ZRRE Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/zrre/ Ndalo për lajmin e parë! Mon, 15 Apr 2024 07:03:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png ZRRE Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/zrre/ 32 32 Kush përfiton nga ulja e çmimit të rrymës? https://www.gazetastop.com/kush-perfiton-nga-ulja-e-cmimit-te-rrymes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kush-perfiton-nga-ulja-e-cmimit-te-rrymes Mon, 15 Apr 2024 07:02:28 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122217 Më 02.04.2024 Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur për ulje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë për bllokun me konsum mbi 800 kWh dhe 3% për…

The post Kush përfiton nga ulja e çmimit të rrymës? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Më 02.04.2024 Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur për ulje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë për bllokun me konsum mbi 800 kWh dhe 3% për konsumatorët komercialë dhe industrialë.

Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së në emisionin “Kallxo Përnime” theksoi se ulja e tarifave vlen vetëm për konsumatorët të cilët shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrikë në muaj dhe për bizneset.

“Zbritja e energjisë elektrike vlen vetëm për konsumatorët me konsum mbi 800 kWh dhe për biznese”- tha ai.

Fejzullahu tha se konsumatorët shtëpiakë nuk përfitojnë zbritje por që ata paguajnë nën koston e furnizimit.

Kryesuesi i bordit të ZRRE-së tha se vendosja e bllok-tarifës prek vetëm 25% të konsumatorëve në Kosovë.

“Në çdo shqyrtim kompanitë kërkojnë rritje të energjisë meqenëse se ata synojnë rritjen e profitit për ne duhet ta reflektojmë koston me furnizim me energji elektrike.  Në këtë vit është vendosur edhe bllok-tarifa. Bllok-tarifa i ka prekur rreth 25% të konsumatorëve kur është vendosur 70% janë të paprekur” – tha ai.

Fejzullahu kujtoi se heqja e bllok-tarifave në vitin 2017 u përcoll me rritje enorme të konsumit të energjisë elektrike.

“Kur është hequr bllok-tarifa në vitin 2017 kemi pasë një rritje të enorme të konsumit të energjisë që është në kundërshtim me direktivën e BE-së dhe për ambientin sepse kemi pasur nxitje enorme. 41% kemi pasur rritje në momentin që është hequr bllok-tarifa” – tha ai.

Kryesuesi i bordit të ZRRE-së tha se mbi 90% e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga termocentralet, jetëgjatësia teknike e të cilave është tejkaluar.

Ndërsa thekoi se kriza energjetike është në rënie duke reflektuar edhe në uljen e çmimit të importit të energjisë elektrike në Europë.

The post Kush përfiton nga ulja e çmimit të rrymës? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122217
Zbritja e rrymës për 8% nga ZRRE konsiderohet simbolike https://www.gazetastop.com/zbritja-e-rrymes-per-8-nga-zrre-konsiderohet-simbolike/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zbritja-e-rrymes-per-8-nga-zrre-konsiderohet-simbolike Sat, 13 Apr 2024 06:45:57 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122151 Ulja e çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) për 8 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë dhe gjithë konsumatorët e tjerë biznesorë,…

The post Zbritja e rrymës për 8% nga ZRRE konsiderohet simbolike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ulja e çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) për 8 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë dhe gjithë konsumatorët e tjerë biznesorë, industrial dhe ndriçimit publik me 3%, nga njohësit ekonomik po konsiderohet si e pa mjaftueshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, duke marr parasysh ngritjet e çmimeve e krizat e shumta që qytetaret e vendit janë duke u përballur, kjo ulje është me shumë simbolike. 

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka thënë vendi e ka humbur betejën energjetike para 20 vitesh kur ka qenë mundësia për të prodhuar, për të investuar e për të shtuar kapacitete prodhuese në Kosovë.

Ai ka shtuar se edhe pse Kosova është vend i pasur me thëngjilli, është vend që importon energji elektrike.

“E vërteta më e hidhur sa i përket energjetikës në Kosovë është fakti që Kosova e ka humbur betejën energjetike para 15-20 viteve kur ka pasur mundësi për të prodhuar apo për të investuar, për të shtuar kapacitete prodhuese në Kosovë. Sa i bëhet nder Kosovës në qoftë se sot i thuhet se është vendi me i pasur me thëngjilli dhe jemi importues të energjisë elektrike, ju e dini se sa është sfiduese çmimi në BERZhA ndërkombëtare, kur krejt kësaj sot i shtohet fakti që në Evropë një ndër krimet më të mëdha, proceset me korruptive në Evropë është çështja e energjetikës. Atëherë defenitivisht Kosova e ka humbur këtë betejë në të kaluarën fal fuqisë së mafisë energjetike në Ballkanin Perëndimore”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka thënë se nëse shihen ngritjet drastike të energjisë elektrike nga viti 2021 në vitin 2024, kjo ulje është më shumë lojë numrash dhe se çmimi është i njëjte.

“Në Kosovë në vend që të jemi eksportues i energjisë elektrike, në jemi të varur nga importi, në këtë drejtim duhet gjithmonë të tërhiqet një paralele e çmimit të energjisë elektrike mesë vitit 2021-2023 dhe 2024 dhe në qoftë se e shihni këtë ngritje drastike nga viti 2021 deri në vitin 2023, pothuaj se është shumë më tepër një lojë me numra, shumë më tepër një tentativë për tu sensibilizuar opinioni e qytetareve. Mirëpo mund të  garantohet se çmimi është pothuajse i njëjtë, përkundër asaj që thuhet në konferenca për media për lirim të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh faktin që eksportet e Kosovës janë duke u tkurrur, faktin që buxheti familjarë është në tkurrje e sipër, duke pasur parasysh inflacionin, që nëse bëjmë krahasimin e viti 2021 dhe 2023, 100 euro të vitit 2021 në vitin 2023 kanë vlerë 65 euro. Është vërtetë koha kur duhet që të mendohet për qytetarët me tepër se sa për politik, pushtete dhe pozitë”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se zbritja prej 8 për qind është më shumë një numër simbolik, sipas tij, kosovarët energjinë elektrike e paguajnë më së shtrenjte në Ballkan.

“Së pari tarifimi mbi 800 dhe ndër 800 është kudër të drejtave të njeriut sepse askund në botë nuk është që duhet të tatimohet më shumë se që shpenzon. Përkundrazi merr subvencion ai që shpenzon çdo produkt kjo vetëm në Kosovë praktikohet dhe është praktikë e keqe. Së dyti zbritja prej 8% është më shumë simbolik se sa është diçka një vlerë që mund të theksohet prandaj kjo është vetëm sa për të thënë që kanë bërë disa hapa në zbritje në qofte edhe për konsumatorë që janë mbi 800 në qoftë edhe për biznese që është 3 për qind. Prandaj energjinë Kosova dhe kosovarët e paguajnë më së shtrenjte në Ballkan”, ka thënë ai.

The post Zbritja e rrymës për 8% nga ZRRE konsiderohet simbolike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122151
ZRRE obligon shërbimet e shpërndarjes t’i kompensojnë qytetarët që paguan për rrymën në veri https://www.gazetastop.com/zrre-obligon-sherbimet-e-shperndarjes-ti-kompensojne-qytetaret-qe-paguan-per-rrymen-ne-veri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zrre-obligon-sherbimet-e-shperndarjes-ti-kompensojne-qytetaret-qe-paguan-per-rrymen-ne-veri Fri, 05 Apr 2024 12:02:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121899 Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur të premten ka ndërmarr veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëj me…

The post ZRRE obligon shërbimet e shpërndarjes t’i kompensojnë qytetarët që paguan për rrymën në veri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur të premten ka ndërmarr veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëj me kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, për periudhën kohore nga 06 shkurt 2012 deri më  20 tetor 2017.

“Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06 shkurt 2012 deri më datën 20 tetor 2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve thuhet se do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në mars të këtij viti ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me të cilin ishte vërtetuar edhe vendim i Apelit e ai i Themelores lidhur me faturimin e energjisë së shpenzuar në veri, në faturat e qytetarëve të tjerë.

Vendimet të cilat janë vërtetuar nga Kushtetuesja e obligojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës me 40 milionë e 885 mijë euro.

The post ZRRE obligon shërbimet e shpërndarjes t’i kompensojnë qytetarët që paguan për rrymën në veri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121899
Lirohet çmimi i rrymës për bllok-tarifën mbi 800 KWh https://www.gazetastop.com/lirohet-cmimi-i-rrymes-per-bllok-tarifen-mbi-800-kwh/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=lirohet-cmimi-i-rrymes-per-bllok-tarifen-mbi-800-kwh Tue, 02 Apr 2024 13:06:00 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121803 Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, ka miratuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë të martën. Deri…

The post Lirohet çmimi i rrymës për bllok-tarifën mbi 800 KWh appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, ka miratuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë të martën.

Deri më 1 prill, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e lartë (të ditës) dhe 6.81 centë për tarifën e ulët (atë të natës).

Me zbritje çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.

Tarifat e reja vlejnë për periudhën nga 1 prilli 2024.

Sipas të dhënave të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Kur çmimi i energjisë elektrike ishte shtrenjtuar rreth dy vite më parë, për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovatë energji për muaj, për orë ishte caktuar tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent.

The post Lirohet çmimi i rrymës për bllok-tarifën mbi 800 KWh appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121803
Kushtetuesja e konfirmon: Mbi 40 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve që paguajtën rrymë për veriun https://www.gazetastop.com/kushtetuesja-e-konfirmon-mbi-40-milione-euro-do-tu-kthehen-qytetareve-qe-paguajten-rryme-per-veriun/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kushtetuesja-e-konfirmon-mbi-40-milione-euro-do-tu-kthehen-qytetareve-qe-paguajten-rryme-per-veriun Mon, 11 Mar 2024 13:52:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120996 Më se 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve të cilët kishin paguar rrymën për serbët në veri bazuar në një vendim të marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë…

The post Kushtetuesja e konfirmon: Mbi 40 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve që paguajtën rrymë për veriun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Më se 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve të cilët kishin paguar rrymën për serbët në veri bazuar në një vendim të marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Tashmë vendimi ka marrë formën përfundimtare, pasi një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka gjetur asnjë shkelje në vendimin e Themelores, Apelit dhe Supremes.

“Rrjedhimisht, Gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, dhe në veçanti duke u bazuar në interpretimin e dhënë përmes Aktgjykimeve të gjykatave të rregullta të kontestuara para Gjykatës, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese.

“Në vijim, për sa i përket ndërlidhjes së pretendimeve të Zyrës për Rregullatorin për Energji me të gjeturat e Gjykatës në Aktgjykimin KO93/21 , me parashtrues Blerta Deliu-Kodra dhe 12 deputetë të tjerë, Aktgjykimi sqaron që ky rast dallon në mënyrë përmbajtjesore nga rrethanat e rastit konkret, ndër tjerash, sepse në rastin KO93/21, Gjykata kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e Rekomandimeve [Nr.08-R-01] të 6 majit 2021 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas të cilave (i) ishte autorizuar KOSTT që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër (4) komuna të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen “nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”; dhe (ii) ishte detyruar Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, në bashkëpunim me palët përgjegjëse, për faturimin e konsumatorëve në katër (4) komunat përkatëse me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

“Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykimin KO93/21, Gjykata, kishte konstatuar që akti i kontestuar i Kuvendit nuk është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të Kushtetutës, ndër tjerash, sepse dallimi në trajtimin e konsumatorëve të energjisë elektrike në bazë të vendbanimit, (i) ndjektë qëllimin legjitim të zbatimit të marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, përkatësisht Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike; dhe (ii) ishte i natyrës së përkohshme. Marrë parasysh dispozitat ligjore, qëllimin legjitim dhe përkohshmërinë e aktit të kontestuar të Kuvendit, përfshirë detyrimin e Qeverisë që të adresojë çështjet që ndërlidhen me sistemin përkatës të faturimit, Gjykata kishte vlerësuar që i njëjti ishte proporcional me qëllimin e ndjekur”, bëhet e ditur më tutje.

The post Kushtetuesja e konfirmon: Mbi 40 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve që paguajtën rrymë për veriun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120996
Në prill mund të shtrenjtohet përsëri rryma https://www.gazetastop.com/ne-prill-mund-te-shtrenjtohet-perseri-rryma/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ne-prill-mund-te-shtrenjtohet-perseri-rryma Mon, 12 Feb 2024 16:02:19 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119819 Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) tashmë ka përfunduar raportet konsultative për të hyrat e rregulluara për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS), Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO) dhe…

The post Në prill mund të shtrenjtohet përsëri rryma appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) tashmë ka përfunduar raportet konsultative për të hyrat e rregulluara për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS), Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO) dhe Operatorin e Sistemit të Transimisionit dhe Tregut (KOSTT) për vitin 2024, të cilat priten të aprovohen së shpejti.

Në aplikacionet që ka dorëzuar KEDS dhe KESCO, ata kanë parashikuar një rritje të shpenzimeve operative, duke shpjeguar se do të rrisin pagat e punëtorëve për 15%. Këtë ia faturojnë demoralizimit të punëtorëve, pas rritjes së pagave prej 15% nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), gjeneruesi më i madh në Kosovë, për punëtorët e vet.

“Gjenerimi në fund të vitit 2023, rriti sërish pagat për afro 15%, duke rritur edhe më shumë dallimin ndërmjet punëtorëve të të njëjtit sektor. Ky dallim po i demotivon punëtorët profesional duke i detyruar ata të lëvizin kundrejt kompanive private, KEK dhe KOSTT, paga mesatare e të cilëve është dukshëm më e lartë”, thuhet në aplikacionin e tyre, ku thonë se do t’i rrisin edhe ata pagat për 15%.
E zgjidhjen në këtë situatë e kanë bërë duke rritur kostot operative, që rrjedhimisht do të rrisin edhe çmimin e energjisë elektrike, pasi ato do t’i faturojnë shtesë në fatura dhe nuk do t’i heqin nga fitimi i përgjithshëm.

Mirëpo, në raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, thuhet që një gjë e tillë nuk do të lejohet. Megjithatë, sipas ZRrE’së, rritja e pagave do të lidhet me normën e rritjes së inflacionit në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga Eurostat, që është 5.41%, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Nëse nuk do të ketë ankesa, deri më 21 shkurt dhe të ndryshohet, atëherë kjo do të ketë efekt në fatura, meqë do të rrisë koston operative për 1.14 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje në fatura do të nis të paguhet nga 1 prilli i vitit 2024.

Për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) të hyrat maksimale të lejuara do të jenë 128.84 milionë euro, apo 20 milionë euro më pak se që ka propozuar vetë kompania.

Sipas raporteve të njëjta të ZRRE-së, një ulje e çmimit do të jetë edhe në çmimin e rregulluar për blerje të energjisë. Derisa më 2023, një megavat ishte paraparë nga që të blihej nga Furnizuesi i Shërbimit Universal me 157 euro, për vitin 2024 kanë planifikuar ta blejnë me 133 euro për MW. Por, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paraparë që çmimi të jetë 105 euro për megavat, sipas reporterit.

Çmimi aktual i energjisë elektrike në Kosovë ndahet në bllok-tarifa, nën dhe mbi 800kW të shpenzuara.

Për ata nën 800kW, tarifa e lartë është 7.79 cent, kurse tarifa e ulët 3.34 cent. Kurse për qytetarët që shpenzojnë mbi 800kW, tarifa e lartë është 14.45 cent dhe tarifa e ulët 6.81 cent.

The post Në prill mund të shtrenjtohet përsëri rryma appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119819
Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri? https://www.gazetastop.com/faturat-e-mistershme-kush-po-e-paguan-rrymen-ne-veri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=faturat-e-mistershme-kush-po-e-paguan-rrymen-ne-veri Fri, 09 Feb 2024 19:18:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119707 Qytetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës thonë se nuk kanë pranuar fatura të energjisë elektrike për muajin janar, ani pse Qeveria e Kosovës…

The post Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Qytetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës thonë se nuk kanë pranuar fatura të energjisë elektrike për muajin janar, ani pse Qeveria e Kosovës tha se në atë zonë, ku rryma nuk paguhet tash e 25 vjet, janë shpërndarë rreth 20 mijë të tilla.

Rafael Ralloviq nga Leposaviqi – rreth 70 kilometra larg Prishtinës – thotë se ka rreth pesë vjet që në shtëpinë e tij e ka të instaluar njehsorin që mat shpenzimin e energjisë elektrike.

“Matësi im i rrymës është relativisht i ri, por se sa funksionon saktësisht, nuk e di”, thotë Ralloviq.

Ai tregon se nuk ka pranuar asnjëherë faturë për shpenzimin e rrymës, por se ka pritur që për janarin e kaluar, të ishte ndryshe, për shkak të paralajmërimeve nga autoritetet e Kosovës se rryma do të faturohet.

“Para një muaji kanë ardhur dhe kanë regjistruar gjendjen e matësve të energjisë elektrike. Tani askush nuk erdhi më. Nuk e di se si është situata”, thotë Ralloviq për Radion Evropa e Lirë.

Në Leposaviq dhe në tri komuna të tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok e Zveçan – banorët nuk e kanë paguar rrymën që nga paslufta, më 1999.

Refuzimi ka ndodhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Ndër vite, shpenzimet e bëra në veri janë paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, ndërsa nga viti 2017 e këndej nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) dhe nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës.

Për ta zgjidhur këtë çështje, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk u zbatua me vite, derisa dy vendet ranë dakord për një udhërrëfyes për zbatimin e saj në vitin 2022.

Me këtë udhërrëfyes, obligimin për furnizimin dhe faturimin e energjisë elektrike në veri e mori kompania serbe Elektrosever, e cila u pajis me licencë të operimit në Kosovë po atë vit.

Pavarësisht kësaj, gjendja nuk ndryshoi deri më 1 janar të këtij viti, kur KOSTT-i lajmëroi se që nga kjo kohë e këndej “energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të shtetit”.

KOSTT-i tha atëkohë se Elektrosever “ka filluar ta marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në një komision parlamentar më 26 janar, tha se “mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri për konsumin e energjisë gjatë muajit janar”.

“Nuk kemi fatura”

Pavarësisht deklaratës së Bislimit, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në komunat në veri, thonë se nuk kanë pranuar asnjë faturë.

“Nuk e kemi marrë faturën e energjisë elektrike. Flitet për këtë prej muajsh. Ka lloje të ndryshme informacionesh ose keqinformimesh”, thotë Snezhana Ratkoviq nga Leposaviqi.

Ajo thotë se posedon një matës të vjetër të rrymës dhe se ka dëgjuar se “do të vendosen matës të rinj dhe, pastaj, do të fillojë të paguhet energjia elektrike”.

Faturë nuk mori as Nenadi, qytetar nga Mitrovica e Veriut, rreth 30 kilometra larg Leposaviqit.

“Po presim [matës] të rinj, sepse ka fjalë që do të fillojë faturimi i energjisë elektrike. Nuk ka tjetër informacion në media apo në mesin e njerëzve. Askush [nuk ka pranuar faturë], askush në ndërtesën time”, thotë ai.

Të tjerë qytetarë nga Mitrovica e Veriut thonë, po ashtu, se nuk kanë marrë fatura dhe se nuk kanë informacione në lidhje me pagesën eventuale të rrymës.

Në veriun e Kosovës nuk dihet saktë numri i konsumatorëve të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës dhe KEDS-i, që është kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, i thanë Radios Evropa e Lirë se, deri më tani, janë regjistruar rreth 20 mijë konsumatorë në bazë të njehsorëve që ekzistojnë atje.

Megjithatë, në atë zonë ka edhe ndërtesa që nuk kanë të instaluar fare matës të energjisë elektrike, ose kanë matës jofunksionalë.

Sipas Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2022, është e paraparë që KEDS-i ta bëjë vendosjen e njehsorëve të rinj në atë zonë.

Kjo kompani tha se pret nga Elektroseveri që “të përpilojë një plan investiv, bashkë me kostot e kërkuara të mirëmbajtjes, të cilat KEDS-i i dorëzon pastaj në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për aprovim”.

Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, tha për Radion Evropa e Lirë se për financimin dhe blerjen e njehsorëve të rinj, ka shprehur interesim Bashkimi Evropian.

BE-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Kush po e paguan aktualisht rrymën në veri?

As Qeveria, as KOSTT-i dhe as Bashkimi Evropian, që ishte ndërmjetësues i Marrëveshjes për Energjinë, nuk iu përgjigjën kësaj pyetje.

Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) tha se furnizuesi (në këtë rast Elektroseveri) “është i obliguar që t’i faturojë dhe arkëtojë pagesat prej konsumatorëve”.

“Furnizuesi është i detyruar të sigurojë që konsumatorët të jenë të faturuar për energjinë e shpenzuar me llojin e tarifës së dakorduar”, thanë nga ZRRE-ja.

Kjo zyrë, po ashtu, sqaroi se nëse ndonjë nga konsumatorët nuk ka njehsor të energjisë elektrike apo matësi i tij nuk është funksional, atëherë ai do të duhej të nënshkruajë një kontratë për furnizim.

“Dhe, pastaj, KEDS-i duhet t’i instalojë/ndërrojë njehsorët elektrikë, në mënyrë që konsumatorët të kenë matje të shpenzimit të energjisë elektrike”, shpjegoi ZRRE-ja.

Elektroseveri është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije).

Kjo kompani nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me faturimin dhe pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).

Kostoja e rrymës është rritur ndjeshëm nga viti 2021, për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve të energjisë, si pasojë e krizave të ndryshme globale. /REL/

The post Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119707
Kuvendi dështon ta miratojë një rezolutë që kërkon uljen e çmimit të rrymës  https://www.gazetastop.com/kuvendi-deshton-ta-miratoje-nje-rezolute-qe-kerkon-uljen-e-cmimit-te-rrymes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kuvendi-deshton-ta-miratoje-nje-rezolute-qe-kerkon-uljen-e-cmimit-te-rrymes Thu, 08 Feb 2024 12:28:28 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119646 Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë të enjten një draft-rezolutë të propozuar nga opozita për uljen e çmimit të energjisë elektrike, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje,…

The post Kuvendi dështon ta miratojë një rezolutë që kërkon uljen e çmimit të rrymës  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë të enjten një draft-rezolutë të propozuar nga opozita për uljen e çmimit të energjisë elektrike, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, abstenuan.

Me 29 vota për, asnjë kundër dhe 55 abstenime, draft-rezoluta nuk i mori votat e nevojshme.

Kjo është hera e dytë që kjo draft-rezolutë – e propozuar nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dështon në Kuvend, pasi partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte braktisur seancën e kaluar kur ajo pritej të hidhej në votim më 18 janar.

Rezoluta nuk ishte konsideruar serioze nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky propozim erdhi pasi shumë kosovarë u ankuan në rrjetet sociale gjatë dhjetorit se fatura e rrymës për muajin e fundit të vitit u kishte ardhur shumë më e lartë krahasuar me faturën e muajit paraprak, apo të të njëjtit muaj të vitit paraprak, duke ngritur shqetësime se çmimi i rrymës mund të jetë rritur.

Në atë kohë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kishte shpjeguar se vlera e faturës së muajit dhjetor është rritur si pasojë e “shpenzimit më të madh të rrymës” dhe mossubvencionimit të konsumatorëve kursimtarë nga Qeveria e Kosovës krahasuar me një vit më parë. /Rel/

The post Kuvendi dështon ta miratojë një rezolutë që kërkon uljen e çmimit të rrymës  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119646
A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE-ja https://www.gazetastop.com/a-do-te-kete-ulje-apo-rritje-te-tarifave-te-energjise-nga-prilli-flasin-nga-zrre-ja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=a-do-te-kete-ulje-apo-rritje-te-tarifave-te-energjise-nga-prilli-flasin-nga-zrre-ja Tue, 30 Jan 2024 10:00:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119252 Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRRE-s, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do…

The post A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE-ja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRRE-s, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do të ketë ulje apo ngritje të tarifave të energjisë. Ekonomistët vlerësojnë se edhe një rritje e çmimit të tarifave, do të rëndonte edhe më shumë qytetarët.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në prill të këtij viti, merr vendime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Duke folur për Radio Kosovën Petrit Pepaj nga ZRRE-ja, ka thënë se nuk dihet nëse do të ketë ulje apo rritje të tarifave, apo tarifat do të jenë të njëjta.

Ai thotë se për të arritur të mbulohet konsumi vendor, Kosova aktualisht është duke importuar energji elektrike në vlerë prej 90 milionë euro, që çmimi mesatar është 126 euro megavat energji elektrike.

“Tash është koha kur procesi i përshtatjeve të tarifave i cili fillon në këtë muaj dhe zgjat deri në fund të marsit, nëse tarifa ka qenë i mbivlerësuar, bëhet përshtatja dhe konsumatorët e përfitojnë në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Në prill, ZRRE merr vendim për ngritje të tarifave, a mund të ketë ulje apo mund të ketë ngritje të tarifave të energjisë, apo do të ketë tarifë të njëjtë, do të bëhet mbi bazën e ekspertëve të ZRRE-së së rregullatorit të energjisë. Asnjë element nuk mund të përjashtohet në situatën në të cilën jemi, përderisa nuk i kemi analizat dhe në bazë të saj njoftohet opinion publik për tarifat e reja se sa do të jenë”, tha ai.

Pepaj thotë se një pjesë e madhe e energjisë që konsumohet në vend, prodhohet prej termocentraleve dhe burimeve të tjera të ripërtërishme, e që burimet e ripërtërishme marrin pjesë diku me 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga termocentralet dhe diku 10-15 për qind.

Rritja e çmimeve të energjisë, me automatizëm rrit dhe shpenzimet e tjera, çka do të rëndonte ekonominë familjare, tha për Radio Kosovën njohësi i ekonomisë, Ardijan Sahiti.

“Dëmtohen shumë, sepse kur rritet energjia elektrike rriten edhe shpenzimet e tjera, në anën tjetër, pagat nuk kanë lëvizur dhe kjo ndikon negativisht shumë, jo vetëm në aspektin ekonomik që na zgjat varfërinë. Ka më shumë raste të dhunës në familje, divorce, problemet janë përveçse ekonomike, edhe psikike, njerëzore dhe sigurisë që do të ketë impakt shumë të madh”, tha Sahiti.

Ndryshe, në përputhje me Rregullën e Çmimeve, ZRRE-ja kryen përshtatjet e të hyrave të lejuara dhe tarifës së rregulluar me pakicë, të realizuar në fund të çdo viti relevant. Mbi 15 për qind ishte rritja e fundit e energjisë elektrike në Kosovë.

The post A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE-ja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119252
Kurti: S’ka shtrenjtim të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO e ZRRE-ja https://www.gazetastop.com/kurti-ska-shtrenjtim-te-energjise-elektrike-per-ankesa-jane-kesco-e-zrre-ja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-ska-shtrenjtim-te-energjise-elektrike-per-ankesa-jane-kesco-e-zrre-ja Thu, 28 Dec 2023 15:32:17 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101601 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovës. E për çdo ankesë të qytetarëve, Kurti ka thënë se adresat e vetme janë…

The post Kurti: S’ka shtrenjtim të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO e ZRRE-ja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovës. E për çdo ankesë të qytetarëve, Kurti ka thënë se adresat e vetme janë KESCO dhe ZRRE-ja.

Sipas Kurtit, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, është shprehur Kurti pas vizitës në “Lagjen 29” në Fushë-Kosovë, ku u bë përurimi i fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit për këtë komunë.

“Ne i kemi subvencionuar, kemi ndihmuar edhe sa i përket pajisjeve efiçiente për amvisëri edhe për bizneset në vazhdimësi po përpiqemi maksimalisht me ministren Ekonomisë, Artane Rizvanolli që të kenë furnizim të qëndrueshëm edhe çmime të përballueshme, por shtrenjtim të energjisë nuk ka”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kush ka dyshime për fatura të fryra duhet të ankohet në KESCO dhe ZRRE.

“Nëse ka konsum më të lartë vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer i keni shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçiente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se ju ka fry fatura, KESCO dhe ZRRE është adresa”, ka deklaruar Kurti. /EO/

The post Kurti: S’ka shtrenjtim të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO e ZRRE-ja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101601