14 të vdekur nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1872.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë katër raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren katër raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj një rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë një rast (81 vjeç), Lipjan një rast (82 vjeç), Mitrovicë një rast (89 vjeç), Pejë një rast (52 vjeç) dhe Vushtrri një rast (69 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.