Mbi 200 mijë persona të infektuar nga koronavirusi në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar shifrën e 200 mijë personave të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo pandemi ka marrë jetët e të paktën 4,475 personave në SHBA.

Nju Jorku përbën epiqendrën e përhapjes së virusit në territorin amerikan, pasi aty është raportuar për të paktën 1,900 të vdekur, ka thënë guvernatori, Andrew Cuomo.

Më shumë se tetë nga 10 amerikanë aktualisht janë duke përjetuar një formë të izolimit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se rreth 240 mijë  amerikanë mund të vdesin nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, pavarësisht marrjes së masave të izolimit.