Zhitia Turist Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/zhitia-turist/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 01:24:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Zhitia Turist Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/zhitia-turist/ 32 32 Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni https://www.gazetastop.com/udhetaret-nga-kosova-te-aksidentuar-ne-serbi-nisen-per-ne-slloveni/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=udhetaret-nga-kosova-te-aksidentuar-ne-serbi-nisen-per-ne-slloveni Wed, 12 Jan 2022 07:33:37 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=65688 Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.…

The post Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.

Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi, disa të lënduar

“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.

Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.

Qeveria e Kosovës: Në aksidentin në Serbi janë lënduar 9 udhëtarë

Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Qeveria njoftoi se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.

Flet pronari i autobusit të aksidentuar në Serbi

“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

The post Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni appeared first on Gazeta Stop.

]]>
65688