Kjo është vazja që plagosi Vali Corleone

Anita Syla, e dashura e Vali Corleone, është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e figurës kontraverse të show-bizit.

Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

E dyshuara për rastin është Anita Syla, e moshës rreth 22-vjeçe, ka raportuar sot Insajderi. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit.

22-vjeçarja plagos Vali Corleonen

Policia ka konfiskuar një armë pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë..

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për ‘vrasje në tentativë’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë”, tha Policia.

Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan është duke i hetuar rrethanat e incidentit.