Kurti takimet në Bruksel i nis me kryeministrin belg, tregon çka biseduan

Kryeministri Albin Kurti ka filluar me takimet bilaterale në kryeqytetin belg të Brukselit, atje ku do të qëndrojë për një vizitë dyditore.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Belgjikës Alexander De Croo, takim në të cilin shkroi se nxiti liberalizimin e vizave.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve të Bashkimit Evropian me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava prioritetet tona për vende të reja të punës dhe drejtësi, angazhimin tonë ndaj BE-së dhe nxita liberalizimin e vizave. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin ekonomik”, deklaroi Kurti.