Moti sot me shi e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, derisa në pjesën e dytë të ditës pritet të shndërrohen në borë.

IHMK-ja ka njoftuar se do të shënohet edhe rënie e ndjeshme e temperaturave, ku minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë celsius, derisa maksimalet ndërmjet 1-4 gradë.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

“Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e plotë.