Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 200 profesionistë shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë, ka hapur një konkurs për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor në funksion të menaxhimit të pandemisë.

Nga këto pozita Ministria planifikon të punësojë përkohësisht 100 mjek specialist ose mjek të përgjithshëm me pagesë prej 704 euro në muaj, me kohë të caktuar për tre muaj dhe me mundësi vazhdimi edhe tre muaj.

Ministria e Shëndetësisë, kërkon edhe 62 infermier për të cilët thotë se paga mujore do të jetë 422 euro.

Për punësim për tre muaj kërkohen edhe 520 inspektor sanitar, rroga e të cilëve do të jetë 520 euro.

Në këtë konkurs planifikohet të punësohen edhe katër specialist të Mikrobiologjisë, për të cilët paga mujore do të jetë 704 euro.

Konkursin e plotë mund ta gjeni KËTUhttps://msh.rks-gov.net/45732/?fbclid=IwAR32FZB3Sgg13QFrGgqoiAtCGG5kyYQip4O3tK4Plw1jdygIBEGoDmUAz3s