Abdixhiku: Rrugët janë të hapura, do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe sonte

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdidxhiku, ka njoftuar se rrugët në Kosovë janë të hapura për qarkullim.

Ai tha se edhe sonte do të vazhdohet me kujdestari të shtuar.

“Borë nuk ka shumë, qarkullim edhe më pak, por për aq sa ka borë e aq sa ka qarkullim mallrash, rrugët i kemi të hapura. Do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe sonte”, ka shkruar ai Abdixhiku në Facebook.

Që nga mbrëmë kanë vazhduar edhe reshjet e borës, duke mbuluar edhe rrugët, madje në ditët e para të pranverës.