Blerim Isufaj Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/blerim-isufaj/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:53:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Blerim Isufaj Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/blerim-isufaj/ 32 32 Blerim Isufaj s’kaloi te Presidentja, çka tash? https://www.gazetastop.com/blerim-isufaj-skaloi-te-presidentja-cka-tash/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=blerim-isufaj-skaloi-te-presidentja-cka-tash Wed, 18 Oct 2023 12:49:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98348 Vjosa Osmani dhe Albin Kurti pothuajse ishin zotuar se Blerim Isufaj s’do të bëhej Kryeprokuror. Presidentja pas një viti e gjysmë e kumtoi dje vendimin për të mos e dekretuar…

The post Blerim Isufaj s’kaloi te Presidentja, çka tash? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti pothuajse ishin zotuar se Blerim Isufaj s’do të bëhej Kryeprokuror. Presidentja pas një viti e gjysmë e kumtoi dje vendimin për të mos e dekretuar atë, ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri përgjatë kësaj periudhe. Këshilli Prokurorial tha se kjo u bë “në kundërshtim me normat ligjore dhe kushtetuese”, por shefja e shtetit tha se s’mund të ketë më betejë ligjore, por vetëm betejë politike për këtë çështje. Ky vendim pritet që ta nisë edhe njëherë nga fillimi procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

Presidentja Vjosa Osmani vendosi: Blerim Isufaj s’mund të bëhet Kryeprokuror. Shefja e shtetit njoftoi të martën se e kishte marrë vendimin për mosdekretim. Erdhi një vit e gjysmë pasi Këshilli Prokurorial e kishte çuar në Presidencë emrin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, si të përzgjedhurin për ta udhëhequr organin më të lartë të ndjekjes në vend, shkruan gazeta Express.

Osmani tha se kishte “shkelje masive” në procesin e përzgjedhjes së Isufajt. “Shumica e shkeljeve, që janë pjesë e vlerësimit të Presidencës janë konstatuar edhe përgjatë procedurës dhe janë bërë publike nga organizatat monitoruese të shoqërisë civile si dhe nga ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë dhe Zyra e BE-së”, tha ajo. Procesi, sipas presidentes, nuk u zhvillua mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dje mbajti një takim të mbyllur për të diskutuar për situatën. KPK i quajti “tejet të pabazuara dhe jashtëzakonisht tendencioze” arsyetimet e Osmanit për mosdekretimin e Isufajt. Presidentja u akuzua për “ndërhyrje në sistemin prokurorial”.

“Presidentja, si garantuese e zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në konferencën e sotme për media vërtetoi përpjekjen sistematike për shtrirjen e ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, me ç’rast lidhur me këtë çështje prezantoi arsye të paqëndrueshme për mosdekretimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, gjë që është në kundërshtim me normat ligjore dhe kushtetuese”, u tha në reagimin e KPK-së.

Osmani tha më herët se KPK kishte bërë asaj “presion të paligjshëm dhe jokushtetues” e se kishte vepruar “në kundërshtim me çdo praktikë të mëhershme të komunikimin ndërinstitucional”. Përmendi edhe mesazhe kërcënuese, të cilat tha se i ka marrë.

“Në anën tjetër, unë mund t’ju them se ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do të t’i lidhim duart, etj, etj. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë, e nuk do të bëjnë as tani”, tha Osmani.

KPK i tha Osmanit “t’i dërgojë tek organet kompetente” nëse ka prova dhe dëshmi për këto pretendime.

Tashmë, Osmani tha se sipas ligjit dhe Kushtetutës, KPK s’ka më të drejtë të bëjë propozim për Kryeprokuror.

“Sa i përket çështjes së dytë që ka të bëjë me Këshillin Prokurorial, ju e dini që sipas ligjit dhe Kushtetutës, Këshilli Prokurorial ka të drejtë që ta bëjë propozimin e kandidatit për Kryeprokuror një herë. Për dallim prej çështjes së prokurorëve, për kryeprokuror ka të drejtë ta bëjë një herë propozimin dhe pastaj që ky propozim të vlerësohet nga ana e Presidencës”, tha ajo.

Ndërkaq KPK vendosi të martën që së shpejti ta mbajë një tjetër takim ku do të diskutohet për hapat që duhet të ndiqen pas mosdekretimit të Isufajt.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në Facebook se vendimi i Osmanit është i drejtë, pasi që “Këshilli Prokurorial ka dështuar të udhëheqë një proces të bazuar në meritokraci dhe integritet”.

Kjo organizatë dhe dy të tjera (Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL), i kishin kërkuar presidentes që të mos e dekretonte Isufajn, duke e konsideruar propozimin e KPK-së të papranueshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në veçanti Gjermania, e kishin konsideruar befasuese, zhgënjyese dhe shqetësuese, mënyrën se si Këshilli Prokurorial e kishte zgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit më 6 prill 2022.

Procesi u stërzgjat pasi Osmani do t’i priste të përfundonin kontestet gjyqësore për të marrë vendim. Kur në Presidencë thanë se po e prisnin fundin e prillit të këtij viti që presidentja të merrte vendim, ankesa e një prej kandidatëve për Kryeprokuror e zgjati edhe më shumë këtë proces.

Presidenca tha se ishte njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se një kundërkandidat i Isufajt kishte parashtruar kërkesë në gjykatën më të lartë të vendit, me të cilën e kontestonte një aktgjykim të Supremes.

Gjykata Kushtetuese më 4 korrik i shpalli të papranueshme kërkesat e dy kandidatëve për kryeprokuror, Shqipdon Fazliut dhe Armend Hamitit, të cilët kishin kontestuar kushtetutshmërinë e vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës për propozimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Nga Presidenca kishin thënë se ishin duke e pritur Gjykatën Kushtetuese, para se kjo gjykatë, si kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, ta shpallte vendimin për ankesat e dy kandidatëve që ishin renditur në pozitën e dytë dhe të katërt në garë.

Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti më 28 prill dhe 6 qershor respektivisht iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se vendimi i KPK-së për përzgjedhjen e Blerim Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kurti dhe Osmani kishin ‘garantuar’ se Isufaj s’do të mund të bëhej Kryeprokuror

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u vu qenë në qendër të sulmeve nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e partisë në pushtet pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi në prill, me urdhër të kësaj prokurorie.

Kurti në një seancë të Kuvendit i pati etiketuar prokurorët si kundërshtarë, duke shprehur indinjatën e tij me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut. Pati thënë se Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror.

“Prokurorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo pse jam unë. Jo pse jeni ju. Por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë, edhe popull”, shprehej Kurti. Ai i quante prokurorët “njerëz të cilët ende nuk janë pajtuar me rezultatin e 14 shkurtit 2021”.

Ndërkaq presidentja Vjosa Osmani që në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte thënë se e kishte njoftuar KPK-në që të mos presë dekretim nga ajo.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar dhe atë në takimin e fundit që kemi pasur me ta. Është absurde që të pritet të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës. Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji. E unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, pati thënë Osmani më 26 tetor 2022.

Osmani e akuzonte KPK-në për presion kur ky organ më 5 prill i kishte kërkuar asaj që ta dekretojë me urgjencë Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit, pasi ishin bërë mbi një vit që kur propozimi i tyre po qëndronte pa epilog në Presidencë.

Osmani ishte përgjigjur me një letër dërguar kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku.

“Shpreh kundërshtimin tim ndaj tendencës që përmes interpretimeve të shtrembëruara të vendimeve të gjykatave në lidhje me procedurën e zhvilluar në KPK, të tentohet të vihet në lajthitje opinioni publik dhe institucioni i Presidencës”, thuhet në letrën e Osmanit.

Aty Osmani shkruante se e kishte informuar KPK-në se do ta priste “shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore” që kandidatët që janë ankuar të marrin përgjigje.

Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës e votoi unanimisht Blerim Isufajn për ta pasuar Aleksandar Lumezin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Kur Lumezit i përfundoi mandati shtatëvjeçar, KPK e pati caktuar Besim Kelmendin ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Çka tash?

Osmani, duke folur për mundësinë e dërgimit të vendimit për mosdekretimin e Isufajt në Gjykatën Kushtetuese, tha se i inkurajon deputetët që “ta lexojnë këtë dokument ku janë të evidentuara të gjitha shkeljet në këtë procedurë”. Dokumentin ua ofroi edhe mediave.

“Në qoftë se për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike, nuk është më betejë ligjore. Dhe kush do betejë politikë, me mua betejë politike do të ketë”, tha presidentja.

Ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani i tha Gazetës Express të martën se kjo gjykatë nuk mund ta rrëzojë mosdekretimin e Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Por tha se “mund të ketë pasoja serioze” për shefen e shtetit pasi sipas tij, ajo “me mosveprim e ka shkelur Kushtetutën” duke e mbajtur “në sirtar” dosjen e Këshillit Prokurorial me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror për një vit e gjysmë.

Hasani po ashtu pohoi se KPK s’mund t’i dërgojë propozim tjetër për Kryeprokuror, ndërsa tha se procedura e përzgjedhjes së Isufajt ka qenë “pa integritet dhe krejtësisht e manipuluar”. Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale e konsideroi “të padenjë për pozitën e Kryprokurorit të Shtetit”.

Tash, sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare, duhet të rihapet konkursi.

“Duhet të rihapet konkursi, kurse përcaktimi i përgjegjësisë eventuale kushtetuese të Presidentes varet nëse rasti dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Sigurisht që ky rast hyn në listën e gabimeve serioze kushtetuese, do të thoja ndër më seriozet deri sot”, tha Hasani.

The post Blerim Isufaj s’kaloi te Presidentja, çka tash? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98348
Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj https://www.gazetastop.com/osmani-nuk-e-dekreton-kryeprokurorin-e-ri-blerim-isufaj/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-nuk-e-dekreton-kryeprokurorin-e-ri-blerim-isufaj Tue, 17 Oct 2023 09:22:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98245 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj. Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa…

The post Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.

Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave”, deklaroi presidentja.

The post Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98245
Kushtetuesja rrëzon ankesën për Kryeprokurorin, hapet rruga për dekretimin e Blerim Iusfajt https://www.gazetastop.com/kushtetuesja-rrezon-ankesen-per-kryeprokurorin-hapet-rruga-per-dekretimin-e-blerim-iusfajt/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kushtetuesja-rrezon-ankesen-per-kryeprokurorin-hapet-rruga-per-dekretimin-e-blerim-iusfajt Fri, 29 Sep 2023 18:07:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97409 Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke shtuar se kjo kërkese nuk ka bazë. Fazliu kishte dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim…

The post Kushtetuesja rrëzon ankesën për Kryeprokurorin, hapet rruga për dekretimin e Blerim Iusfajt appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke shtuar se kjo kërkese nuk ka bazë.

Fazliu kishte dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Apelit e Supremes, patën vendosur që padia ishte e pasafatshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.

Ky proces gjyqësor ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të arsyetonte mosdekretimin e Isufajt, tash e një vit që nga zgjedhja si kryeprokuror.

Në këtë rast, Kushtetuesja i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

“Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës janë kontestuar vendimet e lartcekura të gjykatave të rregullta, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinëpër inicimin e konfliktit administrativ të parashtruesit të kërkesës kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK), të 6 prillit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata kushtetuese.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, duke thënë se tani mbetet në diskrecion të presidentes për emërimin apo mosemërimin e Isufajt kryeprokuror.

“Mbetet ne diskrecionin e Presidentes per te vendosur lidhur me emerimin apo mos emerimin e Kryeprokurorit te Shtetit duke vleresuar dosjen e derguar nga KPK”, ka shkruar Miftaraj.

The post Kushtetuesja rrëzon ankesën për Kryeprokurorin, hapet rruga për dekretimin e Blerim Iusfajt appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97409
Kurti kritikohet për akuzat drejtuar Prokurorisë https://www.gazetastop.com/kurti-kritikohet-per-akuzat-drejtuar-prokurorise/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-kritikohet-per-akuzat-drejtuar-prokurorise Thu, 20 Apr 2023 11:52:51 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=90226 Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti, në seancën e së enjtes ka thënë se në Prokurori ka një disponim negativ…

The post Kurti kritikohet për akuzat drejtuar Prokurorisë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti, në seancën e së enjtes ka thënë se në Prokurori ka një disponim negativ karshi qeverisë së tij dhe se kjo sipas tij, lidhet më së shumti me figurën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Targetimi i prokurorëve dhe gjykatësve nga pushteti është veprim i shëmtuar. Sjellje e papranueshme dhe e dëmshme. Kushtetuta e Kosovës nuk e duron një sjellje të tillë. Veprim kundër vlerave që i kërkon sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë. Dobët, shumë shumë dobët”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Edhe analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar gjuhën e kryeministrit Albin Kurti, ndaj organeve të drejtësisë.

Ai ka thënë se kjo është qasje skandaloze nga ana e tij dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryeministri po e sulmon prokurorinë pse po e heton drejtorin e KEK-ut të dyshuar për korrupsion. Qasje skandaloze e tij dhe e VV-së”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

The post Kurti kritikohet për akuzat drejtuar Prokurorisë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
90226
Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë https://www.gazetastop.com/kurti-akuza-te-shumta-ndaj-prokurorit-blerim-isufaj-nuk-e-ka-te-fituar-asnje-rast-ne-gjykate/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-akuza-te-shumta-ndaj-prokurorit-blerim-isufaj-nuk-e-ka-te-fituar-asnje-rast-ne-gjykate Thu, 20 Apr 2023 10:25:19 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=90216 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në kuvend është shprehur se për drejtësi duhet vetingu, prokuroria aktive dhe siç u shpreh ai, gjyqësori efikas. Ai foli  për arrestimin e…

The post Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në kuvend është shprehur se për drejtësi duhet vetingu, prokuroria aktive dhe siç u shpreh ai, gjyqësori efikas.

Ai foli  për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, duke thënë se s’është hera e parë që kemi gëzim në sallë të kuvendit për njerëzit të cilët janë në burg.

Për drejtësi na duhet vetingu, për drejtësi na duhet prokuroria aktive dhe e mirë, për drejtësi na duhet gjyqësori efikas dhe i ditur. Ky është synimi ynë, sepse ky është zotimi ynë dhe kjo është nevoja dhe e drejta e qytetarëve të Republikës.

“Nagip Krasniqi është në burg, dënim me vdekje në Kosovë nuk ka dhe me siguri ai e sheh në televizor këtë gëzim opozitar për arrestimin e tij. Nuk është hera e parë që kemi gëzim në sallë të kuvendit për njerëzit të cilët janë në burg, me sistem prokurorial i cili nga viti në vit është gjykuar pikërisht në raportet ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për  Blerim Isufajn, duke thënë se ata që e bëjnë vrasjen, vetëvrasje dhe vetëvrasjen, vrasje, s’mund të bëhen kryeprokuror, përcjell Klankosova.tv.

“Andaj e konsiderojmë që le t’i jepet fjala drejtësisë, le të shohim procedurat normale profesionale, mirëpo emri i kundërshtimit të ndryshimit të madh në Kosovë që është i domosdoshëm në realitetin e njerëzve, jo vetëm në kutitë e votimit më 14 shkurt 2021, sot është Blerim Isufaj”.

“Ky është thelbi i çështjes, të tjerat janë pasojat dhe nuk është e rastësishme që prokurorët që vrasjen ta bëjmë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht në çfarëdo rrethane me patjetër të bëhen kryeprokurorë, por nuk do të munden. Jo pse jam unë, jo pse jeni ju, por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë edhe popull”, u shpreh tutje ai.

The post Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
90216
Presidentja vendos në fund të prillit për Kryeprokurorin e Shtetit https://www.gazetastop.com/presidentja-vendos-ne-fund-te-prillit-per-kryeprokurorin-e-shtetit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidentja-vendos-ne-fund-te-prillit-per-kryeprokurorin-e-shtetit Mon, 10 Apr 2023 10:37:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89726 Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, por vendimin për dekretimin ose jo të tij nuk e ka marrë ende presidentja e Kosovës, Vjosa…

The post Presidentja vendos në fund të prillit për Kryeprokurorin e Shtetit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, por vendimin për dekretimin ose jo të tij nuk e ka marrë ende presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rreth një vit pas propozimit të Isufajt, Zyra e Presidentit të Kosovës ka thënë se një vendim rreth dekretimit ose jo të Kryeprokurorit të Shtetit do të merret në fund të muajit prill.

Afati për nxjerrjen e një vendimi, sipas Bekim Kupinës, këshilltarit për media të presidentes Vjosa Osmani, ndërlidhet me procedurat gjyqësore të hapura nga kundër-kandidatët e Blerim Isufajt në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

“Presidentja e ka sqaruar publikisht se duke qenë se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatë, Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore”, ka thënë Kupina për portalin Arbresh.info.

“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar Kupina.

Më 6 prill të vitit të kaluar, Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar Blerim Isufajn për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte thënë se procesi i përzgjedhjes ishte “plotësisht legjitim”, pavarësisht prej kundërshtimeve që procesi kishte hasur nga organizatat e shoqërisë civile dhe ambasadat e huaja në Kosovë.

KPK-ja kishte deklaruar se ka zhvilluar “të gjitha procedurat e parapara dhe në përfundim ka propozuar për emërim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj”. Procedurat, sipas KPK-së, janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Javën e kaluar, KPK-ja i kërkoi presidentes që ta trajtojë urgjentisht propozimin për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

The post Presidentja vendos në fund të prillit për Kryeprokurorin e Shtetit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89726
Osmani i shkruan KPK-së: Kërkesa për dekretimin e Isufajt, presion ndaj institucionit të Presidencës https://www.gazetastop.com/osmani-i-shkruan-kpk-se-kerkesa-per-dekretimin-e-isufajt-presion-ndaj-institucionit-te-presidences/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-i-shkruan-kpk-se-kerkesa-per-dekretimin-e-isufajt-presion-ndaj-institucionit-te-presidences Fri, 07 Apr 2023 06:17:00 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89597 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut, pas kërkesës së këtyre të fundit që të dekretohet sa më shpejtë Kryeprokurori…

The post Osmani i shkruan KPK-së: Kërkesa për dekretimin e Isufajt, presion ndaj institucionit të Presidencës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut, pas kërkesës së këtyre të fundit që të dekretohet sa më shpejtë Kryeprokurori i ri, kërkesë kjo që i shkoi Presidentes të mërkurën.

Në këtë shkresë të Osmanit, ajo e ka akuzuar KPK-në se po i bën presion institucionit të Presidencës.

Ajo shkruan se vazhdimisht ka qenë në komunikim me Këshillin.

“Në lidhje me kërkesën tuaj, me vendosmëri shpreh kundërshtimin tim ndaj presionit të papranueshëm dhe të paligjshëm që tentohet të ushtrohet mbi institucionin e Presidencës, lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Këtë kundërshtim e ndërlidh me faktin se si Presidente kam qenë vazhdimisht e angazhuar në bashkëpunim me KPK-në, duke ju ofruar përgjigje lidhur me veprimet e mia që në tërësi janë bazuar në mbrojtjen e parimit themelor kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe respektimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë”, thotë ndër të tjera letra ePresidentes drejtuar kryesuesit të KPK-së, Jetish Malokut, të cilën e ka siguruar Klankosova.tv.

Tutje, shkresa potencon se kërkesa e KPK-së është pa bazë ligjore. Aty, Osmani ia ka rikujtuar Malokut se, sipas Kushtetutës, Këshilli e përfundon detyrën e tij në momentin që e propozon kandidatin.

“Në dritën e kësaj, me keqardhje më duhet të vë në pah se Kërkesa juaj e fundit e datës 05.04.2023 përpos që nuk ka bazë ligjore është edhe e pasaktë në përshkrimin e fakteve dhe paraqitjen e argumenteve. Për sa i përket bazës normative për paraqitjen e kërkesave të tilla nga ana e juaj, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se sipas neneve 84.17 dhe 109.7 të Kushtetutës, sikundër edhe nenit 7, paragrafit 1.3 të Ligjit për KPK-në, kompetenca e KPK-së në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit përfundon në momentin e përmbylljes së procedurës dhe paraqitjes tek Presidentja të emrit të propozuar për Kryeprokuror të Shtetit”, thotë ndër të tjera letra e Osmanit.

Po ashtu, Presidentja i thotë Malokut se në shkresën e djeshme ka informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

“Dua të besoj se ato janë bërë nga pakujdesia e jo për ndonjë arsye tjetër”, thotë Osmani.

Në fund, Presidentja ka shtuar se do ta presë shterrimin e të gjitha afateve kushtetuese ligjore për ankesat e kundërkandidatëve të pakënaqur, dhe më pas do të vendosë për dekretimin e Kryeprokurorit.

Ky afat parashihet të përfundojë në fund të muajit.

The post Osmani i shkruan KPK-së: Kërkesa për dekretimin e Isufajt, presion ndaj institucionit të Presidencës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89597
Akuzat e Haki Abazit për rastin Dehari, Kryeprokurori: Të hënën do ta intervistojmë Albin Kurtin e Albulena Haxhiun https://www.gazetastop.com/akuzat-e-haki-abazit-per-rastin-dehari-kryeprokurori-te-henen-do-ta-intervistojme-albin-kurtin-e-albulena-haxhiun/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=akuzat-e-haki-abazit-per-rastin-dehari-kryeprokurori-te-henen-do-ta-intervistojme-albin-kurtin-e-albulena-haxhiun Thu, 16 Feb 2023 09:54:26 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=87007 Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot i ka dhënë fund “luftës së ftohtë’ të tij me kryeministrin Kurti duke bërë pretendime të forta kundër tij. Mes tyre ishte edhe fjala…

The post Akuzat e Haki Abazit për rastin Dehari, Kryeprokurori: Të hënën do ta intervistojmë Albin Kurtin e Albulena Haxhiun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot i ka dhënë fund “luftës së ftohtë’ të tij me kryeministrin Kurti duke bërë pretendime të forta kundër tij. Mes tyre ishte edhe fjala për një video-inçizim që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka dhënë një përgjigje për pretendimet e Abazit se duhen të intervistohen kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari.

Isufaj ka thënë se kjo do të ndodhë në ditën e ardhshme të punës.

“Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë”, ka thënë Isufaj për Nacionale

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media në hollin e Kuvendit.

Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi.

Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.

Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, tha Abazi më tutje.

“ As si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të tillë, dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë temë. Instituti monitorohet 24 orë nga kamerat dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur. Porosia ime për Albulena Haxhiun është që të kryejë punën e saj”, deklaroi Haki Abazi.

The post Akuzat e Haki Abazit për rastin Dehari, Kryeprokurori: Të hënën do ta intervistojmë Albin Kurtin e Albulena Haxhiun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
87007
Presidentja po e shqyrton propozimin e KPK-së për Kryeprokuror të Shtetit https://www.gazetastop.com/presidentja-po-e-shqyrton-propozimin-e-kpk-se-per-kryeprokuror-te-shtetit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidentja-po-e-shqyrton-propozimin-e-kpk-se-per-kryeprokuror-te-shtetit Wed, 13 Apr 2022 15:31:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=71069 Zyra e Presidentes, të premten e 8 prillit, e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit. Këtë e ka konfirmuar…

The post Presidentja po e shqyrton propozimin e KPK-së për Kryeprokuror të Shtetit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zyra e Presidentes, të premten e 8 prillit, e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Zyra e Presidentes ka konfirmuar gjithashtu se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit pa analizuar dokumentacionin e pranuar dhe pa u konsultuar me organizatat që e kanë mbikëqyrur procesin e përzgjedhjes së tij.

“Duke ditur rëndësinë e këtij procesi, Zyra e Presidentes ka filluar të shqyrtojë dhe analizojë në detaje të gjithë dokumentacionin e pranuar, të gjitha faktet dhe rrethanat që ndërlidhen me këtë proces. Presidentja është në komunikim me palët e interesit dhe në ditët ne vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, thekson se kandidati i propozuar duhet të plotësojë edhe kriterin e integritetit mes tjerash, njofton Klankosova.tv.

“Presidentja nënvizon se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil dhe me integritet të plotë për të siguruar që besimi i qytetarëve ndaj Prokurorisë se Shtetit nuk dëmtohet. Po ashtu, Presidentja ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të plotësoj gjitha kërkesat ligjore, duke përfshirë edhe atë të integritetit. Për veprimet e mëtutjeshme, mediat dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”.

Procesi i përzgjedhjes së Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit është përcjellë me reagime të ashpra nga organizatat që e kanë monitoruar këtë proces, ashtu si edhe nga ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

The post Presidentja po e shqyrton propozimin e KPK-së për Kryeprokuror të Shtetit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
71069
Shefi i BE-së në Kosovë: Me votimin e Blerim Isufajt, jemi të habitur dhe të zhgënjyer https://www.gazetastop.com/shefi-i-be-se-ne-kosove-me-votimin-e-blerim-isufajt-jemi-te-habitur-dhe-te-zhgenjyer/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shefi-i-be-se-ne-kosove-me-votimin-e-blerim-isufajt-jemi-te-habitur-dhe-te-zhgenjyer Wed, 06 Apr 2022 16:19:31 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=70662 Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Prokurorial lidhur me votimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Szunyog është shprehur i…

The post Shefi i BE-së në Kosovë: Me votimin e Blerim Isufajt, jemi të habitur dhe të zhgënjyer appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Prokurorial lidhur me votimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Szunyog është shprehur i indinjuar nga ky vendim i Këshillit Prokurorial.

“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar me merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, deklaroi Szunyog, transmeton lajmi.net.

Poashtu ai theksoi se “jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”.

Ndryshe sot Këshilli Prokurorial i Kosovës sot votoi unanimisht që Blerim Isufaj të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit. Propozimi i Këshillit Prokurorial do të dërgohet tek Presidentja e vendit, për të vendosur përfundimisht lidhur me emërimin.

Por, ky propozim është i papranueshëm sipas organizatave joqeveritare: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL.

“Ky propozim për emërim të Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit bëhet nga Këshilli Prokurorial megjithëse organizatat kyçe të vendit që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë, kishin tërhequr vërejtjen se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit kishte një varg mangësish të cilat cenonin integritetin e procesit”, thuhet në reagimin e tyre.

The post Shefi i BE-së në Kosovë: Me votimin e Blerim Isufajt, jemi të habitur dhe të zhgënjyer appeared first on Gazeta Stop.

]]>
70662