43 pacientë me koronavirus në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë, janë të hospitalizuar 43 pacient të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit të dr. Sadije Namanit, shefe e repartit, 20 pacientë janë në gjendje stabile.

“Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdese intensive. Në repartin e mjekimit intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftimin e së hënës.

Klinika Infektive është në pritje të rezultateve për 13 raste, kur një pacient që rezultoi negativ në testimet e fundit për koronavirus, vazhdon trajtimin në klinikë.