Dialogu Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dialogu/ Ndalo për lajmin e parë! Thu, 04 Apr 2024 05:55:34 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Dialogu Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dialogu/ 32 32 Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të gjetur zgjidhje për dinarin serb https://www.gazetastop.com/takimi-i-radhes-ne-bruksel-ndermjet-bislimit-dhe-petkoviqit-ne-perpjekje-per-te-gjetur-zgjidhje-per-dinarin-serb/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=takimi-i-radhes-ne-bruksel-ndermjet-bislimit-dhe-petkoviqit-ne-perpjekje-per-te-gjetur-zgjidhje-per-dinarin-serb Thu, 04 Apr 2024 05:55:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121855 Sot do të jetë takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petr Petkoviq për çështjen e dinarit serb. Dy muaj më parë ka…

The post Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të gjetur zgjidhje për dinarin serb appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sot do të jetë takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petr Petkoviq për çështjen e dinarit serb.

Dy muaj më parë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme, ku thuhet se e vetmja valutë zyrtare është euro, duke përjashtuar kështu dinarin nga qarkullimi.

Lidhur me takimin që pritet të mbahet sot ka shkruar ditë më parë i dërguari i Bashkimi Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë dallimet të enjten”, shkruan ai.

Ndërkaq, pas takimit të fundit, më 25 mars në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Bislimi ka shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Pavarësisht përpjekjeve për afrim, duket se është e nevojshme një takim shtesë, i cili ndoshta do të ndodhë javën e ardhshme nëse zoti Lajçak e gjykon të përshtatshëm”, ishte shprehur Bislimi.

Ai nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth propozimeve të diskutuara në Bruksel, të ndërmjetësuara nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke shpjeguar se zbulimi i detajeve mund të kishte një ndikim negativ në procesin.

“Ne kemi dy propozime. Jemi të vetëdijshëm për fokuset e secilës palë, por në këtë moment është më e mençur të mos zbulojmë detajet për të mos dëmtuar procesin negociator”, kishte thënë Bislimi.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.

The post Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të gjetur zgjidhje për dinarin serb appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121855
Dinari i bën sërish bashkë Bislimin e Petkoviqin në Burksel – a do të ketë zgjidhje? https://www.gazetastop.com/dinari-i-ben-serish-bashke-bislimin-e-petkoviqin-ne-burksel-a-do-te-kete-zgjidhje/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dinari-i-ben-serish-bashke-bislimin-e-petkoviqin-ne-burksel-a-do-te-kete-zgjidhje Mon, 25 Mar 2024 07:01:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121494 Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të zhvillojnë raundin e dytë të takimeve në Bruksel të ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, lidhur me…

The post Dinari i bën sërish bashkë Bislimin e Petkoviqin në Burksel – a do të ketë zgjidhje? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të zhvillojnë raundin e dytë të takimeve në Bruksel të ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, lidhur me çështjen e dinarit.

Mbajtjen e këtij takimi e bëri të ditur vetë Lajçak më 19 mars, pas takimit që ishte zhvilluar mes kryenegociatorëve në kryeqendrën evropiane.

Ai tha se diskutimet ishin përqendruar rreth çështjeve urgjente në agjendën e dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës dhe zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, si në Prishtinë, po ashtu në Beograd ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes pa vonesë dhe ka trajtuar çështjet urgjente që prekin dialogun.

Ky ishte takimi i dytë që u organizua nga BE-ja për çështjen e dinarit.

Një raund i negociatave ndërmjet ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane, por përfundoi pa rezultate konkrete.

Kosova refuzoi që të përfaqësohet në nivel politik sepse konsideroi që dinari nuk duhet të jetë temë në procesin e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, garantoi këtë javë se nuk do të pranojë propozime që dalin jashtë kornizës rregulluese të BQK-së.

“Shikoni, është një proces që po vazhdon dhe propozime ka, disa. Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”, tha Kurti.

E ambasadori amerikan, Jeff Hovenier shtoi se është e rëndësishme që të ndryshohet mënyra e zbatimit të kësaj rregulloreje.

“Siç tha kolegu im javën e kaluar, Gabriel Escobar ne jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ai.  /Telegrafi/

The post Dinari i bën sërish bashkë Bislimin e Petkoviqin në Burksel – a do të ketë zgjidhje? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121494
Kurti: Dialogu s’është prioritet i yni, është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare https://www.gazetastop.com/kurti-dialogu-seshte-prioritet-i-yni-eshte-dukur-ashtu-per-shkak-te-vemendjes-mediale-e-nderkombetare/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-dialogu-seshte-prioritet-i-yni-eshte-dukur-ashtu-per-shkak-te-vemendjes-mediale-e-nderkombetare Fri, 22 Mar 2024 16:25:00 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121432 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Qeverisë por që kështu po duket për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare. Kurti kishte…

The post Kurti: Dialogu s’është prioritet i yni, është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Qeverisë por që kështu po duket për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare.

Kurti kishte thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë para se të vinte në pushtet, por është kritikuar se më së shumti kohë gjatë qeverisjes ka shfrytëzuar aty.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë shefi i Qeverisë në konferencën për media që e mbajti të premten për shënimin e trevjetorit të ardhjes në pushtet.

The post Kurti: Dialogu s’është prioritet i yni, është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121432
Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë https://www.gazetastop.com/osmani-flet-per-marreveshjen-e-ohrit-duhet-trajtim-i-barabarte-i-dy-paleve-serbia-eshte-ajo-qe-e-ka-shkelur-me-dhjetera-here/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-flet-per-marreveshjen-e-ohrit-duhet-trajtim-i-barabarte-i-dy-paleve-serbia-eshte-ajo-qe-e-ka-shkelur-me-dhjetera-here Mon, 18 Mar 2024 14:19:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121263 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë. Duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet rreth kritikave të…

The post Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet rreth kritikave të BE-së se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë stagnuar në zbatimin e kësaj marrëveshje, Osmani u shpreh se “mendoj që mjafton të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në teren për të ardhur tek një përfundim komplet objektiv”.

“Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje që qartë i kërkon të mos shkel integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar, mos të votoj kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, mos të përdorë dhunë në relacionet shtetërore e shumë e shumë të tjera”, ka thënë Osmani.

Presidentja u shpreh se është tejet e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet e veta.

“Ajo që është dashur të ndodhte në këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur që do ta lehtësonte zbatimin e plotë dhe të pa kushtëzuar të kësaj marrëveshje, është mungesa e një plani të zbatimit që ende po hartohet në Bruksel. Unë si Presidente e Kosovës kam qenë kundër një plani që më është prezantuar nga ndërmjetësi sepse ka paraparë që shumica e përfitimeve që ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë në fund, pra nuk ka pasur balancë”, tha Osmani.

Presidentja tha tutje se ajo çfarë kërkon është trajtim i barabartë i të dyja palëve.

“Kërkoj të ketë trajtim të barabartë të palëve, dhe që Kosova e Serbia të zbatojnë në mënyrë paralele obligimet e tyre, e jo që njëra palë ti ketë përfitimet në fillim e pastaj për Kosovën të mendohet krejt në fund”, tha Osmani.

Ajo këto komente i bëri gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

The post Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121263
Osmani: Këtë vit do të ketë ndërmjetësues të ri në dialog https://www.gazetastop.com/osmani-kete-vit-do-te-kete-ndermjetesues-te-ri-ne-dialog/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-kete-vit-do-te-kete-ndermjetesues-te-ri-ne-dialog Fri, 23 Feb 2024 18:45:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120272 Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, pritet të ketë edhe ndërmjetësues të ri për dialogun Kosovë – Serbi. E para e shtetit tha se këtë…

The post Osmani: Këtë vit do të ketë ndërmjetësues të ri në dialog appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, pritet të ketë edhe ndërmjetësues të ri për dialogun Kosovë – Serbi.

E para e shtetit tha se këtë informacion ia ka dhënë vetë emisari Lajçak, i cili mandatin e ka deri në gusht.

“Në maj janë zgjedhjet në BE. Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisioner të ri, zyrtarë të ri që do ta marrin përsipër procesin e dialogut, sipas të gjitha gjasave edhe ndërmjetësues të ri, nga ajo që më është thënë nga vet Lajçak, i cili e ka mandatin deri në gusht në mos gabohem”, ka thënë Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Osmani gjatë ditës ka deklaruar se çështja e dinarit duhet të zgjidhet në Kosovë dhe nuk duhej të ishte bërë fare çështje.

“Nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët”, tha Osmani për media.

The post Osmani: Këtë vit do të ketë ndërmjetësues të ri në dialog appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120272
Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, s’ka datë se kur pritet të rinisë https://www.gazetastop.com/sulmi-terrorist-ne-banjske-ngriu-dialogun-ska-date-se-kur-pritet-te-rinise/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sulmi-terrorist-ne-banjske-ngriu-dialogun-ska-date-se-kur-pritet-te-rinise Mon, 19 Feb 2024 07:57:45 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120087 Pas sulmit terrorist serb në Banjskë vitin e kaluar, procesi i takimeve në Bruksel është vështirësuar për të normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Takimi i fundit Kurti-Vuqiq ishte në shtator të…

The post Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, s’ka datë se kur pritet të rinisë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Pas sulmit terrorist serb në Banjskë vitin e kaluar, procesi i takimeve në Bruksel është vështirësuar për të normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Takimi i fundit Kurti-Vuqiq ishte në shtator të vitit të kaluar pak ditë para se të ndodhte sulmi, ndërsa nga atëherë nuk ka pasur një takim.

Pas takimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret ftesë nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që analistët kosovarë thonë se nëse do të ketë një ftesë për kryeministrin Kurti, ai nuk duhet ta refuzojë.

Takime të ndara ka zhvilluar krye diplomati evropian, Josep Borrell me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb këtë fundjavë në Munih.

Në takim me kryeministrin Kurti u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në këtë takim, po ashtu, kërkoi heqjen e masave kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Borrell tha se do të ishte i lumtur nëse një takim trepalësh do të ishte i mundur.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Borrell tha se pret një ftesë për në Bruksel gjatë ditëve në vijim.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kurti e Vuçiq u ballafaquan për herë të parë në një vend, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, sulm ky që ndërpreu dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Hera e fundit kur Kurti e Vuçiq u takuan në Bruksel ishte data 14 shtator e vitit që lamë pas.

The post Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, s’ka datë se kur pritet të rinisë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120087
Kurti për AFP: Uroj t’i normalizoj marrëdhëniet me Serbinë sivjet https://www.gazetastop.com/kurti-per-afp-uroj-ti-normalizoj-marredheniet-me-serbine-sivjet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-per-afp-uroj-ti-normalizoj-marredheniet-me-serbine-sivjet Wed, 07 Feb 2024 17:31:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119620 Kryeministri Albin Kurti tha se shpreson të normalizojë marrëdhëniet me rivalin e përhershëm të vendit, Serbinë këtë vit, pas disa raundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve. “Normalizimin e…

The post Kurti për AFP: Uroj t’i normalizoj marrëdhëniet me Serbinë sivjet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri Albin Kurti tha se shpreson të normalizojë marrëdhëniet me rivalin e përhershëm të vendit, Serbinë këtë vit, pas disa raundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve.

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet dhe dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP.

The post Kurti për AFP: Uroj t’i normalizoj marrëdhëniet me Serbinë sivjet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119620
Kosova kushtëzon takimin Kurti -Vuçiq me “formalizimin” e marrëveshjes, vjen reagimi nga Brukseli https://www.gazetastop.com/kosova-kushtezon-takimin-kurti-vuciq-me-formalizimin-e-marreveshjes-vjen-reagimi-nga-brukseli/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kosova-kushtezon-takimin-kurti-vuciq-me-formalizimin-e-marreveshjes-vjen-reagimi-nga-brukseli Tue, 06 Feb 2024 17:23:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119586 Një takim i radhës i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq po kushtëzohet nga Kosova me formalizim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit. Ky ka qenë qëndrimi që Kurti ia…

The post Kosova kushtëzon takimin Kurti -Vuçiq me “formalizimin” e marrëveshjes, vjen reagimi nga Brukseli appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një takim i radhës i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq po kushtëzohet nga Kosova me formalizim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit. Ky ka qenë qëndrimi që Kurti ia ka thënë emisarit sllovak Miroslav Lajcak në takimin që kanë pasur bashkë. Megjithatë për BE-në të dy marrëveshjet janë ligjërisht obligative për të dy palët dhe do të jenë pjesë përbërëse e perspektivës evropiane të të dy vendeve. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në konferencën e mbajtur për media më 31 janar të këtij viti, ka thënë se në takimin e fundit në mes të emisarit sllovak Miroslav Lajcak dhe kryeministrit Albin Kurti është thënë se do të ishte mirë të organizohej një takim i nivelit të lartë, megjithatë qëndrimi i Kosovës ka qenë se një i tillë s’do të kishte vlerë derisa Serbia s’shpreh gatishmëri për ta nënshkruar marrëveshjen dhe për ta implementuar atë.

Lidhur me këtë kushtëzim të Kosovës rreth zhvillimit të një takimi të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, nka folur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano ka thënë se BE-ja e përsërit që Marrëveshja është obligative në gjithë tërësinë e saj dhe se implementimi i saj do të jetë pjesë integrale e perspektivës evropianë të të dy vendeve.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë e Marrëveshja bashkë me Aneksin e Implementimit është bërë ligjërisht obligative përmes qëndrimit të shkruar të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell.

Stano ka thënë se ky është qëndrim i palëkundur i BE-së i përsëritur publikisht në shumë raste.

“Bashkimi Evropian përsërit se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj për të dyja palët. Zbatimi i tij do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse evropiane. Marrëveshja me aneksin e saj të zbatimit është bërë ligjërisht e detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të Përfaqësuesit të Lartë të datës 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrimi konsistent i BE-së, i cili gjithashtu është komunikuar publikisht në disa rast”, ka thënë Peter Stano.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në konferencën për media të mbajtur javën e kaluar ka thënë se takimi i nivelit të lartë është përmendur si ide që do të ishte mirë të ndodhte, megjithatë qëndrimi i Kosovës ka qenë se një takim i tillë s’do të kishte vlerë pa pasur gatishmërinë e Serbisë për ta formalizuar marrëveshjen.

“Në takimin që Lajcak ka pasur me kryeministrin Kurti, është prekur si ide, ia vlen të ketë një takim të nivelit të lartë, por ne mendojmë se që pa pasur diçka rezultat, pa pasur gatishmëri të Serbisë që të lëvizet me formalizimin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj nuk ia vlen të ftohen takime të cilat pastaj nuk nxjerrin asnjë rezultat meqë takime të tilla krijojnë pritshmëri tek palët”, ka thënë Bislimi.

Për formalizim të marrëveshjeve ka folur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Duke komentuar Draftin e Asociacionit, Osmani ka përmendur formalizimin e marrëveshjeve si hap që duhet të ndodh para dërgimit të Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

“Kurdo që ky draft, pas formalizimi të marrëveshjeve, pas procedurave të formalizimit të marrëveshjeve, shkon në Kushtetuese, atëherë secili prej nesh si institucione do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona pse mendojmë se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha gjatë zbatimit”, ka thënë presidentja Osmani.

The post Kosova kushtëzon takimin Kurti -Vuçiq me “formalizimin” e marrëveshjes, vjen reagimi nga Brukseli appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119586
Në Serbi insistojnë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik https://www.gazetastop.com/ne-serbi-insistojne-qe-rregullorja-e-bqk-se-te-diskutohet-ne-dialogun-politik/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ne-serbi-insistojne-qe-rregullorja-e-bqk-se-te-diskutohet-ne-dialogun-politik Thu, 01 Feb 2024 14:42:51 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119363 Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila e përcakton euron si valutë të vetme për pagesat në Kosovë –…

The post Në Serbi insistojnë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila e përcakton euron si valutë të vetme për pagesat në Kosovë – dhe kërkoi që çështja të zgjidhet me dialog politik.

Me rregulloren e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, iu dha fund përdorimit të dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Banka Popullore e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, tha NBS-ja, duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi tha të mërkurën se do të sigurohet një periudhë tranzicioni nga dinari në euro dhe se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton ndalim të transferimit të parave nga Serbia në Kosovë.

Ai, po ashtu, tha se shpreson që bankat qendrore të të dyja vendeve të zhvillojnë bisedime, në mënyrë që të gjendet një mekanizëm për një transferim transparent të mjeteve.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Banka Qendrore e Kosovës tha se është e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi.

Pa ofruar shumë detaje, BQK-ja tha se “ekzistojnë mënyra dhe shembuj” se si mund të realizohet “transferimi i mjeteve në llogaritë bankare të përfituesve në valutën euro”.

Por, Banka Popullore e Serbisë këmbënguli se rregullorja e BQK-së “nënkupton pamundësinë e pagesës së rrogave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe të ardhurave të tjera për popullatën serbe në dinarë”.

Ky institucion tha se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore të Serbisë, “do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të Serbisë” në Kosovë.

Dinari në Kosovë

Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përdorur dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.

Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante.

Ata, po ashtu, kanë mundur të tërheqin dinarë nga bankomatet e bankave me bazë në Serbi.

Dinarët kanë hyrë në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ato para, pastaj, i ka transportuar kompania për transport të parave “Henderson”.

Kjo situatë është zhvilluar kështu pavarësisht faktit se Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë.

Banka Qendrore e Kosovës e ka justifikuar rregulloren e saj duke thënë se ka “obligim ligjor” për ta rregulluar sistemin financiar, veçanërisht një çështje si monedha, e cila “ka mbetur e parregulluar për një kohë shumë të gjatë”. /Rel/

The post Në Serbi insistojnë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119363
Lajçak pas takimit me Kurtin: Folëm për dinarin – s’ka hetime të BE-së për Banjskën https://www.gazetastop.com/lajcak-pas-takimit-me-kurtin-folem-per-dinarin-ska-hetime-te-be-se-per-banjsken/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=lajcak-pas-takimit-me-kurtin-folem-per-dinarin-ska-hetime-te-be-se-per-banjsken Tue, 30 Jan 2024 18:38:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119272 Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kanë folur…

The post Lajçak pas takimit me Kurtin: Folëm për dinarin – s’ka hetime të BE-së për Banjskën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kanë folur edhe për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Lajçak po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë”.

“Sulmi i Bajnkës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

The post Lajçak pas takimit me Kurtin: Folëm për dinarin – s’ka hetime të BE-së për Banjskën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119272