Deliu-Kodra kritikon Qeverinë për qasjen ndaj dialogut me Serbinë: Gjithçka ka stagnuar

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Qeveria duhet të jetë proaktive në politikën e jashtë të vendit në mënyrë që ta përforcon subjektivitetin ndërkombëtar.

Madje, Deliu-Kodra ka thënë se në këtë kohë kur Serbia ka dinamizuar agjendën kundër Kosovës, institucionet duhet të tregohemi më proaktive.

“Fakt edhe pandemia, por edhe situata politike në të cilën ndodhemi e ka stagnuar politikën e jashtme ku nuk kemi parë zhvillime të këtyre muajve të fundit sa i përket aktivitetit të politikës së jashtme”.

“Ne e kuptojmë gjendjen e rënduar sidoqoftë konsiderojmë që momentet kritike, të vështira në të cilat ndodhet Kosova roli i politikës së jashtme duhet të jetë proaktive dhe duhet që të ketë një aktivitet të shtuar. Po e them sidomos në kohën kur Serbia ka dinamizuar agjendën e saj kundër Kosovës, sidomos kur kemi deklarata të tilla të përfaqësuesve të lartë të Serbisë dhe presidentit të Serbisë gjithashtu”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

“Kosova duhet të jetë proaktive në politikën e jashtme për të punuar edhe më shumë për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të shteti të Kosovës, por gjithsesi edhe për të forcuar institucionet e saj dhe për të lobuar te shumë vende për të penguar këtë fushatë të egër që e ka filluar Serbia”.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, deputetja Deliu-Kodra ka kritikuar Qeverinë e vendit për qasjen që ka në këtë proces.

Ajo ka thënë se ekzekutivi duhet të angazhohet në këtë proces i cili është i rëndësishëm për vendin e qw ka stagnuar.

“Ne si opozitë jemi kritik kemi qenë në vazhdimësi në raport me Qeverinë dhe qasjet e saj ndaj dialogut. Që në fillim kemi thënë dhe jemi deklaruar që kjo Qeveri ka filluar një proces shumë të rëndësishëm, një platformë”.