Arsenali në bisedime për Kumbullën

Arsenali është futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësi të ri shqiptar të Hellas Veronas, Marash Kumbulla, shkruan “Mirror”.

Sipas kësaj gazete Kumbulla po krahasohet me legjendën e Juventusit, Giorgio Chiellini.

Por, për 20-vjeçarin po interesohen shumë klube përfshirë edhe Interi, Chelsea, RB Leipzigu e Evertoni. Kumbulla pritet të largohet nga Verona këtë verë. Është raportuar më herët se Interi është favorit për transferimin e tij.