S’kalon propozimi i PDK-së që të diskutohet për raportin e DASH-it

Nuk ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që në seancën e Kuvendit të enjten të futet në rend dite diskutimi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. 

Megjithëse pro saj ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), propozimi u pamundësua meqë deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër ndryshimit të rendit të ditës. 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dy raportet e fundit ndërkombëtare për Kosovën.  Sipas Tahirit, këto raporte shpërfaqin një gjendje të zymtë dhe aspak të mirë të Kosovës. 

E, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se raporti i DASH-it ka gjetur shumë shkelje. Ai ka përmendur çështjen e lirisë së mediave dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.