253 raste të reja me COVID-19


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 253 raste me COVID-19 në Kosovë dhe dy të vdekur. 

Për 24 orët e fundit, IKSHPK ka kryer 1,586 testime për koronavirus. 

Ndërkaq janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46,259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,140.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.