Bora Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bora/ Ndalo për lajmin e parë! Sun, 21 Apr 2024 14:16:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Bora Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bora/ 32 32 Bie borë në Kosovë, Prevalla e Rugova zbardhen https://www.gazetastop.com/bie-bore-ne-kosove-prevalla-e-rugova-zbardhen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bie-bore-ne-kosove-prevalla-e-rugova-zbardhen Sun, 21 Apr 2024 14:16:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122503 Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Raportohet se në Prevallë e Bogë të Rugovës ka reshje të mëdha të…

The post Bie borë në Kosovë, Prevalla e Rugova zbardhen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës.

Raportohet se në Prevallë e Bogë të Rugovës ka reshje të mëdha të borës.

Nga ana tjetër autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të Shqipërisë, ka pasur prezencë të reshjeve të borës.

Reshjet janë regjistruar në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali.

ARRSH bëri të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

The post Bie borë në Kosovë, Prevalla e Rugova zbardhen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122503
Bora zbardh Prishtinën, komuna nis pastrimin e rrugëve https://www.gazetastop.com/bora-zbardh-prishtinen-komuna-nis-pastrimin-e-rrugeve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bora-zbardh-prishtinen-komuna-nis-pastrimin-e-rrugeve Sat, 20 Jan 2024 08:38:26 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=118788 Ashtu edhe si ishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të ketë ndryshim moti, këtë të shtunë filluan reshje bore dhe moti po vazhdon të jetë aktualisht i vranët, raporton…

The post Bora zbardh Prishtinën, komuna nis pastrimin e rrugëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ashtu edhe si ishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të ketë ndryshim moti, këtë të shtunë filluan reshje bore dhe moti po vazhdon të jetë aktualisht i vranët, raporton EkonomiaOnline.

Të gatshëm për çdo parandalim të mundshëm bllokimi janë treguar edhe drejtoritë lokale brenda komunës së Prishtinës, të cilat nga mëngjesi janë parë në terren.


Aktualisht rrugët janë të lira për qarkullim derisa trotuaret janë duke u pastuar.

The post Bora zbardh Prishtinën, komuna nis pastrimin e rrugëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
118788
Moti sot me shi e borë https://www.gazetastop.com/moti-sot-me-shi-e-bore-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=moti-sot-me-shi-e-bore-2 Tue, 09 Jan 2024 07:25:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101993 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, derisa në pjesën e dytë të ditës pritet të shndërrohen në…

The post Moti sot me shi e borë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, derisa në pjesën e dytë të ditës pritet të shndërrohen në borë.

IHMK-ja ka njoftuar se do të shënohet edhe rënie e ndjeshme e temperaturave, ku minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë celsius, derisa maksimalet ndërmjet 1-4 gradë.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

“Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e plotë.

The post Moti sot me shi e borë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101993
Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it https://www.gazetastop.com/bora-shkakton-telashe-me-rryme-ne-nje-fshat-te-dragashit-kerkohet-nderhyrja-e-keds-it/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bora-shkakton-telashe-me-rryme-ne-nje-fshat-te-dragashit-kerkohet-nderhyrja-e-keds-it Sat, 16 Dec 2023 09:34:19 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101224 Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike. Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që…

The post Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike.

Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që dy shtylla janë rrëzuar pothuajse plotësisht në tokë.

Kryetari i kësaj Komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla.

“KEDS-I urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini

The post Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101224
Reshjet e borës bllokojnë Brezovicën https://www.gazetastop.com/reshjet-e-bores-bllokojne-brezovicen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=reshjet-e-bores-bllokojne-brezovicen Sat, 16 Dec 2023 08:04:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101216 Qendra e skijimit në Brezovicë është në gjendje jo të mirë pas reshjeve të mëdha të borës. Raportohet se sasia e borës që ka rënë në Brezovicë është mbi një…

The post Reshjet e borës bllokojnë Brezovicën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Qendra e skijimit në Brezovicë është në gjendje jo të mirë pas reshjeve të mëdha të borës.

Raportohet se sasia e borës që ka rënë në Brezovicë është mbi një metër, ndërsa vetëm njëra anë e rrugës është pastruar, kurse parkingu është i bllokuar, shkruan Brezovica.info, transmeton Gazeta Stop.

Gjithashtu u është rekomanduar komunitetit të skitarëve që të mos e vizitojnë sot Brezovicën.

The post Reshjet e borës bllokojnë Brezovicën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101216
Moti sot i vranët dhe me pak borë https://www.gazetastop.com/moti-sot-i-vranet-dhe-me-pak-bore/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=moti-sot-i-vranet-dhe-me-pak-bore Sun, 26 Nov 2023 09:43:11 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100344 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat…

The post Moti sot i vranët dhe me pak borë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe me fjolla të dobëta bore.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, përcjell Gazeta Stop.

“Të dielën mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

moti

The post Moti sot i vranët dhe me pak borë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100344
Bora vështirson qarkullimin në Prishtinë https://www.gazetastop.com/bora-veshtirson-qarkullimin-ne-prishtine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bora-veshtirson-qarkullimin-ne-prishtine Sat, 25 Nov 2023 19:39:51 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100328 Për shkak të reshjeve të pandërprera të borës, rrugët e kryeqytetit janë vështirë të qarkullueshme për automjetet. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë…

The post Bora vështirson qarkullimin në Prishtinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Për shkak të reshjeve të pandërprera të borës, rrugët e kryeqytetit janë vështirë të qarkullueshme për automjetet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të ndjekin rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht borë.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve”, ka shkruar Rama në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.

“Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”.

Për çdo rast rreziku, qytetarët mund të raportojnë në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44

The post Bora vështirson qarkullimin në Prishtinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100328
Parashikimi i motit – Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë https://www.gazetastop.com/parashikimi-i-motit-ja-kur-pritet-te-bie-bora-e-pare-ne-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=parashikimi-i-motit-ja-kur-pritet-te-bie-bora-e-pare-ne-kosove Mon, 20 Nov 2023 01:01:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100010 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për javën e ardhshme, e cila paraqitet pothuaj me të njëjtin skenar sa i përket lëvizjes së elementeve dhe dukurive…

The post Parashikimi i motit – Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për javën e ardhshme, e cila paraqitet pothuaj me të njëjtin skenar sa i përket lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike. Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përket grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjashëm me javën që po e lëmë.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000 metra do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për javën e ardhshme, e cila paraqitet pothuaj me të njëjtin skenar sa i përket lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike. Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përket grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjashëm me javën që po e lëmë.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000 metra do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

The post Parashikimi i motit – Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100010
Borë në Brod e Brezovicë https://www.gazetastop.com/bore-ne-brod-e-brezovice/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bore-ne-brod-e-brezovice Sat, 11 Nov 2023 10:02:19 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99624 Brodi dhe Brezovica janë mbuluar mëngjesin e sotëm nga bora. Pamjet janë publikuar në rrjete sociale, njëra nga Meteo Ballkan e tjetra nga faqja Brezovica. “Zbardhet Brodi përsëti 😍❄❄”, thuhet…

The post Borë në Brod e Brezovicë appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Brodi dhe Brezovica janë mbuluar mëngjesin e sotëm nga bora.

Pamjet janë publikuar në rrjete sociale, njëra nga Meteo Ballkan e tjetra nga faqja Brezovica.

“Zbardhet Brodi përsëti 😍❄❄”, thuhet në postimin e Meteo Ballkan.

The post Borë në Brod e Brezovicë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99624
Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë https://www.gazetastop.com/ja-kur-pritet-te-bie-bora-e-pare-ne-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ja-kur-pritet-te-bie-bora-e-pare-ne-kosove Fri, 10 Nov 2023 09:39:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99584 Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka dhënë parashikimin e motit në Kosovë për ditët në vijim Në njoftimin e ASHNA-së, bëhet e ditur se bora e parë në Kosovë…

The post Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka dhënë parashikimin e motit në Kosovë për ditët në vijim

Në njoftimin e ASHNA-së, bëhet e ditur se bora e parë në Kosovë në viset e ulëta do të bie në fundin e javës së ardhshme.

“Pas shiut që ra të mërkurën që lamë pas në sasi mbi mesatare, vendi ynë ditëve në vijim dhe javën që vjen do të përshkohet me riga lokale shiu që do të jenë të shtuara në intenzitet në intervale kohore të shkurtëra, sipërfaqet në nivelet mbi 1200m lartësi mund të mbulohen edhe nga shtresa të cekëta bore.

Temperaturat minimale do të sillen nga 03°C deri në 05°C ndërsa temperaturat maksimale nga 10°C deri në 13°C.

Erërat do të jenë kryesisht jug-jugperëndimore, me rritje në intensitet përgjatë ditës nga 03 m/s deri në 20m/s.

Shtresat e petkut të bardhë sipas modeleve në dispozicion pritet të zënë vend në sipërfaqet e ulëta jo para fundit të javës së ardhshme” thuhet në njoftimin e ASHNA-së.

The post Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99584