Gjykata Speciale Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/gjykata-speciale/ Ndalo për lajmin e parë! Mon, 29 Apr 2024 06:35:34 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Gjykata Speciale Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/gjykata-speciale/ 32 32 Sot gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve https://www.gazetastop.com/sot-gjyqi-ndaj-hashim-thacit-dhe-te-tjereve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sot-gjyqi-ndaj-hashim-thacit-dhe-te-tjereve Mon, 29 Apr 2024 06:35:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122844 Të hënën në Dhomat e Specializuara do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri…

The post Sot gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të hënën në Dhomat e Specializuara do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri në 16:30.

Ditë më parë në Hagë ka dëshmuar Ramiz Qerizi, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai ka thënë se Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e ka konsideruar si institucion sa ka shërbyer si komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.

Ai e përmbylli dëshminë treditore me përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues e edhe në kundërpyetjet e prokurorisë e avokatëve në rastin, në të cilin ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi – gjykohen në Hagë për krime lufte.

The post Sot gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122844
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së https://www.gazetastop.com/ne-hage-vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ne-hage-vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-2 Thu, 25 Apr 2024 06:05:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122685 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.…

The post Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

Pasditen e djeshme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850. 

Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar dëshmoi për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.

Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

The post Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122685
Sot në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së https://www.gazetastop.com/sot-ne-speciale-vazhdon-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-krereve-te-uck-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sot-ne-speciale-vazhdon-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-krereve-te-uck-se Mon, 22 Apr 2024 07:43:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122535 Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Së…

The post Sot në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Së fundmi kryetarja e DhSK-së në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të hequr apo zëvendësuar gjyqtarin e procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

“Më 8 prill, kryetarja Trendafilova rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të hequr ose zëvendësuar gjykatësin Nicolas Guillou si gjykatës të vetëm”, kishte thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Michael Doyle.

The post Sot në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122535
Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit https://www.gazetastop.com/avokatja-nina-tavakoli-i-bashkohet-ekipit-mbrojtes-te-hashim-thacit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=avokatja-nina-tavakoli-i-bashkohet-ekipit-mbrojtes-te-hashim-thacit Sun, 17 Mar 2024 12:37:05 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121225 Avokatja Nina Tavakoli i është bashkuar ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit. Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi. “Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores 1, Sekretari…

The post Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Avokatja Nina Tavakoli i është bashkuar ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores 1, Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si Bashkëavokate për Hashim Thaçin dhe në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për përfundimin e emërimit të Albert Moskowitz si bashkë-avokat i Thaçit”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate.

“Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3”, thuhet tutje në njoftim.

The post Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121225
Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë https://www.gazetastop.com/sami-lushtaku-dergohet-ne-zyrat-e-eulex-it-ne-fushe-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sami-lushtaku-dergohet-ne-zyrat-e-eulex-it-ne-fushe-kosove Fri, 08 Mar 2024 21:34:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120897 Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është dërguar në zyrat e EULEX-it këtë mbrëmje. Siç merr vesh Klankosova.tv ai është ndaluar nga Policia e EULEX-it afër një hoteli në…

The post Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është dërguar në zyrat e EULEX-it këtë mbrëmje.

Siç merr vesh Klankosova.tv ai është ndaluar nga Policia e EULEX-it afër një hoteli në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, Klankosova.tv do t’u mbajë të informuar.

Ndryshe, Specialja dje ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.

The post Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120897
Klinaku: Bastisjet që po ndodhin sot, një spektakël i radhës nga specialja https://www.gazetastop.com/klinaku-bastisjet-qe-po-ndodhin-sot-nje-spektakel-i-radhes-nga-specialja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=klinaku-bastisjet-qe-po-ndodhin-sot-nje-spektakel-i-radhes-nga-specialja Thu, 07 Mar 2024 12:50:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120840 Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me bastisjen e Gjykatës Speciale te shtëpia e Sylejman Selimit. Klinaku e ka quajtur këtë veprim…

The post Klinaku: Bastisjet që po ndodhin sot, një spektakël i radhës nga specialja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me bastisjen e Gjykatës Speciale te shtëpia e Sylejman Selimit.

Klinaku e ka quajtur këtë veprim si spektakël.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

“Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”.

The post Klinaku: Bastisjet që po ndodhin sot, një spektakël i radhës nga specialja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120840
Specialja bastisë shtëpinë e ish-komandantit Sylejman Selimi https://www.gazetastop.com/specialja-bastise-shtepine-e-ish-komandantit-sylejman-selimi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=specialja-bastise-shtepine-e-ish-komandantit-sylejman-selimi Thu, 07 Mar 2024 09:52:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120822 Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar një operacion të bastisjes në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi në lagjen “Qëndresa” në Veternik. Christopher Bennett…

The post Specialja bastisë shtëpinë e ish-komandantit Sylejman Selimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar një operacion të bastisjes në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Christopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Telegrafin se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, tha shkurt Bennett. /Telegrafi/

The post Specialja bastisë shtëpinë e ish-komandantit Sylejman Selimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120822
Për gjashtë vjet ekipi i Speciales takoi 3500 persona në gjithë Kosovën https://www.gazetastop.com/per-gjashte-vjet-ekipi-i-speciales-takoi-3500-persona-ne-gjithe-kosoven/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=per-gjashte-vjet-ekipi-i-speciales-takoi-3500-persona-ne-gjithe-kosoven Mon, 04 Mar 2024 07:22:58 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120638 Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018-s Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së është takuar me mbi 3 500 persona në gjithë Kosovën. Sipas…

The post Për gjashtë vjet ekipi i Speciales takoi 3500 persona në gjithë Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018-s Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së është takuar me mbi 3 500 persona në gjithë Kosovën.

Sipas Speciales, ky ekip ka dhënë informacione për gjykatën, ka dëgjuar pikëpamjet e njerëzve dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së këtë javë ndodhet në vizitë në Kosovë ku po takohet me studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, Mitrovicë dhe Hoçë të Madhe”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

The post Për gjashtë vjet ekipi i Speciales takoi 3500 persona në gjithë Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120638
Shtyhet seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve https://www.gazetastop.com/shtyhet-seanca-ndaj-hashim-thacit-dhe-te-tjereve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shtyhet-seanca-ndaj-hashim-thacit-dhe-te-tjereve Tue, 27 Feb 2024 09:22:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120418 Seanca e paraparë për të martën në Dhomat e Specializuara në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është shtyrë për të mërkurën (28 shkurt). Një ditë më parë u…

The post Shtyhet seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Seanca e paraparë për të martën në Dhomat e Specializuara në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është shtyrë për të mërkurën (28 shkurt).

Një ditë më parë u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i 47-ti me radhë.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej pjesëtarëve të UÇK-së.

“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas. Gjatë ndalimit ai i ka vërejtur edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së”, ka thënë gjatë përmbledhjes prokurorja Clanton.

The post Shtyhet seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120418
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së https://www.gazetastop.com/vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-2 Thu, 01 Feb 2024 07:34:01 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119339 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Dëshmitari i 44-të…

The post Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e dëshmitarit të 44-të, të mërkurën, ka qenë në sesion privat, pavarësisht se një ditë më parë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, kërkoi që dëshmia e tij të jetë në seancë publike, pasi që ky dëshmitar, sipas Emmerson, ka pranuar se ka gënjyer dhe është përpjekur që të manipulojë procesin gjyqësor për llogari të shërbimit sekret serb.

Megjithatë, kërkesa e Emmerson nuk është aprovuar nga Trupi Gjykues i cili vendosi që dëshmia e dëshmitarit 44 të jetë në sesion privat. Ndryshe, shumica e seancave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK, që nga fillimi e deri më tani janë zhvilluar në sesione private.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Ndryshe, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

The post Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119339