tuaja Tue, 23 May 2023 07:03:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=91431 Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë prezanton mundësinë për të redaktuar mesazhet pas dërgimit. Lajmi është zyrtar, konfirmohet nga Mark Zuckerberg në një postim të publikuar në faqen e…

The post WhatsApp bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me mesazhet tuaja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë prezanton mundësinë për të redaktuar mesazhet pas dërgimit. Lajmi është zyrtar, konfirmohet nga Mark Zuckerberg në një postim të publikuar në faqen e tij në Facebook: “Tani mund të redaktoni mesazhet tuaja WhatsApp deri në 15 minuta pasi të jenë dërguar!” shkruan presidenti i Metës.

Funksioni i këtij opsioni të ri është të korrigjojë çdo gabim shtypi. Kufiri i futur në funksionin e modifikimit është ai i kohës. Ndryshimet e vetme mund të bëhen brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit. Sipas thashethemeve që qarkullonin ditët e fundit në faqet e specializuara, mesazhet e modifikuara nuk do të jenë të njëjta me të tjerat por do të kenë një simbol për t’i dalluar nga ato normale dhe për të bërë të qartë se mesazhi është rregulluar.

Por ka më shumë. Duke pasur parasysh mundësinë e përdorimit të WhatsApp nga pajisje të ndryshme, sipas blogut të specializuar WeBetaInfo, duhet të jetë e mundur të modifikohet mesazhi vetëm nga pajisja nga e cila është dërguar. Në fakt, synimi i Metës është të mbrojë përmbajtjen origjinale të bisedës, pa lejuar asnjë ndryshim që të deformojë kuptimin e mesazheve të shkëmbyera nga dy përdorues.

Lajmi vjen në ditën kur Meta mori një gjobë rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga autoriteti i privatësisë së BE-së për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve të Kontinentit të Vjetër.

The post WhatsApp bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me mesazhet tuaja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
91431
Whatsapp përgjohet, gazetari tregon se me çfarë platformash komunikojnë politikanët shqiptarë https://www.gazetastop.com/whatsapp-pergjohet-gazetari-tregon-se-me-cfare-platformash-komunikojne-politikanet-shqiptare/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=whatsapp-pergjohet-gazetari-tregon-se-me-cfare-platformash-komunikojne-politikanet-shqiptare Fri, 14 Apr 2023 06:10:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89906 Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se politikanët shqiptarë përdorin platforma komunikimi si “Telegram” dhe “Sinjali” për të shmangur përgjimin. Hoxha u shpreh se Whatsapp është një platformë që mund të…

The post Whatsapp përgjohet, gazetari tregon se me çfarë platformash komunikojnë politikanët shqiptarë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se politikanët shqiptarë përdorin platforma komunikimi si “Telegram” dhe “Sinjali” për të shmangur përgjimin.

Hoxha u shpreh se Whatsapp është një platformë që mund të përgjohet.

“Sot politikanët tanë çfarë përdorin? Të thonë ke sinjal? Whatsappi përgjohet. Nëse komunikon me të dhëna që nuk duan që të përgjohen të thonë. Ke “Telegram”? Ke “Signal”? Dumani thotë që për një nga ngjarjet kam komunikuar në Matrix. Sa më shumë sofistikohet bota e krimit, aq më shumë sofistikohet gjurmimi. Nëse doni të mos përgjoheni mos mbani teknologji”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.

The post Whatsapp përgjohet, gazetari tregon se me çfarë platformash komunikojnë politikanët shqiptarë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89906