Andi pjesë e klipit të Melisës? Detaji që e nxjerr zbuluar

Melisa dhe Andi vazhdojnë t’ua bëjnë kokën lëmsh të gjithëve.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi së fundi e konfirmoi projektin e ri muzikor, të cilin do ta publikojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Kënga e re e Melisës vjen e vizualizuar edhe me klip, ndërsa pritet që pjesë e tij të jetë edhe Andi Shehu, me të cilin përflitet për një lidhje të mundshme.

Në videon me të cilën paralajmëroi klipin, Melisa zbuloi disa sekuenca të tij, ndërsa në një skenë shihet një person i ulur në karrige, teksa detajet tregojnë se ai është Andi.

Unaza dhe zingjirët që i ka në duar djali deri tani anonim, janë të njëjta me ato të Andit, por a është ai me të vërtetë, mbetet të shihet kur publikohet klipi i Melisës.