Fero zbulon emrin e vajzës: Është kënga më e mirë që kam bërë ndonjëherë

Fero u shpreh i emocionuar pasi u bë baba për herë të parë.

Reperi Fero, në orët e para të ditës së sotme është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Arbenita, ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Nina.

Me anë të një postimi në Instagram, Fero ndau imazhin e parë me Arbenitën dhe vogëlushen e sapolindur.

“24.04.21 Faleminderit Allah 🙌 Princesha NINA 💕💕💕💕💕💕Kënga më e mirë që kam bërë ndonjëherë 🥳🥳🥳🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩”, ka shkruar ai.

Çifti për momentin kanë preferuar të mos e tregojnë fytyrën e vogëlushes, por shprehen të lumtur që u bënë prindër.

Ata ka pak muaj që e kishin kurorëzuar lidhje ne tyre me martesë.