Asnjë rast pozitiv me koronavirus te skuadra e Dritës

Drita do të jetë krejtësisht gati për garat evropiane.

Skuadra kampione në Superligën e Kosovës, Drita, ka marrë lajme të mira nga testet për koronavirus.

Sipas njoftimit të fundit nga faqja zyrtare e skuadrës, të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ.

Kishte dyshime se 17 lojtarë janë pozitiv, pasi për ta ishte kërkuar ritestim nga IKSHPK.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Dritës për rastin në fjalë.