Instituti GAP tregon komunat që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, del se Prishtina ka pagën më të lartë mesatare në sektorin privat, e cila është 677 euro.

Qyteti i dytë me pagën më të lartë mesatare është Graçanica me 630 euro, e pasuar nga komuna e Leposaviqit me pagën mesatare bruto 590 euro.

Ndërkaq, komunat me pagën më të ulët janë komuna e Parteshit dhe Ranillugës me 233 euro, dhe komuna e Novobërdës me 284 euro.

Instituti GAP thotë se burimi i këtyre të dhënave është Administrata Tatimore e Kosovës, ku njofton se nuk janë përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike, e  disa tjera.