300 milionë euro humbje në arbitrazh

Pak zhurmë është bërë në vitin 2015, kur Telekomi i Kosovës, ndërmarrja me fitimprurëse publike në vend ka humbur 10 milionë euro në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit. Fituese e betejës gjyqësore me institucionet e Kosovës ishte kompania qipriote “Amdocs”.

Kjo kompani ishte angazhuar për krijimit e platformës së faturimit për PTK-në, pesë vjet para se çështja të marrë epilog të drejtësisë. Marrëveshja ishte anuluar, pas vendimit që Ahmet Shala, ministër i atëhershëm i Financave, kishte marrë për ndalimin e investimeve kapitale në PTK. Pezullimi i aktiviteteve ishte kërkuar nga kompanitë e interesuara për blerjen e PTK-së, një proces që tashmë po priste miratimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan KOHA.

PTK-ja nuk u privatizua për mungesë të konsensusit mes partive, e vendimi për ndërprerjen e investimeve mbeti në fuqi edhe disa vjet. Përballja me “Amdocs” ka qenë e para, por jo e fundit e institucioneve të Kosovës. Ndër vite pati edhe të tjera shkelje të marrëveshjeve, për të cilat u kërkua ndërhyrja e gjyqësorit, përfshirë edhe e Gjykatës së Arbitrazhit. Në këtë të fundit, sipas ekspertëve, paditë përfundojnë për shkak të sistemit të dobët në sistemin e drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë është e informuar se vlera që palët kërkojnë në proceset gjyqësore arrin në 260 milionë euro, pa përfshirë edhe një padi që është në proces trajtimi. Dëmi që i është shkaktuar shtetit vlerësohet në 300 milionë. Në mesin e palëve që ndihen të dëmtuara nga marrëveshjet është edhe Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së. Ai i kërkon shtetit 4 milionë euro. Shumë më tepër se ai kërkon ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani, gjithsej 65 milionë euro. A

rbitrazhin ndërkombëtar e karakterizojnë nganjëherë si një formë hibride të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ai kombinon elementë të procedurës të sistemit ligjor civil dhe të procedurës sipas “Common Law”. Ky faktor u lë palëve liri të konsiderueshme për të hartuar procedurën e arbitrazhit, nën të cilën do të zgjidhen mosmarrëveshjet e tyre.

Tri proceset e Telekomit 

Kur Ahmet Shala i PDK-së ishte ministër i Financave, në Telekom po zhvillohej tenderi për sistemin e faturimit në PTK. Telekomi pati ndarë 20 milionë euro për këtë projekt dhe i cili i ishte besuar kompanisë “Amdocs”. Disa vjet pas anulimit të tenderit, Gjykata e Arbitrazhit në Londër i kishte dhënë të drejtë “Amdocs-it”.