Deputetja e AAK-së: Partia i kërkoi Haradinajt që të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se kjo parti dhe personalisht ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Unë personalisht e kam kërkuar në organet e partisë. Unë besoj vetëm atëherë kur e kam Ramush Haradinajn në tavolinë. Rezultat i kërkesave dhe këmnguljes të Haradinajt sot Amerikën e kemi të involvuar në këtë dialog”, ka thënë Haxhiu në Frontal të T7.

Ajo ka thënë që do të duhej që në këtë proces të përfshihen liderët e të gjitha partive politike në Kosovë.

“Është kërkuar që edhe Kurti, Limaj, Veseli e Mustafa të gjithë do të duhej të ishin në mënyrë që ta kemi një përmbyllke. Është e shndetshme që opozita të bashkohet në këtë proces për interesin e vendit. I bëj thirrje të gjithë liderëve t’i lënë asnash interesat partiake dhe të bashkohen në këtë pikë. Mbyllja e temës së dialigut do të ishte e mirë po t’I kishte të gjithë liderët”, tha Haxhiu.

Mbrëmë u raportua se Ramush Haradinaj do të marrë pjesë personalisht në bisedime.