Barcelona ka kërkuar Icardin, por Messi ka bllokuar transferimin e tij në Camp Nou

Maruo Icardi ka një mundësi të rikthehet në Barcelonë, por problemi qëndron te bashkëkombësi i tij Lionel Messi.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kataluansit kanë shprehur interesim për argjentinasin nëse nuk arrihet Lautaro Martinez.

Icardi vlerësohet rreth 70 milionë euro dhe kjo është arsyeja që Barça ka kthyer sytë ka sulmuesi i Interit, por që është i huazuar tek PSG.

Por duket se lojtari nuk i pëlqen kapitenit të katalunasve Lionel Messit i cili ka bllokuar transferimin e tij në Camp Nou.

Don Balon raporton se marrëdhënia e Messit me Icardin nuk është aspak e mirë dhe kjo është arsyeja që kapiteni i Barcelonës nuk e do atë si partner në repartin ofensivë.

27-vjeçari ka qenë më parë në La Masia, por u largua në drejtim të Italisë në vitin 2011 për të nënshkruar me Sampdorian.

Gjithsesi Icardi pritet të mbetet te PSG, pasi kampioni francez ka shprehur interesim për transferimin e përhershëm të tij.

Inter po shpreson që nga shitja e ish-kapitenit të tyre të arkëtojë 70 milionë euro, para që do t’i përdorin për transferimin e një emri të madh. /Telegrafi/