Hoti: S’do të ketë përplasje mes meje e Thaçit për dialogun

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se dialogu me Serbinë do të drejtohet nga ai.

I pyetur për faktin se figurativisht mund të ketë një përplasje ‘gjelash’, duke nënkuptuar një ‘luftë’ mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, Hoti tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Sipas tij, të gjithë do të respektojnë ato çka i njeh Kushtetuta.

“Nuk do shihni asnjëherë asnjë lloj konfrontimi mes institucioneve, për arsyen e thjesht pasi kompetencat tona kushtetuese janë të qarta sa i takon dialogut. Dhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë autorizimin që ka presidenti dhe kryeministri për dialogun. Për aq kohë sa secili qëndron brenda kompetencave kushtetuese, nuk besoj se do të ketë përplasje për krerët e institucioneve. Unë do zbatoj kompetencat që më jep Kushtetuta”, ka thënë Hoti në “Real Story”.