Gjykata merr vendim për Anita Sylën, të dyshuarën për plagosen e Vali Corleones

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Anita Sylës, të dyshuarës për plagosjen me armë zjarri ndaj Vali Corleones, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje ekskluzivisht për 22 vjeçaren nga Gjilani e cila njihej si e dashura e Corleones dhe bashkëjetonte me të tash e një kohë.

22-vjeçarja plagos Vali Corleonen

Syla derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri duke e goditur Corleonen në këmbën e djathtë të këmbës,

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S.

Kjo është vazja që plagosi Vali Corleone

Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Vajza që plagosi Vali Corleonen kishte pasur probleme edhe me Morena Tarakun

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).