Juventusi konfirmon dy raste me COVID-19, i gjithë ekipi futet në izolim

Juventusi ka njoftuar se skuadra e tyre ka shkuar në izolim pasi dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID-19.

Lajmi nga Juve vjen përpara ndeshjes së nesërme në Serie A me Napolin, i cili ka dy lojtarë, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas si dhe një anëtar të stafit të infektuar me koronavirus.

“Juventusi njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, dy anëtarë të stafit rezultuna pozitiv me COVID19”.

“Këta nuk janë as lojtarë dhe as anëtarë të stafit teknik ose mjekësor, megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe protokollin, i gjithë ekipi, që nga ky moment, ka shkuar në izolim”.

“Kjo procedurë do të lejojë të gjithë anëtarët që kanë rezultuar negativë ndaj kontrolleve për të kryer trajnime të rregullta dhe aktivitete ndeshjesh, por nuk do të lejohen kontakte me jashtë grupit”.

“Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Atalanta gjithashtu njoftoi se ata kishin një rast me COVID-19 sot, por shpërthimi më i keq deri tani është në Genoa, i cili ka 17 lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.