Napoli Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/napoli/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:52:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Napoli Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/napoli/ 32 32 Champions League – 8 ndeshje sonte, më interesantja ajo mes Napolit e Realit https://www.gazetastop.com/champions-league-8-ndeshje-sonte-me-interesantja-ajo-mes-napolit-e-realit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=champions-league-8-ndeshje-sonte-me-interesantja-ajo-mes-napolit-e-realit Tue, 03 Oct 2023 18:01:54 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97593 Sonte do të luhet xhiro e dytë e fazës së grupeve në kuadër të Champions League. Ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes Napolit dhe Real Madridit, që…

The post Champions League – 8 ndeshje sonte, më interesantja ajo mes Napolit e Realit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sonte do të luhet xhiro e dytë e fazës së grupeve në kuadër të Champions League.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes Napolit dhe Real Madridit, që do të nisë nga ora 21:00.

Përveç Napolit e Realit, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes Manchester United e Galatasarayt.

Më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet që do të luhen sonte:

Salzburg – Real Sociedad

Union Berlin – Braga

Copenhagen – Bayern Munich

Inter – Benifca

Lens – Arsenal

Manchester United – Galatasaray

Napoli – Real Madrid

PSV – Sevilla

The post Champions League – 8 ndeshje sonte, më interesantja ajo mes Napolit e Realit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97593
Historike, Rrahmani e Napoli fitojnë titullin e kampionit në Serie A https://www.gazetastop.com/historike-rrahmani-e-napoli-fitojne-titullin-e-kampionit-ne-serie-a/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=historike-rrahmani-e-napoli-fitojne-titullin-e-kampionit-ne-serie-a Fri, 05 May 2023 08:00:56 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=90888 Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Skuadra e Napolit ka fituar titullin e kampionit të Serie A. Kontribut të rëndësishëm…

The post Historike, Rrahmani e Napoli fitojnë titullin e kampionit në Serie A appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Skuadra e Napolit ka fituar titullin e kampionit të Serie A. Kontribut të rëndësishëm në këtë sukses të jashtëzakonshëm ka dhënë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Skena emocionale kanë ofruar tifozët shumë pasionantë të Napolit të enjten mbrëma, ashtu si gjatë gjithë edicionit. Ata ishin të ndarë në Udine dhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”, që ishte i stërmbushur.

Mijëra të tjerë kanë festuar rrugëve të qytetit të Napolit. Në fakt festa e napolitanëve ka nisur shumë javë më parë. Kulmin e arriti të enjten mbrëma. Napoli barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 33-të. Por pika e fituar i ka mjaftuar që ta sigurojë titullin e kampionit të Italisë pesë xhiro para fundit. Napoli i ka 80 pikë, 16 më shumë se Lazio e vendit të dytë.

Udinese kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur shënoi Sandi Lovriq. Golin e festës së madhe për Napolin e shënoi Victor Osimhen në minutën e 52-të. Napoli i është gëzuar titullit të parë që nga viti 1990. Titull tjetër kishte fituar edhe në vitin 1987.

Ishte koha kur i pazëvendësueshmi Diego Maradona shkëlqente në stadiumet e futbollit italian. Napoli tani nuk ka figurë si Maradona, por ka ekip që ka dominuar plotësisht gjatë tërë edicionit dhe që me meritë fitoi titullin e kampionit. Pjesë e rëndësishme e ekipit është Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës. Ai është stabilizuar në qendër të mbrojtjes dhe ka shfaqur formë të lartë.

Titulli i kampionit për Rrahmanin është kulmi i një karriere në ngritje të vazhdueshme. Ai nisi në klubet prishtinase karrierën e më pas luajti te Drenica. Vazhdoi në Shqipëri, Kroaci dhe shfaqi vlerat në Itali. Me titull të kampionit, Rrahmani do të jetë prej të mëdhenjve të Napolit. Natyrisht edhe të Kosovës.

The post Historike, Rrahmani e Napoli fitojnë titullin e kampionit në Serie A appeared first on Gazeta Stop.

]]>
90888
Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli https://www.gazetastop.com/amir-rrahmani-vendoset-ne-maje-te-nje-ndertese-ne-napoli/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=amir-rrahmani-vendoset-ne-maje-te-nje-ndertese-ne-napoli Mon, 20 Mar 2023 16:06:37 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88636 Në qytetin e Napolit, banorët po i respektojnë futbollistët e tyre që aktualisht gjenden në pozitën e parë në Serie A. Në mesin e fotografive është edhe ajo e futbollistit…

The post Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në qytetin e Napolit, banorët po i respektojnë futbollistët e tyre që aktualisht gjenden në pozitën e parë në Serie A. Në mesin e fotografive është edhe ajo e futbollistit nga Kosova, Amir Rrahmani, që po shkruan historinë me ekipin napolitan, ka bërë të ditur mediumi “genteditalia”.

“Faleminderit djem”, thuhet në panon e vendosur mbi fotografinë, në një objekt. Napoli pas 27 ndeshjeve renditet i pari në La Liga, me 23 fitore, 2 barazime e vetëm 2 humbje. Ai ka 71 pikë, 19 më shumë se vendi i dytë, Lazio.

Ndërsa, Rrahmani në 20 ndeshje i ka realizuar 2 gola.

The post Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88636
Dybala pret Interin, por një tjetër klub i Serisë A i ofron 6 milionë euro në sezon https://www.gazetastop.com/dybala-pret-interin-por-nje-tjeter-klub-i-serise-a-i-ofron-6-milione-euro-ne-sezon/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dybala-pret-interin-por-nje-tjeter-klub-i-serise-a-i-ofron-6-milione-euro-ne-sezon Thu, 14 Jul 2022 06:54:42 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=75373 Paulo Dybala vijon të presë Interin, por së fundi është futur në garë fuqishëm klubi i Napolit. Luciano Spalletti nuk e ka fshehur simpatinë e tij për argjentinasin dhe u…

The post Dybala pret Interin, por një tjetër klub i Serisë A i ofron 6 milionë euro në sezon appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Paulo Dybala vijon të presë Interin, por së fundi është futur në garë fuqishëm klubi i Napolit. Luciano Spalletti nuk e ka fshehur simpatinë e tij për argjentinasin dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë një sforco për t’ia sjellë në “Diego Armando Maradona”.

Nisjen e negociatave e ka pranuar edhe vetë djali i presidentit De Laurentiis, ndërsa së fundi mediat italiane raportojnë se Napoli është gati t’i ofrojë argjentinasit një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon,

Momentalisht duket se Dybala është i vendosur t’i japë ende kohë Interit, pasi ka një pakt të fortë me Marottën dhe pret që zikaltrit të largojnë Sanchez, për ta afruar në Milano, megjithatë presioni i napolitanëve sa vjen e po shtohet. /SuperSport/

The post Dybala pret Interin, por një tjetër klub i Serisë A i ofron 6 milionë euro në sezon appeared first on Gazeta Stop.

]]>
75373
Atalanta rivalizon Napolin për Brojën https://www.gazetastop.com/atalanta-rivalizon-napolin-per-brojen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=atalanta-rivalizon-napolin-per-brojen Thu, 16 Jun 2022 11:56:37 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=74101 Pas Napolit edhe një ekip tjetër nga Serie A, ka shprehur interesim për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën. “Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten, se është skuadra e Atalantas që po…

The post Atalanta rivalizon Napolin për Brojën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Pas Napolit edhe një ekip tjetër nga Serie A, ka shprehur interesim për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën.

“Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten, se është skuadra e Atalantas që po insiston në transferimin e Brojës gjatë kësaj vere.

Madje, Atalanta tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për Brojën, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Gian Piero Gasperini.

Sulmuesi shqiptar sezonin e fundit ishte i huazuar te Southamponi, ekip me të cilin shkëlqeu duke shënuar nëntë gola në të gjitha garat. 20-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.

The post Atalanta rivalizon Napolin për Brojën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
74101
Mertensit i intereson Napoli para parave https://www.gazetastop.com/mertensit-i-intereson-napoli-para-parave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mertensit-i-intereson-napoli-para-parave Thu, 20 Jan 2022 13:37:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=66222 Dries Mertensi është në muajt e fundit të kontratës së tij ne Napolin. E ardhmja e tij te Napoli është ende e paqartë. Klubi italian e ka opsionin që t’ia…

The post Mertensit i intereson Napoli para parave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Dries Mertensi është në muajt e fundit të kontratës së tij ne Napolin.

E ardhmja e tij te Napoli është ende e paqartë. Klubi italian e ka opsionin që t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër, gjë të cilën nuk e ka bërë deri me tani.

Por, dëshira e futbollistit është që të mbetet te Napoli. Atij nuk i interesojnë as parat.

“Jo, nuk më interesojnë parat, më mjafton Napoli. Napoli më ka pushtuar që në fillim. Kam raport fantastik më të gjithë, deri te kamerierët në qytet. Unë jam çdoherë Dries kur rri në qytet, e jo Mertens. Klubi e ka opsionin e vazhdimi të kontratës dhe po presim. Edhe nëse largohem, nuk do ta harrojë mundësinë kur të mirën që më ka sjellë Napoli. Në familjen time do të qajnë të gjithë nëse largohem”, tha Mertens për “Il Corriere dello Sport”.

Belgu është golashënuesi më i mirë në histori të klubit napolitan me 143 gola të shënuara.

The post Mertensit i intereson Napoli para parave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
66222