Bitcoin Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bitcoin/ Ndalo për lajmin e parë! Mon, 11 Mar 2024 09:08:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Bitcoin Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bitcoin/ 32 32 Bitcoin arrin rekord të ri, tani vlen mbi 71 mijë dollarë https://www.gazetastop.com/bitcoin-arrin-rekord-te-ri-tani-vlen-mbi-71-mije-dollare/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bitcoin-arrin-rekord-te-ri-tani-vlen-mbi-71-mije-dollare Mon, 11 Mar 2024 09:08:31 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120977 Bitcoin arriti një rekord të ri mëngjesin e sotëm, duke kapur shifrën mbi 71 mijë dollarë. Rritja e kriptovaluta më të madhe nuk tregoi shenja të ngadalësimit këtë muaj, njofton…

The post Bitcoin arrin rekord të ri, tani vlen mbi 71 mijë dollarë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bitcoin arriti një rekord të ri mëngjesin e sotëm, duke kapur shifrën mbi 71 mijë dollarë.

Rritja e kriptovaluta më të madhe nuk tregoi shenja të ngadalësimit këtë muaj, njofton Klankosova.tv.

Ajo u rrit në 71 mijë e 276.30 dollarë në tregtimin e hershëm evropian, treguan të dhënat e LSEG.

The post Bitcoin arrin rekord të ri, tani vlen mbi 71 mijë dollarë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120977
Bitcoini arrin vlerën më të madhe të të gjitha kohërave https://www.gazetastop.com/bitcoini-arrin-vleren-me-te-madhe-te-te-gjitha-koherave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bitcoini-arrin-vleren-me-te-madhe-te-te-gjitha-koherave Tue, 05 Mar 2024 16:32:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120740 Kriptomonedha Bitcoin arriti vlerën më të madhe ndonjëherë të martën në mëngjes, duke u vlerësuar 69 mijë dollarë. Kështu duke e thyer rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh që ishte…

The post Bitcoini arrin vlerën më të madhe të të gjitha kohërave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kriptomonedha Bitcoin arriti vlerën më të madhe ndonjëherë të martën në mëngjes, duke u vlerësuar 69 mijë dollarë.

Kështu duke e thyer rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh që ishte arritur në kohën e pandemisë më 10 nëntor 2021, sipas CoinMarketCap, shkruan Reuters.

Rritja meteorike e Bitcoin prej gati 160% që nga tetori, nga të cilat 44 për qind erdhi vetëm në shkurt, shënon një kontrast me vitin 2022, pas kishte një varg falimentimesh të profilit të lartë të korporatave dhe skandal.

Përveç kërkesës nga një grup më i gjerë investitorësh, bitcoin dhe kripto në përgjithësi, ka marrë një nxitje nga perspektiva e uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale në SHBA, gjë që shpesh i shtyn investitorët të devijojnë kapitalin me rendiment më të lartë ose më të paqëndrueshëm.

The post Bitcoini arrin vlerën më të madhe të të gjitha kohërave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120740
Bitcoin arrin një rekord të ri https://www.gazetastop.com/bitcoin-arrin-nje-rekord-te-ri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bitcoin-arrin-nje-rekord-te-ri Tue, 05 Mar 2024 07:20:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120693 Bitcoin u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën, duke treguar se “është ende në lojë” pas një “rrëmuje” më shumë se dyvjeçare që vuri…

The post Bitcoin arrin një rekord të ri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bitcoin u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën, duke treguar se “është ende në lojë” pas një “rrëmuje” më shumë se dyvjeçare që vuri në pikëpyetje të ardhmen e të gjithë ekosistemit të kriptovalutave.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Bitcoin, monedha e parë dhe deri tani më e madhe dixhitale në botë, tregtohej me 68,791 dollarë, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh të arritur më 10 nëntor 2021.

Gjatë disa muajve të fundit, rritja e Bitcoin-it është shtyrë nga miratimi i rregullatorëve amerikanë të fondeve të tregtuara në këmbim të lidhura me aktivin dixhital.

Dhe Bitcoin vlerësohet si kryesorja për industrinë më të gjerë të kriptove prej 2 trilionë dollarësh, reputacioni i së cilës është goditur nga një sërë ngjarjesh apo titujsh negativë.

Gjatë kohëve të fundit kishte falimentime të profilit të lartë të shkëmbimeve dhe huadhënësve, luhatje të paqëndrueshme të çmimeve dhe ndjekja penale e Sam Bankman-Fried, dikur njeri i famshëm i kriptovalutave.

Bitcoin, i cili përbën më shumë se gjysmën e të gjitha kriptove në qarkullim, është rritur më shumë se 200% gjatë 12 muajve të fundit, sipas CoinMarketCap.

The post Bitcoin arrin një rekord të ri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120693
Rikthehet euforia për Bitcoinin – po afrohet procesi i madh që pritet ta ngrisë çmimin https://www.gazetastop.com/rikthehet-euforia-per-bitcoinin-po-afrohet-procesi-i-madh-qe-pritet-ta-ngrise-cmimin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rikthehet-euforia-per-bitcoinin-po-afrohet-procesi-i-madh-qe-pritet-ta-ngrise-cmimin Wed, 14 Feb 2024 09:42:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119894 Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka kaluar sot vlerën e 51 mijë dollarëshit për herë të parë në dy vjet, duke rikthyer euforinë dhe duke shtuar pritjet para…

The post Rikthehet euforia për Bitcoinin – po afrohet procesi i madh që pritet ta ngrisë çmimin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka kaluar sot vlerën e 51 mijë dollarëshit për herë të parë në dy vjet, duke rikthyer euforinë dhe duke shtuar pritjet para procesit të njohur si “halving”.

Bitcoini ngel larg shifrës prej 69 mijë dollarëshe që ishte më e larta ndonjëherë. Por kriptovaluta është këndellur muajve të fundit, duke u rritur për gati 200 për qind që nga viti 2022 kur ishte 16 mijë dollarë.

Euforia është ndër pikat kyçe që ndikojnë në rritjen e investimeve në Bitcoin, dhe në rritjen e vlerës së tij.

Çka është “halving”?

Ky proces është pjesë e konceptit fondamental të filozofisë së Bitcoinit. Ndodh çdo katër vjet dhe në teori e ngrit çmimin.

Bitcoini është aset i decentralizuar – pra vlera nuk kontrollohet nga bankat apo institucione të tjera, por nga rrjetet kompjuterike që auditojnë të gjitha transaksionet e bitcoinit në procesin kompleks e me energji intensive të quajtur ‘mihje’. Njerëzit e thjeshtë që e bëjnë këtë proces shpërblehen për punën e tyre në bitcoinë.

Dhe çdo katër vjet, numri i bitcoinëve që merr një mihës (auditor) përgjysmohet.

Kjo bëhet për disa arsye. Bitcoini është burim i kufizuar – do të jenë vetëm 21 milionë valuta të tilla në qarkullim dhe ideja është të ruhet vlera e tij. Ulja e vlerës së shpërblimit ndihmon në luftën kundër inflacionit dhe stimulon mihësit. Në teori, inflacioni ulet dhe bitcoinit i rritet vlera.

Në vitin 2020, shpërblimi ra nga 12.5 bitcoinë në 6.25. Këtë vit, diku kah prilli, do të bjerë nga 6.25 në 3.125.

Investitorët, duke marrë shembuj proceset e njëjta në të shkuarën, kanë rritur investimet.

Në dy vjet para dhe pas “përgjysmimit” të parë më 2012 pati rritje të çmimit prej gati 30 mijë për qind. Më 2016, rritja ishte 800 për qind, e më 2020 rreth 700 për qind.

The post Rikthehet euforia për Bitcoinin – po afrohet procesi i madh që pritet ta ngrisë çmimin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119894
Bitcoin aprovohet si aset financiar https://www.gazetastop.com/bitcoin-aprovohet-si-aset-financiar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bitcoin-aprovohet-si-aset-financiar Thu, 11 Jan 2024 07:32:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=102083 Kriptovaluta Bitcoin është aprovuar si aset financiar nga rregullatori financiar amerikan, ka raportuar Reuters të mërkurën. Ai do të ketë mundësi të tregohet nëpërmjet sistemit ETF, derisa miratimi do t’iu…

The post Bitcoin aprovohet si aset financiar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kriptovaluta Bitcoin është aprovuar si aset financiar nga rregullatori financiar amerikan, ka raportuar Reuters të mërkurën.

Ai do të ketë mundësi të tregohet nëpërmjet sistemit ETF, derisa miratimi do t’iu mundësojë investitorëve institucionalë ekspozim ndaj kriptomonedhës më të madhe në botë pa e poseduar atë fizikisht, si dhe do të nxisë zhvillimin e kësaj industrie.

Për këtë ka shkruar edhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Emanuel Bajra, që një gjë të tillë e ka konsideruar revolucion.

“Nesër fillon tregtimi i këtij instrumenti të ri financiar – i pari i këtij lloji që strukturalisht nuk është i ndërlidhur me ndonjë strukturë tangjibile monetare, mallrash ose aset likuid a jo-likuid. Ky është revolucion”, ka shkruar ai në Facebook të mërkurën.

Bajra ka theksuar se shndërrimi i Bitconit në instrument financiar ligjor nënkupton rritje të përdorimit si para alternative, ndërron kërkesën dhe ofertën në tregun e parasë, me ç’rast bën që të nxirren nga tregu monedha të tjera, e të tjera.

“Redukton influencën dhe dikimin e bankave në jetërat e njerëzve duke heqë monopolin e parasë këtyre institucioneve financiare dhe duke ja kaluar përgjegjësinë xhepave (funksioneve) të vogla të shpërndara gjithandej që bëjnë shitje-blerjen e kriptovalutave. Heq përgjithmonë rrezikun nga inflacioni dhe efektët e saj në ekonomi. Investitorët do ta kishin shumë më të lehtë lëvizjen e parasë nga një aset klasë në tjetrën për t’i mbrojtur margjinat e tyre në investime”, ka shkruar Bajra.

The post Bitcoin aprovohet si aset financiar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
102083
Bitcoini arrin vlerën më të lartë sivjet https://www.gazetastop.com/bitcoini-arrin-vleren-me-te-larte-sivjet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bitcoini-arrin-vleren-me-te-larte-sivjet Fri, 24 Nov 2023 18:58:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100282 Bitcoini ka arritur vlerën më të lartë për vitin 2023 të premten, shenjë që çmimet e kriptovalutave po rikuperohen pas një rënie të madhe në fillim të javës, shkruan CNBC.…

The post Bitcoini arrin vlerën më të lartë sivjet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bitcoini ka arritur vlerën më të lartë për vitin 2023 të premten, shenjë që çmimet e kriptovalutave po rikuperohen pas një rënie të madhe në fillim të javës, shkruan CNBC.

Bitcoini për herë të parë që nga maji i vitit 2022 pati vlerën mbi 38 mijë dollarë.

Është rritje prej 3.9 për qind nga java e kaluar.

Vlerën më të lartë, Bitcoini e arriti në nëntor të vitit 2021. U tregtua me gati 70 mijë dollarë.

The post Bitcoini arrin vlerën më të lartë sivjet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100282
“Shpërthen” Bitcoini, përjeton rritjen më të madhe në 18 muaj https://www.gazetastop.com/shperthen-bitcoini-perjeton-rritjen-me-te-madhe-ne-18-muaj/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shperthen-bitcoini-perjeton-rritjen-me-te-madhe-ne-18-muaj Tue, 24 Oct 2023 13:47:59 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98688 Kriptovaluta më e njohur në botë, Bitcoin, është rritur për 6 për qind të martën duke arritur në vlerë prej mbi 35 mijë dollarësh, në atë që është rritja më…

The post “Shpërthen” Bitcoini, përjeton rritjen më të madhe në 18 muaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kriptovaluta më e njohur në botë, Bitcoin, është rritur për 6 për qind të martën duke arritur në vlerë prej mbi 35 mijë dollarësh, në atë që është rritja më e madhe në një vit e gjysmë.

Rritja avancoi ditën e hënë që shënoi 10 për qind rritje. Ishte dita më e mirë e BTC-së në një vit të plotë.

Rritja erdhi në vlug të spekulimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të miratimit të një këmbimoreje me bazë Bitcoini. Një e tillë do t’ua mundësonte investitorëve t’i qasen tregut të aksioneve përmes kriptovalutave.

Bitcoini gati është dyfishuar në çmim sivjet. Tash ka vlerë rreth 35 mijë dollarë.

The post “Shpërthen” Bitcoini, përjeton rritjen më të madhe në 18 muaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98688
Parashihet që vlera e Bitcoinit të arrijë në 100 mijë dollarë deri në fund të vitit 2024 https://www.gazetastop.com/parashihet-qe-vlera-e-bitcoinit-te-arrije-ne-100-mije-dollare-deri-ne-fund-te-vitit-2024/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=parashihet-qe-vlera-e-bitcoinit-te-arrije-ne-100-mije-dollare-deri-ne-fund-te-vitit-2024 Tue, 25 Apr 2023 06:18:16 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=90426 Kriptovaluta më e fuqishme, bitcoin, pritet të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve deri në fund të vitit 2024, ka thënë “Standard Chartered” të hënën, transmeton agjencia Reuters. Sipas, Standard…

The post Parashihet që vlera e Bitcoinit të arrijë në 100 mijë dollarë deri në fund të vitit 2024 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kriptovaluta më e fuqishme, bitcoin, pritet të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve deri në fund të vitit 2024, ka thënë “Standard Chartered” të hënën, transmeton agjencia Reuters.

Sipas, Standard Chartered, i ashtuquajtur “dimri i kriptove” ka mbaruar.

Bitcoini mund të fitojë nga faktorë të ndryshëm, përfshirë kriza e fundit në sektorin bankar.

“Ndërsa mbetet ajo doza e paqartësisë, ne mendojmë se rruga për të arritur te 100 mijë dollarëshe po bëhet më e qartë”, ka shkruar Geoff Kendrick, që drejton te “Standard Chartered” sektorin e hulumtimit të aseteve digjitale.

Bitcoini kishte rënë deri 16.500 dollarë nga fundi i vitit të kaluar. Në prill vlera e një bitcoini arriti deri 30 mijë dollarë për herë të parë pas dhjetë muajve.

Nuk është hera e parë që bëhen parashikime të tilla për Bitcoinin. Një analist i “Citi” në nëntor të vitit 2020 kishte thënë se Bitcoini mund të arrijë deri në 318 mijë dollarë në fund të vitit 2022.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

The post Parashihet që vlera e Bitcoinit të arrijë në 100 mijë dollarë deri në fund të vitit 2024 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
90426
“Mundësia e fundit për Bitcoin” https://www.gazetastop.com/mundesia-e-fundit-per-bitcoin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mundesia-e-fundit-per-bitcoin Fri, 02 Dec 2022 09:03:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83267 Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar një analizë pas kolapsit të këmbimores së madhe të kriptovalutave FTX dhe problemeve të fundit në tregun e monedhave dixhitale që kanë vazhduar prej…

The post “Mundësia e fundit për Bitcoin” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar një analizë pas kolapsit të këmbimores së madhe të kriptovalutave FTX dhe problemeve të fundit në tregun e monedhave dixhitale që kanë vazhduar prej disa muajsh.

Në një blog të shkruar nga Ulrich Bindseil, Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Tregut dhe Pagesave në BQE dhe Jurgen Schaaf, Këshilltar i Lartë i Menaxhimit të Zonës së Biznesit të Infrastrukturës së Tregut dhe Pagesave të BQE-së, Banka Qendrore Evropiane ka dhënë vlerësimet e saja më të fundit për Bitcoinin dhe të ardhmen e tij.

“Vlera e Bitcoin arriti kulmin në 69 mijë dollarë në nëntor të vitit 2021 përpara se të binte në 17 mijë dollarë deri në mes të qershorit të vitit 2022. Që atëherë, vlera është luhatur rreth 20 mijë dollarë. Për avokatët e Bitcoinit, stabilizimi i dukshëm sinjalizon një frymëmarrje në rrugën drejt niveleve të reja të larta. Megjithatë, ka më shumë gjasa që ky të jetë një rritje e fundit e nxitur artificialisht përpara rrugës drejt humbjes së rëndësisë, dhe kjo mund të ishte parashikuar përpara se FTX të rrëzohej dhe të ulte çmimin e Bitcoin shumë më poshtë se 16 mijë dollarë amerikanë”, shkruan dyshja e lartpërmendur në një blog të titulluar “Mundësia e fundit për Bitcoin“.

Bitcoin është shfrytëzuar rrallë për transaksione ligjore

Bitcoin u krijua për të kapërcyer sistemin ekzistues monetar dhe financiar. Në vitin 2008, një person me pseudonimin Satoshi Nakamoto zbuloi këtë koncept. Që atëherë, Bitcoin është shitur si një monedhë dixhitale e decentralizuar globale.

Megjithatë, dizajni konceptual dhe të metat teknologjike të Bitcoinin e bëjnë atë të diskutueshëm pasi transaksionet reale të Bitcoin janë të rënda, të ngadalta dhe të shtrenjta.

Bitcoin kurrë nuk është shfrytëzuar për ndonjë masë të konsiderueshme për transaksione ligjore në botën reale.

Nga mesi i viteve 2010, shpresa se vlera e Bitcoinit do të ngrihej në mënyrë të pashmangshme filloi të dominonte narrativën. Por, Bitcoin nuk është gjithashtu i përshtatshëm si investim. Ai nuk gjeneron flukse monetare (si pasuritë e paluajtshme) ose dividentë (si aksionet), nuk mund të përdoret në mënyrë produktive (si mallrat) ose të sigurojë përfitime sociale (si ari). Prandaj, vlerësimi në treg i Bitcoinit bazohet vetëm në spekulime, transmeton Telegrafi.

“Flluskat spekulative mbështeten në fluksin e parave të reja. Bitcoin gjithashtu ka përfituar vazhdimisht nga valët e investitorëve të rinj. Manipulimet e këmbimoreve individuale ose ofruesve të monedhave të qëndrueshme, etj. gjatë valëve të para janë faktorë stabilizues të mirë dokumentuar, por më pak efektivë pas shpërthimit të supozuar të flluskës në pranverë”, shkruan BQE.

“Investitorët e mëdhenj të Bitcoinit kanë stimujt më të fortë për të ruajtur euforinë. Në fund të vitit 2020, kompanitë e izoluara filluan të promovojnë Bitcoin me shpenzimet e korporatave. Disa firma të kapitalit sipërmarrës (VC) gjithashtu po investojnë shumë. Pavarësisht ‘kripto-dimrit’ aktual, VC Investimi në industrinë e kriptovalutave dhe blockchain deri në mesin e korrikut arriti në 17.9 miliardë dollarë”, shkruajnë Bindseil dhe Schaaf.

Rregullorja aktuale është pjesërisht e formuar nga keqkuptime

Investitorët e mëdhenj financojnë gjithashtu lobistët që ua shtyjnë historinë e tyre ligjvënësve dhe rregullatorëve. Vetëm në SHBA, numri i kripto-lobistëve pothuajse u trefishua nga 115 në 2018 në 320 në 2021. Por aktivitetet e lobimit kanë nevojë për një person ose grup njerëzish për të vërtetuar domethënë, teston dhe konfirmon historinë e tyre, shkruan BQE.

Në të vërtetë, ligjvënësit ndonjëherë kanë lehtësuar fluksin e fondeve duke mbështetur vlerën e supozuar të Bitcoinit dhe duke ofruar rregullore që e bëjnë kripto-asetin të duket si një klasë tjetër e aseteve.

Megjithatë, rreziqet e kripto-aseteve janë të pamohueshme midis rregullatorëve. Në muajin korrik, Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) bëri thirrje që kripto-asetet dhe tregjet t’i nënshtrohen rregullimit dhe mbikëqyrjes efektive në përpjesëtim me rreziqet që ato paraqesin, së bashku me doktrinën “i njëjti rrezik, i njëjti rregullim”.

“Megjithatë, legjislacioni i kripto-aseteve ndonjëherë ka qenë i ngadalshëm për t’u ratifikuar vitet e fundit dhe zbatimi shpesh vonohet. Për më tepër, juridiksione të ndryshme nuk ecin me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtat ambicie. Ndërsa BE-ja ka rënë dakord për një paketë gjithëpërfshirëse rregullatore me Rregulloren e Tregjeve të Aseteve Kripto (MICA), Kongresi dhe autoritetet federale në SHBA nuk kanë qenë ende në gjendje të bien dakord për rregulla koherente”, shkruan BQE.

Rregullorja aktuale e kriptomonedhave është pjesërisht e formuar nga keqkuptime. Besimi vazhdon me kokëfortësi se inovacioni duhet të lejohet me çdo kusht.

Meqenëse Bitcoin bazohet në një teknologji të re – DLT / Blockchain – do të kishte potencial të madh transformues. Së pari, këto teknologji kanë deri më tani kanë krijuar një vlerë të kufizuar për shoqërinë, pavarësisht se sa të larta kanë pritshmëritë për të ardhmen. Së dyti, përdorimi i një teknologjie premtuese nuk është kusht i mjaftueshëm për vlerën e shtuar të një produkti të bazuar në të.

“Miratimi i supozuar i rregullores ka tunduar gjithashtu industrinë financiare konvencionale për ta bërë më të lehtë për përdoruesit qasjen në Bitcoin. Kjo vlen për menaxherët e aseteve dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave, si dhe siguruesit dhe bankat. Hyrja e institucioneve financiare u sugjeron investitorëve të vegjël se investimet në Bitcoin janë të mira”, thuhet në tekst.

Sistemi mbi të cilin bazohet Bitcoin është një ndotës i paparë

Vlen gjithashtu të theksohet se sistemi mbi të cilin bazohet Bitcoin është një ndotës i paprecedentë. Së pari, ai konsumon energji në shkallën të madhe të ekonomive botërore. Minierat e Bitcoinit vlerësohet të konsumojnë ekuivalentin e energjisë elektrike të shtetit austriak brenda një viti. Së dyti, ai prodhon mbeturina me tonelata të harduerëve.

Një transaksion me Bitcoin konsumon harduer që mund të krahasohet me harduerin e dy telefonave inteligjentë.

I gjithë sistemi i Bitcoin gjeneron po aq mbetje elektronike sa e gjithë Holanda. Ky joefikasitet i sistemit nuk është një defekt, por një veçori. Kjo është një nga veçoritë e veçanta të garantimit të integritetit të një sistemi plotësisht të decentralizuar, thekson BQE.

Promovimi i Bitcoin mbart rrezik reputacioni për bankat

Duke qenë se bitcoin nuk duket të jetë i përshtatshëm as si një sistem pagese apo një formë investimi, ai nuk duhet të trajtohet as sikur në kuptimin rregullator dhe për këtë arsye nuk duhet të legjitimohet.

Në mënyrë të ngjashme, industria financiare duhet të jetë e kujdesshme për dëmin afatgjatë të promovimit të investimeve në Bitcoin, pavarësisht nga fitimet afatshkurtra që mund të bënin.

Ndikimi negativ në marrëdhëniet me klientët dhe dëmtimi i reputacionit të të gjithë industrisë mund të jetë i madh pasi investitorët e Bitcoin të kuptojnë humbjet e mëtejshme, përfunduan ekspertët e BQE-s. /Telegrafi/

The post “Mundësia e fundit për Bitcoin” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83267
Vazhdon rënia e Bitcoinit https://www.gazetastop.com/vazhdon-renia-e-bitcoinit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vazhdon-renia-e-bitcoinit Wed, 16 Nov 2022 14:56:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=82468 Vlera e kriptovalutës më të madhe Bitcoin po vazhdon të bjerë. Vlera e Bitcoinit ka rënë në 16 mijë e 500 dollarë të mërkurën. Raportohet se arsyeja e rënies është…

The post Vazhdon rënia e Bitcoinit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Vlera e kriptovalutës më të madhe Bitcoin po vazhdon të bjerë. Vlera e Bitcoinit ka rënë në 16 mijë e 500 dollarë të mërkurën.

Raportohet se arsyeja e rënies është pasi një firmë huadhënëse e kriptovalutave, që ka vlerë miliardëshe, është detyruar t’i ndalojë tërheqjet, raporton “The Independent”.

Genesis Global Capital, që ka qenë në 2.8 miliardë dollarë total në kredi aktive në fund të shtatorit, ka fajësuar falimentimin e këmbimores së kriptovalutave FTX për pezullimin e përkohshëm të shërbimeve.

The post Vazhdon rënia e Bitcoinit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
82468