8 të vdekur dhe 768 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 768 raste të reja dhe 8 humbje jete nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora. 33 vjeçarja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës down. Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.