PDK Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/pdk/ Ndalo për lajmin e parë! Thu, 25 Apr 2024 11:00:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png PDK Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/pdk/ 32 32 S’kalon propozimi i PDK-së që të diskutohet për raportin e DASH-it https://www.gazetastop.com/skalon-propozimi-i-pdk-se-qe-te-diskutohet-per-raportin-e-dash-it/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=skalon-propozimi-i-pdk-se-qe-te-diskutohet-per-raportin-e-dash-it Thu, 25 Apr 2024 11:00:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122707 Nuk ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që në seancën e Kuvendit të enjten të futet në rend dite diskutimi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan…

The post S’kalon propozimi i PDK-së që të diskutohet për raportin e DASH-it appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nuk ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që në seancën e Kuvendit të enjten të futet në rend dite diskutimi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. 

Megjithëse pro saj ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), propozimi u pamundësua meqë deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër ndryshimit të rendit të ditës. 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dy raportet e fundit ndërkombëtare për Kosovën.  Sipas Tahirit, këto raporte shpërfaqin një gjendje të zymtë dhe aspak të mirë të Kosovës. 

E, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se raporti i DASH-it ka gjetur shumë shkelje. Ai ka përmendur çështjen e lirisë së mediave dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.

The post S’kalon propozimi i PDK-së që të diskutohet për raportin e DASH-it appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122707
Deliu dhe Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën https://www.gazetastop.com/deliu-dhe-gruda-korrupsioni-ne-qeverine-kurti-kryefjala-e-raportit-te-dash-it-per-kosoven/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=deliu-dhe-gruda-korrupsioni-ne-qeverine-kurti-kryefjala-e-raportit-te-dash-it-per-kosoven Wed, 24 Apr 2024 11:05:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122636 Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën shpërfaqë paaftësinë dhe dështimin e skajshëm të Qeverisë Kurti në të gjitha fushat.…

The post Deliu dhe Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën shpërfaqë paaftësinë dhe dështimin e skajshëm të Qeverisë Kurti në të gjitha fushat.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media, tha se të gjeturat e këtij raporti faktojnë sesi tash e katër vjet Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar, e paaftë, nepotiste dhe abuzuese e kërcënuese ndaj lirisë së shprehjes dhe asaj të medias.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili, edhe këtë herë, sikur vitin e kaluar, është tejet i zymtë, tregon më shumë sesa realitetin tonë në Kosovë. Ky raport, që padyshim është kredibil dhe mirë i analizuar, shpërfaqë dështimin e skajshëm të kësaj Qeverie në të gjitha fushat, më të rëndësishmet në udhëheqjen e shtetit”, shtoi ajo.

Deliu-Kodra ngriti shqetësimin për konstatimin e raportit të DASH për korrupsion serioz qeveritar, pjesë e të cilit janë edhe pesë ministra e dy zëvendësministra nën hetime për vepra penale të cilët ndërlidhen me korrupsionin.

“Kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat kanë shpallur fajtore ministren e MINT, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e MPJD, Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë. Rastet eklatante të kësaj Qeverie dhe eksponentëve të tyre gjatë këtij mandati që ndërlidhen me korrupsionin masiv qeveritar, janë tejet të shumta. Aferat e ambasadorit Martin Berishaj, Nagip Krasniqit të KEK-ut,  Faruk Mujkës, Ridvan Muharremit dhe Ministres Hajdari lidhur me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore që tejkalojnë 200 milionë euro, deri te raportimet e fundit të mediave për faljen e miliona borxheve të kompanive nga Ministri Liburn Aliu, vetëm sa forcojnë edhe më shumë këto konstatime të DASH-it. Fatkeqësisht, siç e keni parë, Vetëvendosja në vazhdimësi ka refuzuar kërkesat tona për themelimin e komisioneve hetimore parlamentare duke shtuar dyshimet tona të bazuara se sa thellë ishin zhytur në këto skandale”, theksoi ajo.

Deliu-Kodra potencoi se viteve të fundit Kosova ka pësuar rënie në ranglistën për lirinë e medias si pasojë e presionit nga zyrtarë të Qeverisë Kurti, të cilët përveç kërcënimeve e fushatave shpifëse ndaj gazetarëve, kanë ndërmarrë edhe veprime konkrete për të mbyllur një medium nacional.

“Kjo pasqyrë nuk i shërben të ardhmes së Kosovës dhe integrimit të saj euro-atlantik. Përkundrazi, Qeveria, përmes veprimeve të saj ka përkeqësuar edhe mirëqenien e qytetarëve edhe imazhin e vendit në botë. Për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova tashmë gjendet edhe nën sanksione ndërkombëtare me qindra-miliona euro të bllokuara. Kjo nuk është Kosova për të  cilën është punuar me vite”, tha Deliu-Kodra.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda tha se në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përshkruhet me saktësi dobësimi i përgjithshëm i nivelit të sundimit të ligjit dhe në veçanti ndërhyrjet e qeverisë në sistemin e drejtësisë.

“Disa herë në këtë raport gjendet fjalia “ndërhyrjet politike në drejtësi”. Kjo tregon qartë për përpjekjet e vazhdueshme të kësaj qeverie për të mbrojtur njerëzit e saj të korruptuar përmes ndërhyrjeve në organet e sistemit të drejtësisë. Një gjë kjo të cilën ne si PDK e kemi thënë vazhdimisht, sot ajo është konfirmuar edhe nga raporti i DASH-it. Ndërkohë, nuk është bërë asgjë për të realizuar reformat e premtuar në sistemin e drejtësisë, nuk ka filluar ende procesi i vettingut dhe kanë vazhduar shkeljet e Kushtetutës”, theksoi ai.

Gruda vuri në pah edhe problemet e shumta që ka Kosova me dhunën kundër grave dhe dhunën në familje, të cilat përmenden në raportin e DASH-it.

“Sërish vihet theksi tek dështimet e qeverisë se Kosovës për të zbatuar ligjin në mënyrë efektive. Kjo nënkupton, edhe dështimi për të ndërmarrë masat e nevojshme për të luftuar dhe parandaluar dhunën dhe vrasjen ndaj grave. Po ashtu, kanë munguar edhe programet e integrimit për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore. Nuk mund të mos përmend këtu se pasi një grua u vra dhe u shpall ditë zie, Ministrja e Drejtësisë gjeti kohë të shkoi në fushatë për tu përzier në zgjedhje në Maqedoni të Veriut. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo vazhdoi ekskursionin e saj politik edhe nëpër shtetet tjera të Evropës, Gjermani e Suedi. Kjo tregon mjaftueshëm për seriozitetin e kësaj qeverie për të trajtuar problemin e vrasjes së grave në Kosovë”, tha ai.

The post Deliu dhe Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122636
PDK: Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja https://www.gazetastop.com/pdk-kosova-ka-nevoje-per-zgjedhje-te-reja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pdk-kosova-ka-nevoje-per-zgjedhje-te-reja Fri, 19 Apr 2024 16:04:23 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122447 Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët e Kryesisë kanë përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare…

The post PDK: Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Anëtarët e Kryesisë kanë përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua Raporti që i hapë rrugë antarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Kryetari Krasniqi ka falënderuar Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), parti ku bën pjesë edhe PDK-ja, për angazhimin e madh në interes të Kosovës në çdo hap të këtij procesi.

PDK beson se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, për të cilën është punuar me vite, i shërben forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Prandaj, PDK u bën thirrje institucioneve të Kosovës që gjatë këtij muaji të lobojnë dhe koordinohen me të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë, që votimi final i Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet në muajin maj, të jetë pozitiv.

Ndërkaq, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmitimin e mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë.

PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin – i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë.

PDK, nga shkurti i këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues, ka nisur mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje të reja. Ndërkaq, me 27 mars, Kryetari Memli Krasniqi ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër të Kosovës.

The post PDK: Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122447
“Ta mbyllin mirë qytetarët muajin, me mirëqenie”: Hamza garon me kartë ekonomike, zotohet në rritje pagash https://www.gazetastop.com/ta-mbyllin-mire-qytetaret-muajin-me-mireqenie-hamza-garon-me-karte-ekonomike-zotohet-ne-rritje-pagash/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ta-mbyllin-mire-qytetaret-muajin-me-mireqenie-hamza-garon-me-karte-ekonomike-zotohet-ne-rritje-pagash Fri, 05 Apr 2024 05:54:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121886 Bedri Hamza – një figurë e perceptuar si i shquar në çështje ekonomike – veçse ka artikuluar zotimin e parë zgjedhor në terma më të thjeshtë. E ky zotim, korrespodon…

The post “Ta mbyllin mirë qytetarët muajin, me mirëqenie”: Hamza garon me kartë ekonomike, zotohet në rritje pagash appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bedri Hamza – një figurë e perceptuar si i shquar në çështje ekonomike – veçse ka artikuluar zotimin e parë zgjedhor në terma më të thjeshtë. E ky zotim, korrespodon më së shumti me CV-në e tij profesionale-politike: rritjen e pagave.

Në intervistë në Debat Plus, e dyta që nga zyrtarizimi i kandidaturës së tij për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hamza i qëndroi lëmisë së tij si lajtmotiv të vetë kësaj kandidature.

“Për shkak të inflacionit shumë vështirë që njerëzit të mbyllin muajin”.

Hamza “garantoi” se me eventualitetin e ardhjes së tij në krye të shtetit “do t’ua rrisë pagat” një numri punonjësish të sektorëve jetikë në vend: mjekëve, mësusesve, arsimatrëve, ushtarëve, policëve, zjarrëfikësve dhe shërbyesve civilë.

Për atë se ku do t’i merr paratë, Hamza tha se aty është “specializimi im”.

“Unë po ju siguroj dhe garantoj, dhe këtë e dinë edhe mjekët, edhe arsimtarët, edhe mësuesit, edhe profesorët, edhe ushtarët, edhe policët, edhe zjarrëfikësit, edhe shërbyesit civilë që do t’jua rrisë pagat sepse kanë nevojë që në fund të muajit të kenë mundësi ta kenë mirëqënien për vete dhe familjet e tyre”.

Duke i qëndruar linjës së pagave të ulëta në vend, mos rritjes së tyre, dhe trendim të rritjes së pagave hiç më larg se te fqinjtë e Kosovës, Hamza dha një lexim të drejtimit që po i qëndron qeveria kosovare.

“Në 2014 paga mesatare ka qenë 403 euro. I kam të dhënat deri më 2022, është 521 euro. Rasti i Kosovës, 29% rritje, Shqipëria në 2014, e ka pasë pagën mesatare më të vogël 325 euro, sot e ka 678 euro. Në Kosovë 29%, në Shqipëri sot më shumë se 100%. Maqedonia, në vitin 2014, 511 euro paga mesatare, sot 894, rritje për më shumë se 70%”, tha ai.

Për shkak të inflacionit enorm në vend, për Hamzën, e vërteta është se krahasuar sot me katër vjet më parë njerëzit jetojnë më rëndë nga aspekti i mirëqenies së tyre ekonomike.

“Nëse në 2019, 2018 ke ble një shportë me mallra me 100 euro, sot nevojiten më shumë se 150 euro. Në kumulativ, norma e inflacionit, viteve të fundit, është diku, vetëm për një vit ka qenë 11.6 për vitin 2022, vetëm për një vit”, tha ai.

Nëse e marrim në kumulativ, del 23.5%. Nëse e marrim shportën e konsumatorit, të shumicës qytetarëve, sepse në mesatare hyn këto të lluksit, po e marrim vetëm ushqimin, del 36.3, nëse i marrim vetëm produktet bazike, sigurisht më shumë. Kjo e ka varfëru qytetarin, sot nuk po emigrojnë vetëm ata që s’kanë punë, por edhe ata që kanë punë”, tha Bedri Hamza.

Kreu i PDK-së ‘bastin’ te Hamza

“Njeriu më i duhur në kontekstin dhe kohën e sotme”, tha Memli Krasniqi ditë më parë duke folur për Hamzën si prijës i listës zgjedhore, dhe atë duke numëruar, sipas tij, se pse është kështu.

Jam i bindur që Bedriu është i duhuri dhe më i përgatitur për sfidat që përballemi. Kur mbledhemi me familjen tona, jam i bindur që asnjë familje në Kosovë nuk flet as për draft-Statutin, as për frankogjhermanet, neni 6-7, as për largimin e kryetarëve në veri apo jo”, tha ai.

“Kjo është e vërteta. Flasin për largimin e familjarëve nga vendil. Për faturat e çmendurave të energjisë. Flasin se si e kanë të vështirë për lidhjen e muajit me muaj. Flasin se si kur t’ju smuhet dikush duhet me marrë para borxh për barna që ato nuk ekzistojnë në shërbimin publik”.

Këto janë sfida që kërkojnë zgjidhje. E këto i zgjidh dikush që ka përvojën dhe është i dëshmuar dhe që e ka dhënë provën se në situata të tilla me këtë ekonomi, ka arritur sukseset më të madha ndonjëherë”, shtoi mes tjerash Memli Krasniqi.

The post “Ta mbyllin mirë qytetarët muajin, me mirëqenie”: Hamza garon me kartë ekonomike, zotohet në rritje pagash appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121886
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër https://www.gazetastop.com/hamza-jam-me-i-mire-se-kurti-ne-qeverisje-kam-pervoje-me-shume-se-abdixhiku-haradinaj-sdo-te-jete-kryeminister/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=hamza-jam-me-i-mire-se-kurti-ne-qeverisje-kam-pervoje-me-shume-se-abdixhiku-haradinaj-sdo-te-jete-kryeminister Fri, 29 Mar 2024 07:31:23 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121680 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti, pasi tha se kudo që ka qeverisur ka dhënë rezultate më…

The post Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti, pasi tha se kudo që ka qeverisur ka dhënë rezultate më të mira.

Hamza tha se në përballje me Kurtin ka edhe ekip më të mirë, program të matshëm e racional.

“Mandati i parë është besim, por mandati i dytë e tutje do të jetë vlerësim. Do të vlerësohen për arritjet në ekonomi, për rezultate në arsim, gjendje në shëndetësi e mos të flasim për politikën e jashtme e asnjë anëtarësim në asnjë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar”, tha Hamza në Rubikon.

Kandidati i PDK-së për të parin e qeverisë foli edhe për atë se pse ai është kryeministër më i mirë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka përvojë më të gjatë në institucione.

“Jam i sigurt se kam përvojë më të gjatë në institucione, në vendimmarrje dhe si rezultat, e njoh Kosovën para luftës, pas luftës, para pavarësisë dhe prej vitit 2000 kam kontinuitet pa shkëputje në nivel lokal e qendror dhe kjo ma jep avantazhin që me ditë dhe me pas vizionin më të qartë e të saktë për të ardhmen”, tha ai.

Për sa i përket kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht se për disa kohë ishte ministër i qeverisë së tij, Hamza tha se ai këtë herë nuk do të jetë në krye të qeverisë.

“Kam respekt për të kaluarën e Haradinajt dhe familjes së tij. Kanë kontribut të madh për lirinë e vendit. Kam punuar me të. Ka qenë kryeministër në një pjesë të mandatit, ku unë kam qenë ministër i Financave. Haradinaj këtë radhë nuk do të jetë kryeministër”, tha Hamza.

Ndërsa, kritika pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku Hamza tha se në disa raste nuk e ka luajtur rolin e saj unifikues si presidente e vendit.

Ai tha se Osmani për disa vite me radhë, ka qenë blanko përkrahëse e politikave të Qeverisë Kurti.

“Mendoj që presidentja, derisa të jetë në këtë pozitë mund ta ketë bindjen e vet politike, por kur të kalon në këtë rol, duhet të sillet në përputhje me Kushtetutën dhe e barabartë për të gjithë. Në momente të caktuara është dashur ta marrë rolin që i takon si presidente”, tha ai.

The post Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121680
PDK voton kryesinë e re – pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie https://www.gazetastop.com/pdk-voton-kryesine-e-re-pesojne-ndryshime-ne-pozita-disa-prej-figurave-te-njohura-te-kesaj-partie/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pdk-voton-kryesine-e-re-pesojne-ndryshime-ne-pozita-disa-prej-figurave-te-njohura-te-kesaj-partie Thu, 28 Mar 2024 13:40:23 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121660 Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të Kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në…

The post PDK voton kryesinë e re – pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të Kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Sipas njoftimit për media thuhet se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.

“Si pjesë të rëndësishme për rritje dhe fuqizim të partisë janë edhe aderimet e kuadrove të ri profesional të cilët tashmë kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, e do të vazhdojnë edhe më tej në ditët në vijim, siç ishte rasti me gjenerallejtënant Rrahman Rama”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Krasniqi.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.

Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:

1. Memli Krasniqi, Kryetar

2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme

3. Bedri Hamza, Nënkryetar

4. Uran Ismaili, Nënkryetar

5. Agim Aliu, Nënkryetar

6. Shaqir Totaj, Nënkryetar

7. Besianë Musmurati, Nënkryetare

8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare

9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore

10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje

11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare

12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa

13. Enver Hoxhaj

14. Rrahman Rama

15. Jakup Nura

16. Sokol Bashota

17. Evgjeni Thaçi – Dragusha

18. Nexhat Demaku

19. Besa Kabashi – Ramaj

20. Zenun Pajaziti

21. Valdete Idrizi

22. Elmi Reçica

23. Mërgim Lushtaku

24. Ferat Shala

25. Fehmi Mujota

26. Petrit Hajdari

27. Eliza Hoxha

28. Ganimete Musliu

29. Blerta Deliu – Kodra

30. Ariana Musliu – Shoshi

31. Floretë Zejnullahu

32. Blerand Stavileci

33. Luljeta Veselaj – Gutaj

34. Muhamet Haliti

35. Kujtim Gashi

36. Safete Hadërgjonaj

37. Genc Prelvukaj

38. Kurtan Kajtazi

39. Bekim Azizi

40. Përparim Gruda

41. Arben Mustafa

42. Aurora Osmani – Buca

43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK

Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza

Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së. 

The post PDK voton kryesinë e re – pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121660
Krasniqi: Zgjedhjet të mbahen më 9 qershor https://www.gazetastop.com/krasniqi-zgjedhjet-te-mbahen-me-9-qershor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=krasniqi-zgjedhjet-te-mbahen-me-9-qershor Wed, 27 Mar 2024 20:51:14 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121625 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga studio e “Pressingut” të T7, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Unë po e…

The post Krasniqi: Zgjedhjet të mbahen më 9 qershor appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga studio e “Pressingut” të T7, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë  mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”.

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

The post Krasniqi: Zgjedhjet të mbahen më 9 qershor appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121625
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër https://www.gazetastop.com/bedri-hamza-kandidati-i-pdk-se-per-kryeminister/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bedri-hamza-kandidati-i-pdk-se-per-kryeminister Wed, 27 Mar 2024 16:39:43 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121617 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës. Kryetari Krasniqi, në një konferencë…

The post Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Kryetari Krasniqi, në një konferencë për media, tha se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.

“Unë, sot jam krenar dhe shumë i lumtur që ta prezantoj para jush Bedri Hamzën, kandidatin tonë për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Njeriu që do ta ringjallë ekonominë tonë, njeriun që do ta udhëheqë ekipin më të denjë për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Bedriu është i dëshmuar, është i provuar, është i përkushtuar dhe i gatshëm. Bedri Hamza është njeriu i duhur për këtë detyrë. Arritjet e tij në të kaluarën si Ministër i Financave, si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovë, por edhe të arriturat e tanishme si Kryetar i Mitrovicës, flasin më së miri për punën e tij. Në secilën detyrë publike, Bedriu ka shkëlqyer dhe ka lënë prapa rezultatet të mëdha. Ai ka dëshmuar se gjithmonë i ka shërbyer të mirës së përbashkët dhe është siguruar që askush të mos mbetet prapa”, tha ai.

Duke kërkuar që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, sepse është dëshmuar se çdo ditë e Qeverisë Kurti në pushtet është ditë e humbur për Kosovën, Krasniqi tha se modelit aktual të udhëheqjes nga një njeri, PDK do t’i vë përballë modelin e udhëheqjes nga një ekip. 

“Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Megjithatë, të dashur bashkëqytetarë, sot nuk është koha për dëshpërim apo dorëzim. Është koha për veprim, për bashkim dhe për vendosmëri të palëkundur për të mundësuar ringjalljen e Kosovës, rikthimin e besimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Në këtë fushë do të jetë edhe beteja për qeverinë e re. Për ta ndaluar rënien e mëtejme dhe për të sjellë prosperitet për të gjithë, pa dallim”, shtoi ai.

Kryetari Krasniqi tha se një detyrë e tillë artë kërkon qëndrueshmëri, përkushtim, transparencë, drejtësi, por mbi të gjitha përvojë dhe kompetencë. 

“Kjo detyrë kërkon në ballë një shërbyes publik të dëshmuar, me përvojë, dhe të përkushtuar për të rikthyer Kosovën në binarët e zhvillimit. Një udhëheqës që kurrë nuk është lëkundur në besnikërinë dhe angazhimin e tij ndaj shtetit tonë. Një lider që u ofron qytetarëve para-shikueshmëri dhe siguri. Dhe Kosova e ka një personalitet të tillë”, potencoi ai.

Krasniqi tha se ky vendim nuk nënkupton se ai si Kryetar i partisë po e shmang një përgjegjësi, por sot Kosova është në udhëkryq mbi të gjitha për shkak të ekonomisë së rënduar e të stagnuar, theksoi se pesha e vendimeve tona definon fatin e saj.

“Gjithmonë e kam parë veten si një lider politik i cili mundëson frymën e bashkëpunimit dhe suksesit, pa konsideruar ambicien personale si prioritet. Sepse, sot nuk është koha e ambicieve personale. Sot nuk është koha e protagonizmave liderist. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Kjo është mënyra se si unë e perceptojmë shërbimin publik. Ne jemi këtu për të shërbyer, jo për të na shërbyer. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri. Unë dhe PDK jemi të përkushtuar për këtë qëllim. Kjo është arsyeja pse sot e shpalli Bedri Hamzën si kandidatin tonë për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Përtej PDK-së, Bedriu na bashkon të gjithëve. Dhe Bedriu do të punojë për të gjithë. Unë dhe të gjithë ne në PDK, e jam i bindur se edhe shumë qytetarë, përtej dallimeve politike, do të punojmë shumë për t’u siguruar se Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, theksoi kryetari Krasniqi.

Nga ana tjetër, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se ndjehet i lumtur dhe i nderuar për besimin e dhënë nga kryetari Krasniqi dhe strukturat e partisë, duke u zotuar se do ta respektojë pavarësinë institucionale, të ngris ekonominë e vendit dhe do t’i ruajë e kultivojë raportet e mira me aleatët ndërkombëtarë.

“Kosovës i duhet paqja, stabiliteti, i duhet hapja e perspektivës, ku njerëzit në Kosovë do të kenë punë, do të jenë të paguar dhe do të kenë mundësi që të realizojnë të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Jo ta kenë opsion migrimin, por ta kenë qëllim shkollimin, zhvillimin, punësimin dhe jetesën në Kosovë”, tha Hamza.

Ai shtoi se programi i tij do të jetë i matshëm, konkret dhe mbi të gjitha me një ekip dhe punë ekipore, që garanton suksesshëm zbatimin e tij. 

“Në këtë rrugëtim, do të jemi të përkushtuar për të dëgjuar dhe përfaqësuar interesat e çdo qytetari të Kosovës, pa dallim”, tha Hamza. 

The post Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121617
Rrahman Rama anëtarësohet në PDK https://www.gazetastop.com/rrahman-rama-anetaresohet-ne-pdk/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rrahman-rama-anetaresohet-ne-pdk Tue, 26 Mar 2024 14:43:25 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121563 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtnënant Rrahman Ramën. Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke…

The post Rrahman Rama anëtarësohet në PDK appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtnënant Rrahman Ramën.

Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja.

“Gjenerallejtnënant Rrahman Rama, ka një jetë kushtuar përpjekjeve për çlirim dhe shtetndërtim.  Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Shalës më 1998-99. Komandant i TMK-së pas luftës në Kosovë. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën lidershipin e të cilit kjo forcë gëzoi ditët e saj më të mira. Një komandant që ndërtoi ura të fuqishme bashkëpunimi në shërbim të forcimit të ushtrisë tonë me të gjithë aleatët tanë, posaçërisht SHBA-të. Një personalitet që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ushtrinë zyrtare të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, Rrahman Rama tha se misioni jetësor dhe krenaria e tij më e madhe është shërbimi ndaj Kosovës dhe largimi i tij nga FSK-ja, ishte përmbushje e misionit të tij ushtarak, por jo për t’i shërbyer atdheut.

“Sot, po i bashkohem shtëpisë së madhe politike – Partisë Demokratike të Kosovës, për t’i shërbyer vendit në një cilësi tjetër. PDK është parti shtetformuese e shtetndërtuese, e cila Republikën e Kosovës e ka të shenjtë dhe nuk mund ta lë në mëshirë të fatit, pavarësisht pozicionit të saj. Sidomos në një periudhë të tillë të vështirë, kur sfidat e vendit tonë janë të shumta. E posaçërisht, sfidat në fushën e sigurisë. Sot, detyrë e secilit prej nesh është që me të gjitha kapacitetet tona të angazhohemi për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje, e së bashku të ecim përpara në rrugën drejt fuqizimit të shtetit dhe përparimit e integrimit të tij. Për Kosovën jemi bashkë”, shtoi Rama.

The post Rrahman Rama anëtarësohet në PDK appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121563
Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim https://www.gazetastop.com/krasniqi-ne-trevjetorin-e-qeverise-kurti-tri-vjet-mashtrim/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=krasniqi-ne-trevjetorin-e-qeverise-kurti-tri-vjet-mashtrim Fri, 22 Mar 2024 12:05:45 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121422 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e emërimit të saj. Krasniqi ka postuar një video material përmes…

The post Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e emërimit të saj.

Krasniqi ka postuar një video material përmes së cilës ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Krasniqi ka thënë se, mbi të gjitha, këto tre vjet kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij, “duke u sjell shumë dëme shtetit dhe qytetarëve”.“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

The post Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121422