Mbi 2 mijë e 100 të vdekur nga koronavirusi deri më tani

Në Kosovë, prej marsit të vitit të kaluar e deri më sot kanë vdekur 2.148 persona nga koronavirusi.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, theksohet se numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.671.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke marrë trajtim mjekësor 700 persona.

Sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u diskutuar për pandeminë COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kontingjenti i radhës i vaksinave antiCOVID pritet të vjen gjatë muajit maj.