Bora zbardh Prishtinën, komuna nis pastrimin e rrugëve

Ashtu edhe si ishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të ketë ndryshim moti, këtë të shtunë filluan reshje bore dhe moti po vazhdon të jetë aktualisht i vranët, raporton EkonomiaOnline.

Të gatshëm për çdo parandalim të mundshëm bllokimi janë treguar edhe drejtoritë lokale brenda komunës së Prishtinës, të cilat nga mëngjesi janë parë në terren.


Aktualisht rrugët janë të lira për qarkullim derisa trotuaret janë duke u pastuar.