Kujtesa shtrenjton çmimet pa paralajmërim

Operatori kabllor Kujtesa i ka rritur çmimet e shërbimeve të pakove për TV dhe internet që nga e mërkura pa ndonjë paralajmërim paraprak të konsumatorëve, edhe pse ata kanë kontrata vjetore.

Konsumatorët kanë treguar për Gazeta Stop se edhe pse kanë pasur kontrata vjetore, por që pagesën e kanë bërë për çdo muaj, ata po detyrohet të lidhin kontrata të reja me operatorin Kujtesa.


Çmimet e shërbimeve janë rritur për pakot nga 11.99 euro në 16 euro dhe pakot e tjera që janë rritur mesatarisht për 5 euro, pra janë pakot 20 e 25 euro me full programe.

Nga rritja e çmimeve janë “amnistuar” vetëm konsumatorët me kontrata të paguara vjetore.

Kurse në Call Center të Kujtesës u kanë thënë konsumatorëve se rritja e çmimeve është bërë për shkak të shtimit të numrit të kanaleve në platformë.