GAP Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/gap/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:51:29 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png GAP Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/gap/ 32 32 Instituti GAP tregon komunat që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat https://www.gazetastop.com/instituti-gap-tregon-komunat-qe-kane-pagen-me-te-larte-dhe-me-te-ulet-ne-sektorin-privat/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=instituti-gap-tregon-komunat-qe-kane-pagen-me-te-larte-dhe-me-te-ulet-ne-sektorin-privat Fri, 22 Sep 2023 13:48:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97081 Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, del…

The post Instituti GAP tregon komunat që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, del se Prishtina ka pagën më të lartë mesatare në sektorin privat, e cila është 677 euro.

Qyteti i dytë me pagën më të lartë mesatare është Graçanica me 630 euro, e pasuar nga komuna e Leposaviqit me pagën mesatare bruto 590 euro.

Ndërkaq, komunat me pagën më të ulët janë komuna e Parteshit dhe Ranillugës me 233 euro, dhe komuna e Novobërdës me 284 euro.

Instituti GAP thotë se burimi i këtyre të dhënave është Administrata Tatimore e Kosovës, ku njofton se nuk janë përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike, e  disa tjera. 

The post Instituti GAP tregon komunat që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97081
GAP: Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani https://www.gazetastop.com/gap-per-12-vjet-gati-eshte-dyfishuar-numri-i-kosovareve-ne-gjermani/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gap-per-12-vjet-gati-eshte-dyfishuar-numri-i-kosovareve-ne-gjermani Wed, 13 Sep 2023 09:06:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=96612 Për 12 vjet pothuajse është dyfishuar numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Gjermani, sipas një analize të publikuar nga Instituti GAP. GAP-i ka publikuar të mërkurën raportin statistikor…

The post GAP: Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Për 12 vjet pothuajse është dyfishuar numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Gjermani, sipas një analize të publikuar nga Instituti GAP. GAP-i ka publikuar të mërkurën raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore”, në të cilin analizon të dhënat e emigrimit të kosovarëve në Gjermani duke përdorur rezultatet e mikrocensusit të vitit 2022 të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë për vitet 2010 – 2022.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit tregojnë se sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë.

“Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra ndërsa 254 mijë (47%) janë gra. Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani pothuajse është dyfishuar. Rrjedhimisht, në një periudhë kohore 12 vjeçare shënohet rritje nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë (86%) më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova. Në vitin 2021, 21,468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani, dhe 4,323 persona me origjinë nga Kosova janë larguar nga Gjermania ku migrimi neto në këtë vit ishte 17,164 persona”, thuhet në raport.

Në mikrocensusin e vitit 2022, sipas GAP-it, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani; 85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare; 64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin; ndërkaq, 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje.

“Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga gjithsej 330 mijë persona të lindur në Kosovë, mosha mesatare në kohën kur ata emigruan në Gjermani ishte 22 vjeç. Po ashtu, nga 264 mijë kosovarë aktivë në tregun e punës në Gjermani, 251 mijë janë të punësuar, ndërsa 13 mijë janë të papunë”, thuhet tutje në raport.

Raporti i plotë

The post GAP: Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani appeared first on Gazeta Stop.

]]>
96612
Ministria e Financave shpenzon vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, e Komuniteteve më e suksesshmja me 98% https://www.gazetastop.com/ministria-e-financave-shpenzon-vetem-2-te-buxhetit-per-investime-kapitale-e-komuniteteve-me-e-suksesshmja-me-98/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ministria-e-financave-shpenzon-vetem-2-te-buxhetit-per-investime-kapitale-e-komuniteteve-me-e-suksesshmja-me-98 Mon, 10 Apr 2023 14:10:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89730 Ministria e Financave ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investimet kapitale, derisa më e suksesshmja ka dal të jetë ajo e Komuniteteve, e cila ka harxhuar 98…

The post Ministria e Financave shpenzon vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, e Komuniteteve më e suksesshmja me 98% appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministria e Financave ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investimet kapitale, derisa më e suksesshmja ka dal të jetë ajo e Komuniteteve, e cila ka harxhuar 98 për qind.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2022, ministria që drejtohet nga Hekuran Murati është ajo që ka realizuar më pak nga investimet e parapara në buxhet.

Pas MFPT-së, vjen ajo e Industrisë me 16 për qind, derisa Ministria e Ekonomisë ka realizuar vetëm 38 për qind të investimeve.

Më së miri qëndron Ministria e Komuniteteve me 98 për qind të realizimit të investimeve dhe ajo e Mbrojtjes me 96 për qind të buxhetit të shpenzuar.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është kritikuar për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është në nivele të ulëta.

Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-së ishin vetëm 9 për qind, më e ulëta në dhjetë vitet e fundit. 


The post Ministria e Financave shpenzon vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, e Komuniteteve më e suksesshmja me 98% appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89730
GAP: Prodhimi i rrymës nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët https://www.gazetastop.com/gap-prodhimi-i-rrymes-nuk-po-mund-ti-mbuloje-kerkesat-nga-konsumatoret/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gap-prodhimi-i-rrymes-nuk-po-mund-ti-mbuloje-kerkesat-nga-konsumatoret Wed, 24 Aug 2022 09:20:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=77564 Instituti për Studime të Avancuara GAP njofton se prodhimi i energjisë elektrike në vend nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët. Sipas GAP-it, edhe Shqipëria nuk po mund ta…

The post GAP: Prodhimi i rrymës nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti për Studime të Avancuara GAP njofton se prodhimi i energjisë elektrike në vend nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët.

Sipas GAP-it, edhe Shqipëria nuk po mund ta furnizoj Kosovën me energji.

“Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560MWh, ndërsa prodhimi rreth 530MWh. Kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje, dhe për shkak se TC Kosova B2 është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës”, njofton GAP.

“Meqë edhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë çmimet rekord dhe Shqipëria (KESH) nuk po arrin ta furnizoj Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur, kjo po ndikon që në Kosovë të aplikohen reduktime”, përfundon njoftimi. 

The post GAP: Prodhimi i rrymës nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët appeared first on Gazeta Stop.

]]>
77564
Juniku e Deçani mbesin komunat me më së shumti investime për kokë banori https://www.gazetastop.com/juniku-e-decani-mbesin-komunat-me-me-se-shumti-investime-per-koke-banori/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=juniku-e-decani-mbesin-komunat-me-me-se-shumti-investime-per-koke-banori Thu, 26 May 2022 12:12:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=72975 Komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë në dy vitet e fundit, thuhet në raportin e GAP-it…

The post Juniku e Deçani mbesin komunat me më së shumti investime për kokë banori appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë në dy vitet e fundit, thuhet në raportin e GAP-it “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investimet kapitale”.

Përmes një komunikate për media, si rezultat i vazhdimit të projekteve të mëhershme, në Ligjin për buxhet 2022 kishte pak hapësirë për projekte të reja.

Raporti thotë se mbi 86.6 milionë euro apo 86% e projekteve të ministrive në komuna janë vazhdim i viteve të kaluara, ndërsa rreth 10.3 milionë euro janë projekte të reja.

GAP thekson se njësoj si në vitin e kaluar, komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë, ndërsa, komunat sikurse ajo e Shtërpcës dhe Graçanicës, përfitojnë më pak investime.

“Gjithashtu, Komuna e Junikut mbetet komuna më e privilegjuar, me 122.74 euro e gjithsej investimeve kapitale të ministrive për kokë banori, ndërsa Komuna e Graçanicës mbetet si komuna me investimet kapitale më të ulëta për kokë banori, përkatësisht me shumën 4.11 euro. Në përgjithësi, dallimi në mes investimeve të ministrive drejt komunave në këtë vit është më e ulët sesa në vitin e kaluar”, thuhet në njoftim..

Raporti thekson se gjatë vitit 2022, 20 komuna do të përfitojnë nga projektet e reja të ministrive në vlerë rreth 10.3 milionë.

Sipas GAP-it, nga këto projekte të reja, në raport me përqindjen e investimeve kapitale krahas popullsisë, Komuna e Kamenicës renditet e para me 27 euro investime për kokë banori, ndërkaq pas saj radhiten komunat e Vitisë me 15.65 euro dhe e Podujevës me 14.54 euro.

“Ndërsa nëse i analizojmë investimet për nga shuma, komunat të cilat do të përfitojnë më shumë janë Prizreni (rreth 1.9 milionë euro), Prishtina (rreth 1.5 milionë euro), Podujeva (rreth 1.2 milionë euro) dhe Gjakova (1 milion euro)”, thuhet në njoftim.

The post Juniku e Deçani mbesin komunat me më së shumti investime për kokë banori appeared first on Gazeta Stop.

]]>
72975