Atalanta rivalizon Napolin për Brojën

Pas Napolit edhe një ekip tjetër nga Serie A, ka shprehur interesim për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën.

“Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten, se është skuadra e Atalantas që po insiston në transferimin e Brojës gjatë kësaj vere.

Madje, Atalanta tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për Brojën, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Gian Piero Gasperini.

Sulmuesi shqiptar sezonin e fundit ishte i huazuar te Southamponi, ekip me të cilin shkëlqeu duke shënuar nëntë gola në të gjitha garat. 20-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.