Kejvina Kthella poston foto nga Dubai, thotë se sheiku e dërgoi në ‘fast food’

Në mesin e shumë të famshmëve, edhe Kejvina Kthella ka udhëtuar në Dubai.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, në një postim të fundit , bukuroshja bionde ka ironizuar paksa me vendin ku ka shkuar.

Kejvina si duket ka zgjedhur që të ushqehet në një ‘fast food’, ndërsa ka bërë shaka duke shtuar se sheiku e ka dërguar aty.

“Kur sheiku të dërgon në ‘fast food’, sheik i lodhur”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Sidoqoftë kësaj, modelja po shijon në maksimum kohën, duke sjellë edhe imazhe atraktive.