Reshjet e borës bllokojnë Brezovicën

Qendra e skijimit në Brezovicë është në gjendje jo të mirë pas reshjeve të mëdha të borës.

Raportohet se sasia e borës që ka rënë në Brezovicë është mbi një metër, ndërsa vetëm njëra anë e rrugës është pastruar, kurse parkingu është i bllokuar, shkruan Brezovica.info, transmeton Gazeta Stop.

Gjithashtu u është rekomanduar komunitetit të skitarëve që të mos e vizitojnë sot Brezovicën.