Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës dhe gazit, nafta 1.78 euro për litër kurse gazi 078 për litër. Kurse benzina është liruar për 1 cent duke u shitur me 1.73 euro për litër.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjte dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.