Vendi i fundit në tabelën e Superligës, Vushtrria ka marrë tri pikë të arta, duke e shokuar Gjilanin.
Skuadra vushtrriase ka triumfuar minimalisht, 1-0, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.
Urim Statovci ia dha fitoren e artë Vushtrrisë, duke shënuar në minutën e 60-të.
Me këtë fitore, Vushtrria i merr pikët e para në këtë edicion të Superligës, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.
Vushtrria tani barazohet me pikë me Llapin, i cili është i parafundit në tabelë, por që ka përparësi në ndeshjet direkte.
Ndërkohë, Gjilani është i gjashti në tabelë, me 11 pikë të tubuara.
Ndeshjen e ardhshme, Vushtrria i shkon Dukagjinit në Klinë, më 14 tetor, derisa Gjilani e pret Drenicën më 13 tetor.