Specialja bastisë shtëpinë e ish-komandantit Sylejman Selimi

Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar një operacion të bastisjes në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Christopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Telegrafin se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, tha shkurt Bennett. /Telegrafi/