Investimet Kapitale Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/investimet-kapitale/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 05 Apr 2024 16:26:37 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Investimet Kapitale Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/investimet-kapitale/ 32 32 Abdixhiku: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës https://www.gazetastop.com/abdixhiku-investimet-kapitale-te-kesaj-qeverie-jane-me-te-ultat-ne-histori-te-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=abdixhiku-investimet-kapitale-te-kesaj-qeverie-jane-me-te-ultat-ne-histori-te-kosoves Fri, 05 Apr 2024 16:26:37 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121905 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika ndaj qeverisë që e drejton kryeministri Albin Kurti. Abdixhiku, përmes një adresimi me anë të një videoje, përmendi temën e investimeve kapitale,…

The post Abdixhiku: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika ndaj qeverisë që e drejton kryeministri Albin Kurti.

Abdixhiku, përmes një adresimi me anë të një videoje, përmendi temën e investimeve kapitale, duke thënë se investimet e kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës.

“Këtë javë kemi vendosur të shpërfaqim propagandën qeveritare, por me fakte, sepse cdo postim i tyre, cdo deklarim është i mbushur me propagandë”, u shpreh Abdixhiku.

“Merreni temën e investimeve kapitale ku thonë se janë më të larta në histori. Për ta bërë veten të duken më të mirë, besoni ose jo, i llogarisin edhe investimet e komunave”.

“Sa për rikujtim investimet e qeverisë në këto tre vitet janë 11 për qind, më të ultat në histori të Kosovës”,

“Vetëm gjatë kësaj jave, vetëm për pesë dite pune janë nënshkruar plot shtatë tenderë të rinj sekret në këtë qeveri, 4.1 milionë euro të reja janë dhënë në tavolinë sy më sy, më s’janë 781 kontrata, janë 788 kontrata,  më s’janë 209 milionë euro, por 213, nga 1 milionë euro po jepen në këtë qeveri, përmes negociimit sekret”.

The post Abdixhiku: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121905
Hoti e akuzon Qeverinë për dështim në investimet kapitale https://www.gazetastop.com/hoti-e-akuzon-qeverine-per-deshtim-ne-investimet-kapitale/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=hoti-e-akuzon-qeverine-per-deshtim-ne-investimet-kapitale Thu, 03 Aug 2023 08:50:56 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94504 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale. Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se rreth 70 për qind…

The post Hoti e akuzon Qeverinë për dështim në investimet kapitale appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se rreth 70 për qind e projekteve të parapara për vitin 2023 as nuk kanë filluar.

Sipas tij, po përsëritet situata e vitit të kaluar. 

Ka shtuar se në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.

“Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale. Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:- Ministria e Bujqësisë 0%, – Ministria e Pushtetit Lokal 0%, – Ministria e Shëndetësisë 2% – Ministria e Ekonomisë 4%, – Ministria e Drejtësisë 4%, – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%, – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, – Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, – Shërbimi Spitalor 12% – Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka thënë ai.

Sipas tij, sikurse në dy vjetët e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.

The post Hoti e akuzon Qeverinë për dështim në investimet kapitale appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94504
16 komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj https://www.gazetastop.com/16-komunat-e-kosoves-qe-nuk-shpenzuan-asnje-cent-per-investime-kapitale-per-tre-muaj/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=16-komunat-e-kosoves-qe-nuk-shpenzuan-asnje-cent-per-investime-kapitale-per-tre-muaj Tue, 06 Jun 2023 08:22:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=92143 16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale. Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31…

The post 16 komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.

Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023.

Këto komuna janë: Fushë Kosova, Dragashi, Mamusha, Juniku, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica Veriore, Kaçaniku, Kamenica, Shtërpca, Ferizaj, Parteshi, Hani i Elezit, Kllokoti dhe Ranillugu.

E ajo që bie në sy është se asnjëra prej këtyre komunave nuk udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përpos, Mitrovicës Veriore ku VV-ja i fitoi zgjedhjet më 23 prill, por se raporti përfshin vetëm periudhën janar-mars.

Kurse, tri komunat që udhëhiqen nga partia që janë në pushtet ka pasur shpenzime për investime kapitale, ani pse edhe në to përqindja është e vogël.

Podujeva e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi ka shpenzuar për investime kapitale 5%, Shtimja që udhëhiqet nga Qemajl Aliu me vetëm 2% dhe Gjilani nga Alban Hyseni më 4%.

Janë vetëm pesë komuna që kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale si Graçanica, Suhareka, Istogu, Klina, dhe Peja.

Ndërsa, më nga 2% janë komuna e Drenasit dhe Prishtinës.

Tri komunat që shpenzuan më shumë për investime kapitale

Tri komunat që shpenzuan më shumë në tre mujorin e parë të këtij viti janë: komuna e Malishevës që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate më 36%, ajo Rahovecit nga AAK-ja më 23% dhe po ashtu Deçani po nga kjo parti më 19%.

Pas këtyre vjen komuna e Skenderajt më 17% dhe ajo e Obiliqit më 11%.

Sa shpenzuan për tre muaj për investime kapitale komuna e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt e Vitisë?

Një përqindje e vogël që është shpenzuar për investime kapitale është vërejtur edhe në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Vitisë e Novobërdës.

Prej të gjithë këtyre komunave prin Prizreni më 7%.

Duke u pasuar nga ajo e Ferizajt, Vitisë dhe Novobërdës më 6%, si dhe Gjakova më 4%.

The post 16 komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
92143
Ministria e Financave shpenzon vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, e Komuniteteve më e suksesshmja me 98% https://www.gazetastop.com/ministria-e-financave-shpenzon-vetem-2-te-buxhetit-per-investime-kapitale-e-komuniteteve-me-e-suksesshmja-me-98/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ministria-e-financave-shpenzon-vetem-2-te-buxhetit-per-investime-kapitale-e-komuniteteve-me-e-suksesshmja-me-98 Mon, 10 Apr 2023 14:10:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89730 Ministria e Financave ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investimet kapitale, derisa më e suksesshmja ka dal të jetë ajo e Komuniteteve, e cila ka harxhuar 98…

The post Ministria e Financave shpenzon vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, e Komuniteteve më e suksesshmja me 98% appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministria e Financave ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investimet kapitale, derisa më e suksesshmja ka dal të jetë ajo e Komuniteteve, e cila ka harxhuar 98 për qind.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2022, ministria që drejtohet nga Hekuran Murati është ajo që ka realizuar më pak nga investimet e parapara në buxhet.

Pas MFPT-së, vjen ajo e Industrisë me 16 për qind, derisa Ministria e Ekonomisë ka realizuar vetëm 38 për qind të investimeve.

Më së miri qëndron Ministria e Komuniteteve me 98 për qind të realizimit të investimeve dhe ajo e Mbrojtjes me 96 për qind të buxhetit të shpenzuar.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është kritikuar për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është në nivele të ulëta.

Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-së ishin vetëm 9 për qind, më e ulëta në dhjetë vitet e fundit. 


The post Ministria e Financave shpenzon vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale, e Komuniteteve më e suksesshmja me 98% appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89730
Qeveria kritikohet për mos realizim të projekteve kapitale, Hoti: Janë 500 milionë euro më pak në ekonomi https://www.gazetastop.com/qeveria-kritikohet-per-mos-realizim-te-projekteve-kapitale-hoti-jane-500-milione-euro-me-pak-ne-ekonomi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=qeveria-kritikohet-per-mos-realizim-te-projekteve-kapitale-hoti-jane-500-milione-euro-me-pak-ne-ekonomi Wed, 02 Nov 2022 10:28:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=81707 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me realizimin e projekteve nga ana e Qeverisë Kurti, duke thënë se tashmë janë 500 euro më pak…

The post Qeveria kritikohet për mos realizim të projekteve kapitale, Hoti: Janë 500 milionë euro më pak në ekonomi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me realizimin e projekteve nga ana e Qeverisë Kurti, duke thënë se tashmë janë 500 euro më pak në ekonominë e vendit.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se për periudhën nëntë mujore janë realizuar vetëm 21 për qind të investimeve kapitale, që është rreth 30 për qind më pak se viti paraprak.

“Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21 për qind e investimeve kapitale janë realizuar 158 milionë euro nga 764 milionë euro të planifikuara. Kjo është 29 për qind më pak se më 2021 dhe 24 për qind më pak se më 2020. Kjo po na kushton shtrenjtë. Për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim. Ka ministri, siç është Ministria e Industrisë me vetëm 5 për qind realizim të shpenzimeve kapitale apo Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave me 6 për qind, Ministria e Ekonomisë me 13 për qind dhe Ministria e Mbrojtjes me 15 për qind”, shkruan Hoti.

Sipas ish-kryeministrit, paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro që janë dyfish më shumë sesa që është e nevojshme.

“Paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro, dyfish më shumë sesa që është e nevojshëm. Rrjedhimisht, mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë”, shton ai.

Hoti tregon se nga mos futja e këtyre mjeteve në qarkullim, sot në ekonominë e Kosovës janë 500 milionë euro më pak.

“Sikur të mos mblidheshin këto mjete vetëm sa për t’i mbajtur në llogari, sot ekonomia do të kishte edhe 300 milionë euro në qarkullim. Këto mjetet tanimë janë zhvlerësuar nga inflacioni për rreth 20 për qind, që është rreth 136 milionë euro”, tregon Hoti.

“Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve. Pasojat po i bartim të gjithë. Sot në ekonomi ka rreth 500 milionë euro më pak për shkak të paditurisë”, përfundon ai.

Këto pretendime të LDK-së i kishte vërtetuar edhe Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke thënë se realizimi i investimeve kapitale për këtë periudhë është më i ulëti në dekadën e fundit.

GAP thekson se realizimi i investimeve kapitale si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal ndodhet në këtë pikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore si dhe politikave qeveritare.

“Investimet kapitale në nivelin qendror në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë 9 për qind, ndërsa në nivelin lokal janë 19 për qind. Shpenzimi i buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2021 kanë qenë 19 për qind në nivel qendror dhe 26 për qind në nivel lokal”, thekson GAP.

“Investimet kapitale kanë qenë solide edhe gjatë vitit 2020 kur pandemia COVID-19 kishte shpërthyer dhe rrjedhimisht vendi ishte në izolim total. Gjatë këtij viti shpenzimi i buxhetit për investimet kapitale kanë qenë 11 për qind për nivel qendror dhe 21 për qind për nivel lokal”, shton instituti.

The post Qeveria kritikohet për mos realizim të projekteve kapitale, Hoti: Janë 500 milionë euro më pak në ekonomi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
81707