Mbi 10 mijë pacientë janë duke “luftuar” me COVID-19 në Kosovë

10 mijë e 84 persona aktualisht janë duke luftuar me koronavirusin në Kosovë.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga fillimi I pandemisë janë regjistruar 104 mijë e 196 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 2 mijë e 140 kanë vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 vdekje dhe 154 raste të reja me COVID-19, teksa janë shëruar 545 pacientë.