Bitcoini arrin vlerën më të lartë sivjet

Bitcoini ka arritur vlerën më të lartë për vitin 2023 të premten, shenjë që çmimet e kriptovalutave po rikuperohen pas një rënie të madhe në fillim të javës, shkruan CNBC.

Bitcoini për herë të parë që nga maji i vitit 2022 pati vlerën mbi 38 mijë dollarë.

Është rritje prej 3.9 për qind nga java e kaluar.

Vlerën më të lartë, Bitcoini e arriti në nëntor të vitit 2021. U tregtua me gati 70 mijë dollarë.