Vali Corleone Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/vali-corleone/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 01:20:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Vali Corleone Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/vali-corleone/ 32 32 “I thash më gjuaj qika ime”, Vali Corleone flet për herë të parë pas plagosjes https://www.gazetastop.com/i-thash-me-gjuaj-qika-ime-vali-corleone-flet-per-here-te-pare-pas-plagosjes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=i-thash-me-gjuaj-qika-ime-vali-corleone-flet-per-here-te-pare-pas-plagosjes Fri, 12 Aug 2022 18:18:10 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76821 Në orët e para të mëngjesit të së enjtës, u plagos Prince Valentino Corleone në shtëpinë e tij në Gjilan. Lidhur me këtë rast është arrestuar një vajzë 22-vjeçare (A.S)…

The post “I thash më gjuaj qika ime”, Vali Corleone flet për herë të parë pas plagosjes appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në orët e para të mëngjesit të së enjtës, u plagos Prince Valentino Corleone në shtëpinë e tij në Gjilan.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një vajzë 22-vjeçare (A.S) e cila dyshohet se e ka plagosur Valin.

 Ditën e sotme Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehures.

“Po jam i plagosur nga vazja që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistolet me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe I thash qikes me gjuaj tani! Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë I thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogel jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas hsumë gjakderdhe por faleminderit doktorave professional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për Express.

Po ashtu, ai njoftoi se tani është në shtëpinë e tij duke u shëruar nga plagët dhe se është liruar nga spitali.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali I Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”, tha Vali.

The post “I thash më gjuaj qika ime”, Vali Corleone flet për herë të parë pas plagosjes appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76821
Gjykata merr vendim për Anita Sylën, të dyshuarën për plagosen e Vali Corleones https://www.gazetastop.com/gjykata-merr-vendim-per-anita-sylen-te-dyshuaren-per-plagosen-e-vali-corleones/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gjykata-merr-vendim-per-anita-sylen-te-dyshuaren-per-plagosen-e-vali-corleones Fri, 12 Aug 2022 12:20:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76813 Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Anita Sylës, të dyshuarës për plagosjen me armë zjarri ndaj Vali Corleones, shkruan Insajderi. Gazeta Insajderi ka raportuar…

The post Gjykata merr vendim për Anita Sylën, të dyshuarën për plagosen e Vali Corleones appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Anita Sylës, të dyshuarës për plagosjen me armë zjarri ndaj Vali Corleones, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje ekskluzivisht për 22 vjeçaren nga Gjilani e cila njihej si e dashura e Corleones dhe bashkëjetonte me të tash e një kohë.

22-vjeçarja plagos Vali Corleonen

Syla derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri duke e goditur Corleonen në këmbën e djathtë të këmbës,

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S.

Kjo është vazja që plagosi Vali Corleone

Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

The post Gjykata merr vendim për Anita Sylën, të dyshuarën për plagosen e Vali Corleones appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76813
Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi Vali Corleonen https://www.gazetastop.com/kerkohet-paraburgim-per-22-vjecaren-qe-plagosi-vali-corleonen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kerkohet-paraburgim-per-22-vjecaren-qe-plagosi-vali-corleonen Thu, 11 Aug 2022 13:17:14 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76745 Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino…

The post Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi Vali Corleonen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone.

E njëjta po dyshohet për dy vepra penale: Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Corleone ka pësuar plagë në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar nga ky spital.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

The post Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi Vali Corleonen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76745
Denoncimi ndaj Anita Sylës, përshkruhet ngjarja në shtëpinë e Vali Corleones https://www.gazetastop.com/denoncimi-ndaj-anita-syles-pershkruhet-ngjarja-ne-shtepine-e-vali-corleones/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=denoncimi-ndaj-anita-syles-pershkruhet-ngjarja-ne-shtepine-e-vali-corleones Thu, 11 Aug 2022 11:15:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76726 Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten Anita Sylën rreth orës 04:16 nën dyshimin për tentim-vrasje ndaj Princvalentino Corleones. Paparaci ka siguruar kallëzimin penal të ngritur nga Prokuroria Themelore në…

The post Denoncimi ndaj Anita Sylës, përshkruhet ngjarja në shtëpinë e Vali Corleones appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten Anita Sylën rreth orës 04:16 nën dyshimin për tentim-vrasje ndaj Princvalentino Corleones. Paparaci ka siguruar kallëzimin penal të ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj 22-vjeçares ku përshkruhet krejt ngjarja dhe mes tjerash thuhet se e ka plagosur aksidentalisht Corleonen në shtëpinë e tij në Gjilan. Prezente kishte qenë edhe një grua nga Serbia.

Syla që është bërë e ditur se nuk ka të kaluar kriminale, dyshohet se sot diku rreth orës 03:45 ka plagosur Corleonen në dhomën e ndejës dhe e ka lënduar atë në gjurin e këmbës së djathtë. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij te lagjja Dardania I në Komunën e Gjilanit.

E shtëna me armë zjarri e cila dyshohet se është bërë aksidentalisht nga Anita Syla pas një deklarate të Corleones – është shoqëruar në polici bashkë me një dëshmitare tjetër, që vjen nga Serbia dhe me shtetësi të po të njëjtit shtet.

Në kallëzimin penal që e posedon Paparaci bëhet e ditur se plaga e shkaktuar ndaj Corleones ishte tejshpuese, por pa rrezik për jetë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij, pas lirimit nga Spitali Regjional i Gjilanit.

Ai gjatë bisedës me Policinë në Gjilan ka sqaruar se ishte plagosur aksidentalisht nga Anita Syla, e cila bashkëjeton me të, raporton Paparaci.

Po ashtu, në bazë të intervistës verbale të policisë me të dyshuarën e kësaj ngjarje, është kuptuar prej saj se ajo ka qenë personi që në mënyrë aksidentale është plagosur Princvalentino Corleone.

Të dy intervistat e të lartpërmendurve janë zhvilluar në intervalin kohor 08:30-08:45.

Njësia e krim-teknikës ka ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë që dyshohet se është kryer vepra penale së bashku me municionin përkatës.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për veprën “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë. /Paparaci.com/

The post Denoncimi ndaj Anita Sylës, përshkruhet ngjarja në shtëpinë e Vali Corleones appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76726
Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun https://www.gazetastop.com/vajza-qe-plagosi-vali-corleonen-kishte-pasur-probleme-edhe-me-morena-tarakun/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vajza-qe-plagosi-vali-corleonen-kishte-pasur-probleme-edhe-me-morena-tarakun Thu, 11 Aug 2022 11:08:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76723 Personazhi i njohur kosovar, Princ Valentino Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media. Anita Syla, e dashura e…

The post Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Personazhi i njohur kosovar, Princ Valentino Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Anita Syla, e dashura e Vali Corleone, është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e figurës kontraverse të show-bizit.

Syla e quante vetën si “Vajza e Corleones”, ku ajo në të kaluarën kishte pasur probleme me këngëtaren e njohur kosovare, Morena Taraku./Gazetaexpress

The post Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76723
Kjo është vazja që plagosi Vali Corleone https://www.gazetastop.com/kjo-eshte-vazja-qe-plagosi-vali-corleone/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kjo-eshte-vazja-qe-plagosi-vali-corleone Thu, 11 Aug 2022 09:27:28 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76714 Anita Syla, e dashura e Vali Corleone, është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e figurës kontraverse të show-bizit. Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes, tha Policia…

The post Kjo është vazja që plagosi Vali Corleone appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Anita Syla, e dashura e Vali Corleone, është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e figurës kontraverse të show-bizit.

Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

E dyshuara për rastin është Anita Syla, e moshës rreth 22-vjeçe, ka raportuar sot Insajderi. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit.

22-vjeçarja plagos Vali Corleonen

Policia ka konfiskuar një armë pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë..

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për ‘vrasje në tentativë’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë”, tha Policia.

Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan është duke i hetuar rrethanat e incidentit.

The post Kjo është vazja që plagosi Vali Corleone appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76714
22-vjeçarja plagos Vali Corleonen https://www.gazetastop.com/22-vjecarja-plagos-vali-corleonen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=22-vjecarja-plagos-vali-corleonen Thu, 11 Aug 2022 07:49:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76704 Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur Princ Valentino Corleone, raporton Express. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin…

The post 22-vjeçarja plagos Vali Corleonen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur Princ Valentino Corleone, raporton Express.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës rreth moshës 22-vjeçare, e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

The post 22-vjeçarja plagos Vali Corleonen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76704
Arrestohet Vali Corleone https://www.gazetastop.com/arrestohet-vali-corleone/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=arrestohet-vali-corleone Tue, 22 Mar 2022 09:02:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=69751 ‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit. Ai dyshohet se ka kanosur babanë e tij derisa ishin në shtëpinë e tyre. Lajmin e ka konfirmuar…

The post Arrestohet Vali Corleone appeared first on Gazeta Stop.

]]>
‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit. Ai dyshohet se ka kanosur babanë e tij derisa ishin në shtëpinë e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi  M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre.

I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë Ismet Hashani për Express.

The post Arrestohet Vali Corleone appeared first on Gazeta Stop.

]]>
69751