751 gjoba në 24 orë për mosrespektim të masave anti-COVID-19

751 është numri i të gjobiturve për mosrespektimin e masave anti-COVID në 24 orët e fundit.

Po ashtu, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për gjobat e tjera, njofton Klan Kosova,

Në total janë 16 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1138 gjoba.

Ndërsa janë arrestuar 34 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.